Ka përfunduar takimi i parashikuar mes Cristiano Ronaldos dhe Erik ten Hag. CR7 është rikthyer me ekipin e parë të Manchester United pasi ai u pezullua nga klubi për sfidën ndaj Chelsea e cila përfundoi 1-1.
Portugezi është kthyer në stërvitje me ekipin e parë për t’u përgatitur për ndeshjen ndaj Sheriff në Europa League, që do të zhvillohet ditën e enjte.
Ten Hag dhe Ronaldo kanë bërë një dialog dhe kanë pranuar të dy që portugezi të kthehet dhe të ndihmojë United në Premier League, teksa ndeshje të rëndësishme i presin djajtë në vazhdim.
Discussion about this post