GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Shkolla si akullore, e përdor Lali Eri për foto/ Dhuratë 100 mln lekë kushëririt të Paulin Sterkajt për “mirëmbajtje objekti”

12:32 - 27/10/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 5 min
A A
Shkolla si akullore, e përdor Lali Eri për foto/ Dhuratë 100 mln lekë kushëririt të Paulin Sterkajt për “mirëmbajtje objekti”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Erion Veliaj i gjen projektet edhe nga fundi i dheut për t’u dhënë para miqve të tij në këtë kohë të vështirë krize. Bëhet fjalë për ca “para xhepi” që kryebashkiaku i Tiranës ka zgjedhur t’ia bëjë dhuratë ish-deputetit të PS-së, Paulin Sterkaj. Në fakt, kompania fituese është e kushëririt të tij, Lulzim Sterkaj. Tenderi mban numrin e referencës REF-42827-09-21-2022 dhe ka objektin: “Mirëmbajtje e thellë e hidroizolimit të tarracave në objekte publike”.

Fshehja e destinacionit të 10 milionë lekëve

Qysh në emërtimin e tenderit nis manovra diabolike për fshehjen e  destinacionit të rreth 100 milionë lekëve. Nuk janë shumë objekte publike që do të hidroizolohen, por duhet riparuar vetëm tarraca e shkollës 9-vjeçare “Ahmet Gashi” në Laprakë.  Mos parafytyroni një objekt në gjendje të mjerueshme, por është një shkollë e rikonstruktuar në fund të vitit 2016. Shkolla është si akullore, por duhen xhiruar këto para tek biznesmeni i lidhur me PS-në. Jo më larg se disa ditë më parë shkollën e ka vizituar Erion Veliaj i cili e hapi këtë objekt edhe për komunitetin, për shfrytëzimin e palestrës së saj nga qytetarët e Laprakës. Kryebashkiaku ka bërë ca foto me stafin dhe të rinjtë në shkollën model të kryeqytetit.

Po të “pikonte” shkolla dhe të ishte bërë për hirdoizolim, Lali Eri nuk do ta merrte rrugën të shkonte dhe të bënte poza në këtë objekt pikërisht këto ditë që bëhet ky tender.  Kjo është tarraca ku do të hidhen 100 milionë lekë. Duket në gjendje shumë të mirë, por edhe sikur të ketë ndonjë problem mund të riparohej me pak miliona lekë, jo kaq shumë! Janë 100 milionë lekë që mund të përdoreshin për blerjen e dy apartamenteve për të pastrehët.

Tenderi pa konkurrencë

Dhe siç e ka zakon Lali Eri, fituesi është i paracaktuar duke u shkelur procedura e prokurimit.

Katër kompani kanë paraqitur ofertat e tyre për të marrë përsipër këtë projekt, madje 2 prej tyre ofertë shumë më të lirë se fituesi, por Veliaj i ka skualifikuar me justifikim se nuk kanë dorëzuar formularin e plotë të deklarimit. Kështu në garë ka mbetur vetëm kompania STERKAJ sh.p.k, e cila paraqiti ofertën e 8,608,530 (tetë milion e gjashtëqind e tetë mijë e pesëqind e tridhjetë) lekë pa tvsh.

Vihet re se një nga konkurrentët ka ofruar ta bëjë këtë punë me Nika sh.p.k me NIPT J76705047U me ofertë ekonomike 6,990,973.5 lekë pa tvsh dhe 2N sh.p.k, me shumën 7,591,736 (shtatë milion e pesëqind e nëntëdhjetë e një mijë e shtatëqind e tridhjetë e gjashtë) lekë pa tvsh.   Por, kompanisë së favorizuar  duhet t’i jepen 100 milionë lekë dhe pikë! Në dokumentet e publikuara nga Open Data tregohet se prokurimi është regjistruar me “Red Flag”, pasi  kontratë është në shkelje, duke cenuar konkurrencën me skualifikimin e të gjithë operatorëve të tjerë veç fituesit.  Në shkelje të hapur të ligjit, Veliaj i ka dhënë 100 milionë lekë pa garë kushëririt të Paulin Sterkajt. Në të kaluarën nuk kanë munguar akuzat nga ana e opozitës së në të vërtet pas kësaj kompanie qëndron vetë Paulin Stërkaj, por menaxhohet nga kushëriri.

