GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Kolegu tjetër i vuri prangat”/ Shoqëruan Lear Kurtin, zbardhen dëshmitë e efektivëve

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Kolegu tjetër i vuri prangat”/ Shoqëruan Lear Kurtin, zbardhen dëshmitë e efektivëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dalin dëshmitë e para në hetuesi të policëve që shoqëruan në komisariatin nr.3 të Tiranës, mbrëmjen e 19 tetorit, të riun Lear Kurti. Ky i fundit më pas humbi jetën në rrethana që kanë mbetur ende mister. Ndërkohë mësohet se AMP ka marrë në pyetje rreth 10 efektivë.

Sipas informacioneve, nga tre dëshmitë e siguruara, thuhet se efektivët në asnjë moment nuk kanë parë që 32-vjeçari të gëlltiste lëndë narkotike.

Dëshmitë:

“Rreth orës 23:07 bashkë me dy kolegët ishim në patrullim me makinë në rrugën “Riza Çuka” dhe në një moment konstatuam një të ri, i cili po ecte dhe kreu disa veprime të dyshimta. Në bazë të kësaj i kërkova verifikim. I kërkova mjet identifikimi, por ai nuk kishte. Më pas e pyeta nëse kishte sende të kundërligjshme me vete dhe më pas sa dola nga automjeti, i riu u largua me vrap. Pasi e ndoqa pas 2 minutash arrita ta ndaloj përballë një marketi. Pasi e ndalova, si unë ashtu edhe i riu u rrëzuam përtokë dhe në këtë moment u afruan edhe dy kolegët e mi. E ngritëm në këmbë të riun dhe kërkuam ndihmën e patrullave. E ulëm në trotuar dhe pamë që i riu kishte vështirësi në frymëmarrje. Menjëherë kontaktova me drejtorinë vendore dhe kërkova një autoambulancë dhe që i riu të ndjehej më mirë e futëm në makinë, jo në makinën që kisha në shërbim, por në makinën tjetër. Filloi të ndihej më mirë dhe i thamë të qetësohej, ndërkohë që aty erdhën patrullat me kod 20 dhe 22. Në këtë moment kolegu tjetër i vendosi prangat dhe më pas u kthyem për të kontrolluar rrugën nëse kishte hedhur apo jo sende të kundërligjshme, por nuk gjetëm, kurse patrulla tjetër e dërgoi të riun në komisariat.”, thuhet në një nga dëshmitë.

Më pas vijon dëshmia e efektivit tjetër që thotë: “I riu fërkonte gjoksin dhe ulte kokën poshtë. Kur arritëm në komisariat i riu u kap te sedilja e makinës dhe nuk donte që të dilte, më pas e nxorëm nga makina me vështirësi dhe sapo doli prej aty filloi të dridhej, të shtrëngonte dhëmbët dhe bënte lëvizje të pakontrolluara. Menjëherë tentuam t’i jepnim ndihmë duke u munduar t’i hapnim gojën dhe i mbajtëm kokën mbrapa që të mos godiste pllakat, pasi po bënte lëvizje të pakontrolluara, i vendosëm një shkop hekuri në dorë pasi menduam për shenja epilepsie. Kolegët e mi njoftuan autoambulancën dhe duke parë gjendjen e tij, e futëm në automjet policie dhe e dërguam në spitalin e traumës pasi ambulanca po vonohej”.

Nga dëshmia e efektivëve disa momente kyçe:

-Efektivi deklaron se kur e ndaloi te riun u rrëzuan në tokë të dy. Filloi të ndjehej keq dhe qe ta ndihmonin e futen makinë për të qëndruar ulur. Deklaratë kontradiktore me AMP që tha se i riu u ndje keq në komisariat.

-Në komisariat u dërgua nga patrulla tjetër dhe jo nga patrulla që e ndaloi.

-I riu është mbajtur me forcë te sedilja e makinës dhe nuk donte të dilte dhe ta fusnin në komisariat.

-Në dëshmi efektivët thonë që ambulanca u vonua dhe prandaj e dërguan vetë në spital, ndërsa burime për Neës24 thonë që ambulanca shkoi në komisariatin nr.3

-Në deklaratë AMP thotë u ndje keq në komisariat, ndërsa efektivë kanë dëshmuar që, që në vendin që u ndalua u ndje keq dhe i merrej fryma.

Etiketa: Kryesore1Lear KurtiPoliciTirane

Lajme të lidhura

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një efektiv policie jashtë shërbimit (Emri)
Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një efektiv policie jashtë shërbimit (Emri)

07:40 - 18/05/26
Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër
Aktualitet

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

23:00 - 17/05/26
Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit
Aktualitet

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

20:48 - 17/05/26
Para
Rama vizitë në Izrael, ja temat që pritet të diskutojë

Rama vizitë në Izrael, ja temat që pritet të diskutojë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 18 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 18/05/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Maj 2026

07:49 - 18/05/26
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një efektiv policie jashtë shërbimit (Emri)

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një efektiv policie jashtë shërbimit (Emri)

07:40 - 18/05/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 18 Maj 2026

07:38 - 18/05/26
Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

23:00 - 17/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com