GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mashtrimi përmes bursave ndaj italianëve, prokurori në konferencë: I kërcënonin me të dhënat…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mashtrimi përmes bursave ndaj italianëve, prokurori në konferencë: I kërcënonin me të dhënat…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme ka dalë me një konferencë për shtyp pas goditjes së grupit të mashtruesve në dy call center-a. Prokurori Eneid Nakuçi ka theksuar se italianët kërcënoheshin nga mashtruesit me të dhënat personale. Pre e mashtrimit kanë rënë kryesisht pensionistë dhe shtëpiakë.

“Kryesisht viktimat ishin shtëpiake, shtëpiakë, pensionistë që kishin dëshirë të fitonin para me lehtësi. Besnikëria e klientit ishte kaq efikase saqë viktima e kishte lejuar mashtruesin të hynte në kompjuterin e tyre. Kur viktimat refuzonin mashtruesit bëheshin agresivë, duke i kërcënuar me të dhënat personale që kishin”, tha Nakuçi.

Tre persona janë arrestuar gjatë një operacioni të Autoriteteve italiane dhe SPAK, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim në Shqipëri pasi kishin zhvatur miliona euro nga mashtrimet online përmes bursave.

Mediat italiane shkruajnë se hetimet kanë nxjerrë në dritë një skemë kriminale veçanërisht komplekse, e cila përfshinte pastrimin e shumave të vjedhura në vende të ndryshme anëtare të BE-së, përfshirë Qipron, Lituaninë, Estoninë, Holandën dhe Gjermaninë, dhe shndërrimin e tyre në kripto-valuta. Masat paraprake dhe dekretet e kontrollit u kryen ndaj shtetasve shqiptarë, të gjithë banues në Tiranë dhe pjesë e një organizate që dyshohet se ka mashtruar disa qindra shtetas italianë.

Shuma e mashtrimit është disa milionë euro, por kjo mund të jetë vetëm maja e ajsbergut, thuhet në mediat italiane, pasi vetëm nga analiza e sistemeve kompjuterike të sekuestruara do të mund të përcaktohen shumat reale.

Etiketa: Spak

Lajme të lidhura

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers
Aktualitet

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën
Aktualitet

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26
Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!
Aktualitet

Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!

21:27 - 10/09/26
Para
Aksident tragjik në Lushnje, 60-vjeçari përfundon i vdekur në rimorkion e zetorit

Aksident tragjik në Lushnje, 60-vjeçari përfundon i vdekur në rimorkion e zetorit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt
Sport

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

23:01 - 10/09/26

Mbrëmja e së enjtes në Champions League ka dhuruar disa rezultate interesante dhe shumë gola në fazën e ligës. Në...

Lexo më shumë
Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

22:39 - 10/09/26
UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

22:25 - 10/09/26
Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com