6 mld lekë tenderë në 2 vjet

Për aq kohë sa kushëriri i tij ka dorë në pushtet, Lulzim Sterkaj siguron gjithmonë nga një tender me vlerë të lartë. Sipas të dhënave të publikuara nga Spending.data.al vetëm në dy vitet e fundit kompania “Sterkaj shpk” ka marrë 45 tenderë me vlerë 6 miliardë lekë tenderë.

Ndërsa vihet në dukej se 16 tenderë me vlerë 1.8  miliardë lekë i ka marrë vetëm nga Bashkia Tiranë në vitin 2021-2022. Vetëm pa javë më parë Sterkaj ka marrë një pjesë të mirë nga tenderi 555 milionë lekë që kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, i ndau për disa oligarkë vetëm për rikonstruksionin e një rruge. Ndërkohë në vitin e shkuar  kjo kompani është renditur nga Open Data Albania si një nga firmat që ka fituar tenderë me Bashkitë në procedura me risk, ku janë s’kualifikuar në garë operatorët me ofertë më të ulët. Sipas këtyre të dhënave kjo firmë në bashkëpunim me operatorët  Kupa sh.p.k, , ARB, Trans sh.p.k. dhe Liqeni sh.a. kanë fituar disa tenderë në shkelje të ligjit, edhe nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë.

Nga të dhënat e Open Data pasqyrohet një rast kur këto kompani kanë fituar tenderin me vlerë oferte pa TVSH prej 381 811 507 Lekë në një situatë ku pjesëmarrës ishin pesë operator dhe tre u s’kualifikuan duke i lënë vendin një ofertuesi me vlerë më të lartë të ofruar krahasuar me të skualifikuarit. Tenderi ka titull “Ndërtim linje transmetimi nga puseta Yzberisht deri në depon Katund, Katund i Ri, Ndërtim linje transmetimi nga puseta Yzberisht deri në depon Qytet Nxënësve”. Këto tenderë të fituara nga Lulzim Sterkaj duhet të merren në konsideratë nga SPAK-u.

Lekët për mirëmbajtje u janë marrë prindërve

Siç tregon kjo shkresë zyrtare e drejtorisë së shkollës “Ahmet Gashi”, vitin e kaluar shkollor, prindërve u janë mbledhur 1000 lekë (të reja). Ku shkojnë këto para? Kur shohin si vjedh krybashkiaku me fondet e kësaj shkolle, përse të mos përfitojnë diçka edhe drejtuesit e saj! Madje paska edhe një udhëzim të ministres së Arsimit, që u lejon ta bëjnë këtë mbledhje fondesh!

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimfondekryesore2rikonstruktimrregullimShkolla Ahmet Gashishkolla e retararcatender

Lajme të lidhura

Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP
Breaking Views

Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP

15:08 - 12/12/25
“Sekreti” 2.4 miliardë lekë i shefes së AKSHI-t, Linda Karçanaj dhe Adem Trezhnjevës me 16 roje sigurie
Breaking Views

“Sekreti” 2.4 miliardë lekë i shefes së AKSHI-t, Linda Karçanaj dhe Adem Trezhnjevës me 16 roje sigurie

16:19 - 11/12/25
Korrupsion në Pallatin e Drejtësisë: KLGJ i jep Ermal Beqirit tenderin 2 MLN Euro, ndërkohë që hetohet nga SPAK, ja procedura fiktive
Breaking Views

Korrupsion në Pallatin e Drejtësisë: KLGJ i jep Ermal Beqirit tenderin 2 MLN Euro, ndërkohë që hetohet nga SPAK, ja procedura fiktive

15:04 - 10/12/25
Para
Policët sherr me qytetarët, Çuçi: Do të rikthejmë kamerat e trupit për efektivët

Policët sherr me qytetarët, Çuçi: Do të rikthejmë kamerat e trupit për efektivët

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD
Breaking Views

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD

14:41 - 14/12/25

Të mërkurën pasdite, Sali Berisha do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Mbledhja është vendosur gjatë takimi të një ditë më parë...

Lexo më shumë
Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

14:37 - 14/12/25
Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25
Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25
Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

13:50 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com