GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Skandali i Rinasit/ Kastrati i zhvat shtetit 33 miliardë lekë për qira zyrash dhe komisione, vetëm për 2 vjet

19:28 - 24/10/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Skandali i Rinasit/ Kastrati i zhvat shtetit 33 miliardë lekë për qira zyrash dhe komisione, vetëm për 2 vjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Skandal i madh me koncesionin e Rinasit. Në vend që Shefqet Kastrati t’i arkëtojë shtetit pjesën nga fitimet për koncesionin e Rinasit, po ndodh e kundërta. Kastrati i merr buxhetit të shtetit shuma të çmendura për shërbime dhe komisionet në Aeroportin e Rinasit. Për dy vjetët e fundit KASTRATI AVIATION HOLDING ka arkëtuar nga transaksionet me Thesarin e Shtetit rreth 3.3 miliardë lekë (të reja). Mos u habisni! Kastrati i merr paratë shtetit për komisione, qira zyrash, tarifa, telefona, parkim, internet, etj.

Krahasimi: Para dhe pas blerjes nga Kastrati

Ky arkëtim është thuajse më i madh se sa fitimi i deklaruar për një vit i koncesionarit të Rinasit. Që ta kuptojmë se sa e madhe është zhvatja e buxhetit të shtetit nga ky biznesmen i paskrupullt, le të krahasojmë sa ishte kjo shifër me periudhën para se koncesioni të blihej nga Kastrati Group.

Kështu, transaksionet e Thesarit të shtetit në drejtim të koncensionarit të Rinasit për periudhën 2015-2018 ishin 53,221,263.00 lekë, ndërsa për periudhën 2019-2022 arritën në 327,436,539.00 lekë. Pra, Shefqet Kastrati i merr shtetit 6 herë më shumë të ardhura të siguruara nga shërbimet që shet, se sa në kohën kur koncesionin e kishin kinezët.

Transaksionet e Thesarit të Shtetit për periudhën 2019-2022

Transaksionet e Thesarit të Shtetit për periudhën 2015-2018

Zyrat e shtetit në Rinas i paguajnë qira Kastratit

Gijotina.com ka siguruar dokumentet origjinale të bilancit kontabël të KASTRATI AVIATION HOLDING, nga ku dallohen qartë se si kanë hyrë paratë e shtetit në arkën e Kastratit. Këto të ardhura, një pjesë fshihen me emrin “Të tjera” dhe përfaqësojnë shuma të gjeneruara nga aktiviteti i dhënies me qira të ambienteve për institucionet e shtetit. Ato paguajnë qira sikur të ishin restorante, duty free shop, apo dyqane e agjenci.

Policia e kufirit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Doganat, Drejtoria e Shëndetit, Ministria e Bujqësisë dhe disa institucione të tjera paguajnë zyrat sikur të ishin biznese. Po ashtu, institucionet në Rinas i bëjnë pagesa koncesionarit edhe për karburant dhe parkim. Të gjitha kontratat e qirave janë në Euro.

Kastrati zhvat me tarifat

Tё ardhura “tё tjera” pёrfshijnё edhe tё ardhurat nga komisioni i agjentit tё lidhur me tarifёn e kalimit tё kufirit. Bazuar nё udhёzimin e ri mbi tarifёn e kalimit tё kufirit nё fuqi, Kastrati ka tё drejtёn tё mbaje 5% tё shumёs sё arkёtuar nga kompanitё ajrore dhe tё transferuar nё autoritetin e taksave.

Tarifa e kalimit të kufirit përfaqësojnë shuma të paguara nga çdo pasagjer që kalon nga aeroporti. Shoqëria i mbledh këto taksa nga kompanitë ajrore për llogari të autoriteteve shqiptare të taksave.

Të ardhurat nga pasagjerët llogariten duke përdorur një tarifë fikse për pasagjerët në nisje që përdorin aeroportin.

Një zë tjetër janë të ardhurat nga tarifa e sigurisë llogariten dukë përdorur një tarifë fikse për pasagjerët në nisje që përdorin aeroportin. Shoqëria ka detyrimin të paguajë 25% të kësaj tarife Autoritetit Shqiptar të Aviacionit Civil.

“Në përputhje me detyrimin për të mbuluar shërbimin mbi sigurinë, Shoqëria ka të drejtë të mbledhë nga çdo pasagjer që përdor aeroportin një tarifë sigurie prej 4 Euro për çdo udhëtar në nisje, që të mbulojë shpenzimet e arsyeshme për dhënien e këtij shërbimi”, justifikohet kjo kategori nga audituesi që ka hartuar pasqyrën financiare për vitin 2021.

Të ardhurat e mësipërme përllogariten për çdo fluturim dhe njihen në pasqyrën e të fitimit.

Pasqyrat e të ardhurave të koncensionarit deri më 31 dhjetor 2021

Fitimet e deklaruara të koncesionarit

Xhiroja vjetore e koncesionit gjatë vitin 2021 arriti në afro 5.6 miliardë lekë (të reja), ku gjysma e tyre, siç zbulohet nga veprimet në Thesarin e Shtetit, janë komisione dhe qira të zhvatura shtetit.

Kështu, Shefqet Kastrati do të mbyllë në fund koncesionin e Aeroportit të Rinasit me një fitim neto prej 300 milionë eurosh. Shifra del nga përllogaritja e përafërt bazuar në bilancet e dorëzuara nga kompania koncesionare në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).

Sipas këtyre bilanceve, pa u mbushur ende dy vitet e para, Kastrati ka ndarë si divident rreth 34 milionë euro, që do të thotë afro 17 milionë euro fitim vjetor. Bilanci pozitiv është regjistruar në vitet më të këqija për transportin ajror, ku për muaj me radhë fluturimet u pezulluan, apo kufizuan prej pandemisë së Covid-19. Me heqjen e këtyre kufizimeve, fitimet vjetore të Kastratit mund të shkojnë deri në 30 milionë euro në vit.

Theksojmë se Real Fortress Private Limited, nё dhjetor

2020, deklaroi shitjen dhe transferimin e kuotave tё tyre tek aksionari i ri dhe i vetёm Kastrati Group Sh.a. Sipas QKB, qё prej datёs 18 dhjetor 2020, Kastrati Group Sh.a. ёshtё aksionari i vetёm i Shoqёrisё.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: Kastratikryesore2Rinas

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
EMRI/ U përplas nga trajleri kur po kalonte rrugën, ndërron jetë 75-vjeçari

EMRI/ U përplas nga trajleri kur po kalonte rrugën, ndërron jetë 75-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit....

Lexo më shumë
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com