GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kurti: Serbia duhet të njohë sa më shpejt Kosovën

në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Kurti do të takoj Vuçiç për herë të parë nesër, në Bruksel do të jetë edhe Biden
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur pas takimit të Forumit të Prespës ditën e sotme. Kurti është shprehur se sipas Kurtit Ballkani Perëndimor ka nevojë për demokratizim, sundim të ligjit si dhe një përballje me të shkuarën, duke theksuar këtu shtetin e Serbisë. Ai gjithashtu ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, ku ka theksuar se kjo e fundit duhet të njoh pavarësinë e Kosovës.

“Demokratizimi është i nevojshëm kundër autokratëve, sundimi i ligjit është i rëndësishëm kundër kriminelëve, ndërkaq ballafaqimi me të kaluarën është i rëndësishëm kundër kriminelëve të luftës dhe gjithashtu për paqen edhe pajtimin në Ballkanin perëndimor. Në veçanti është Serbia që ka nevojë të ballafaqohet me të kaluarën, për shkaqe të njohura. Sepse katër luftërat në Jugosllavi i ka shkaktuar ajo, fatkeqësisht sot e asaj dite nuk ka një ballafaqim me atë çfarë ka ndodhur në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, e besa edhe në Slloveni. E që e ka pasur urdhër-dhënien nga Beogradi”, ka deklaruar ai.

Kurti më tej ka thënë se së bashku me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duhet që të mbajnë mbledhje të përbashkëta, në mënyrë që të diskutojnë mbi bashkëpunimet që mund të bëjnë.

“Ne kuptohemi shumë mirë me njëri-tjetrin. Nuk është që edhe i kemi ditur më herët qëndrimet e njëri-tjetrit. Mirëpo, ne vazhdojmë me dialogun gjithandej në Ballkanin Perëndimor. Dhe miku im, kryeministri Edi Rama e kupton qëndrimin tim, por mua mu duk e udhës që të bëjë edhe një herë thirrje që ata që janë të pakënaqur me Bashkimin Evropian nuk po them pa të drejtë, nuk do të duhej që këtë pakënaqësi t’ua instrumentalizojë një shtet i cili nuk e do NATO-n dhe e preferon federatën ruse. Andaj, pakënaqësia e kryeministrave Rama, Zaev, frustrimi që ekziston në Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut nuk do të duhej të instrumentalizohet nga Serbia, përkatësisht nga Beogradi zyrtar, apo nga dikush tjetër. Mund të kesh të drejtë të jesh i pakënaqur, por kjo nuk të jep të drejtë që të përfundosh i instrumentalizuar nga ata të cilët e duan hegjomoninë në Ballkan dhe kurrsesi NATO-n, e unë besoj as BE-në”, ka theksuar Kurti.

Kuti gjithashtu ka folur për marrëdhëniet me Serbinë, ku ka shtuar se sa më parë të ndodh njohja e ndërsjellë mes dy vendeve aq më shpejtë BE-ja do të ketë dëshirë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Sa më parë që të ndodhë kjo, aq më mirë do të jetë edhe për Kosovën, por edhe për Serbinë dhe për gjithë rajonin. Porsa Serbia do ta njoh Kosovën edhe Kosova do të mund ta njihte Serbinë. Dhe besoj që aspak nuk do të vononte as Bosnja e Hercegovina. Dhe në këtë mënyrë edhe Bashkimi Evropian do ta kishte shumë më të madhe dëshirën që sa më shpejt gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor t’i përfshinte në gjirin e vet”, ka shtuar Kurti.

Kurti gjithashtu ka folur për samitin përmbyllës që do të mbahet në Berlin në 5 korrik. Ai është shprehur se në këtë takim do të diskutohen 4 marrëveshje.

“Me datën 5 korrik, pra të hënën, do të mbahet një takim përmbyllës i Berlinit nën udhëheqjen e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe më pas duket që procesi i Berlinit do të jetë i udhëhequr nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në këtë takim përmbyllës të Berlinit, janë paraparë katër marrëveshje të cilat po negociohen edhe këto ditë. Andaj, unë do të isha rezervuar për rezultatin përfundimtar. Mendoj që nga Samiti i Sofias është definuar çështja e tregut të përbashkët të Ballkanit Perëndimor dhe ajo quhet tregu i përbashkët rajonal dhe nuk mendoj që minishengeni, apo iniciativa e Novi-Sadit mund t’i bëjë paritet ta komplementojë apo t’i shtohet procesit të Berlinit”, shtoi ai.

Kurti në fund të deklaratës së tij u është përgjigjur deklaratës së Kryeministres serbe Ana Bërnabic, e cila ka thënë se Kurti është gjeneratë e re e politikanëve, duke ia kthyer me të njëjtën monedhë. “Po edhe ajo është gjeneratë e re e politikanëve, por uroj që Serbia sa më parë edhe me ndihmën e kryeministres së Serbisë të distancohet nga regjimi i Millosheviqit, i cili i shkaktoi katër luftëra. Sot e asaj dite kemi shumë plagë të hapura prej tyre, përfshirë këtu çështjen e të pagjeturve, por jo vetë,”, u shpreh ai. /KosovaPress

Lajme të lidhura

Vdes në qeli “kasapi” i Bosnjës/ Ratko Mlladiç ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Haga
Botë

Vdes në qeli “kasapi” i Bosnjës/ Ratko Mlladiç ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Haga

16:58 - 27/08/26
Familja shqiptare dëbohet pas tetë vitesh në Francë, banorët vendas u dalin në mbrojtje
Aktualitet

Familja shqiptare dëbohet pas tetë vitesh në Francë, banorët vendas u dalin në mbrojtje

14:00 - 27/08/26
Tragjedi në familjen shqiptare, zjarri në banesë u merr jetën tre fëmijëve, 4 të tjerë  në gjedje kritike
Aktualitet

Tragjedi në familjen shqiptare, zjarri në banesë u merr jetën tre fëmijëve, 4 të tjerë në gjedje kritike

12:42 - 27/08/26
Para
Diskutojnë për dialogun, Kurti takon Philip Reeker dhe Matthew Palmer

Diskutojnë për dialogun, Kurti takon Philip Reeker dhe Matthew Palmer

TË FUNDIT

I moshuari, mesazh të fortë nga protesta: Do ngurtësohemi këtu, nuk na ndalon njeri!
Aktualitet

I moshuari, mesazh të fortë nga protesta: Do ngurtësohemi këtu, nuk na ndalon njeri!

20:22 - 27/08/26

Qëndresa e protestuesve përpara godinës së Kryeministrisë ka sjellë reagime me tone të ashpra nga qytetarët e thjeshtë, të cilët...

Lexo më shumë
Pankartat ironike nga protesta e 89-të për arrestimin e Agasit: Tërhiq këmbën zvarrë, Balluku prangat i ka gati!

Pankartat ironike nga protesta e 89-të për arrestimin e Agasit: Tërhiq këmbën zvarrë, Balluku prangat i ka gati!

20:08 - 27/08/26

KAS lë në fuqi vendimin e Celibashit për mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës

19:29 - 27/08/26
Ofendoi gazetarët gjatë protestës në Maliq, procedohet penalisht 45-vjeçari

Ofendoi gazetarët gjatë protestës në Maliq, procedohet penalisht 45-vjeçari

19:12 - 27/08/26
Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës, nis procesi i ekstradimit

Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës, nis procesi i ekstradimit

19:00 - 27/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com