GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Presidenti gjerman viziton Kievin për herë të parë që nga agresioni rus në Ukrainë

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Presidenti gjerman viziton Kievin për herë të parë që nga agresioni rus në Ukrainë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka arritur në Kievin më 25 tetor, në një vizitë të paparalajmëruar, tha një zëdhënës i tij. Steinmeier, që arriti në kryeqytetin ukrainas përmes trenit, pritet të takohet gjatë ditës me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Kjo është vizita e parë e Steinmeier qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, por është përpjekja e tij e tretë për të udhëtuar për në Kiev.

Javën e kaluar, Steinmeier shtyu një udhëtim të planifikuar për në Ukrainë, për shkaqe sigurie.

Presidenti gjerman po ashtu kishte planifikuar që ta vizitonte Kievin së bashku me homologët e tij nga Lituania, Polonia, Letonia dhe Estonia në prill, por pak para vizitës iu kërkua që të mos udhëtonte drejt kryeqytetit ukrainas.

Kërkesa e Kievit që Steinmeier të mos e vizitonte Ukrainën kishte të bënte me kritikat e vazhdueshme për lidhjet e presidentit gjerman me Moskën dhe për mospërfilljen e paralajmërimeve nga fqinjët në Evropën Lindore për kërcënimin nga agresioni rus, në kohën kur ishte ministër i Jashtëm.

Steinmeier po ashtu shkaktoi zemërim në Kiev në ditët e para të pushtimit rus, duke i ofruar Ukrainës vetëm 5.000 helmeta si ndihmë ushtarake.

Steinemeier fillimisht kishte mbrojtur një politikë më të butë ndaj Rusisë, por gjatë pushtimit të Ukrainës, e pranoi se politika e tij ishte e gabuar. Që atëherë, Gjermania ka nisur t’i dhurojë Ukrainës armatim të rëndë./REL

Etiketa: KieviLuftevizite

Lajme të lidhura

Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?
Botë

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

09:38 - 01/06/26
Raporti i Ministrisë së Brendshme Franceze: Rritje alarmante e akteve antifetare që nga viti 2023
Botë

Raporti i Ministrisë së Brendshme Franceze: Rritje alarmante e akteve antifetare që nga viti 2023

15:32 - 30/05/26
UNICEF: Sulmet izraelite kanë vrarë ose plagosur 11 fëmijë çdo ditë në Liban
Botë

UNICEF: Sulmet izraelite kanë vrarë ose plagosur 11 fëmijë çdo ditë në Liban

15:05 - 30/05/26
Para
Vrau bashkëshorten rumune, shqiptari Avni Mecje dorëzohet në polici

Vrau bashkëshorten rumune, shqiptari Avni Mecje dorëzohet në polici

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dhuna barbare në Zvërnec/ Rama: Të revoltuarit i mirëkuptoj, unë do bëja dhe më keq
Aktualitet

Dhuna barbare në Zvërnec/ Rama: Të revoltuarit i mirëkuptoj, unë do bëja dhe më keq

10:33 - 01/06/26

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë në grupin parlamentar të PS ka folur situatën e krijuar në Zvërnec ku banorët...

Lexo më shumë
Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill

09:53 - 01/06/26
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

09:38 - 01/06/26
Dhunuan protestuesit në Zvërnec/ U hiqet licenca dy kompanive private të sigurisë, “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Security”

Dhunuan protestuesit në Zvërnec/ U hiqet licenca dy kompanive private të sigurisë, “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Security”

09:10 - 01/06/26
E gjithë Shqipëria nën pushtetin e ujit, Rama tallet: Nuk e kuptoj pse më fajësojnë mua!

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:34 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabet girişjojobetbettilt giriş