GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Këlliçi prezanton kandidaturën për Bashkinë Tiranë: Veliaj punoi për interesin personal

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali i inceneratorëve, PD: Ëngjëll Agaçi, një prej aktorëve që shkaktoi gjysmë miliard euro dëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Belind Këlliçi në një dalje publike, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për të marrë pjesë në primaret brenda PD për të dalë më pas kandidat për kryetar Bashkie të Tiranës kundër kreut aktual Erjon Veliaj.

Këlliçi theksoi se po futet në këtë garë për tu rikthyer qytetarëve qytetin e tyre i cili sipas tij, tashmë është i vjedhur, ndërsa akuzoi Veliajn se shfrytëzoi pushtetin për qëllime personale.

“Kam vendosur të kandidoj në primaret e Partisë Demokratike. Ky vendim u arrit për disa arsye: së pari Tirana ka nevojë dramatike për ndryshim. Besoj se Bashkia është shfrytëzuar nga Veliaj për pasurim të jashtëligjshëm. Veliaj e ka shfrytëzuar detyrën për të blerë mbështetje politike brenda PS-së. Tirana mund të rregullohet edhe pa vjedhur. Ky është një model që politikanët duhet të ndërgjegjësohen. Tirana bëhet çdo ditë e më shumë e pajetueshme. Në 8 vite Tirana humbi trashëgiminë e saj historike qindra vjeçare. Veliaj kërkon të shfrytëzojë këtë pushtet, i duhet bashkia për një mandat të tretë, që këtë model të vjedhjes ta rrisë akoma më shumë. E kam të papranueshme të mbetem një dëshmitar okular i kësaj katastrofe në Tiranë. Të rinjve këtu u duhen tre jetë për të blerë një apartament. Veliaj është i vetmi njeri që mund të ketë konkurruar Ramën për abuzim me detyrën, për instalimin e një modeli të mbrapshtë. Ai dhe modeli i tij duhet larguar një orë e më parë. Kandidoj pasi besoj se për të drejtuar Tiranën duhet të fitosh në fillim besimin e forcës ku kandidon. Unë nuk i bëj kurrë bisht garave dhe përballjes. Nuk kam asgjë për tu turpëruar dhe jam krenar për rrënjët e mia. Nuk kam të vdekur në ndërgjegje. Nuk kam shpikur inceneratorë për të vjedhur”, tha ndër të tjera deputeti.

Më herët, ish-kryeministri Berisha, nga konferenca ku nënshkroi marrëveshjen me Ilir Metën për zgjedhjet vendore, e përgëzoi për vendimin e tij. Por, Berisha theksoi se ka edhe persona të tjerë që kanë shprehur dëshirën për të qenë kandidatë për kreun e Bashkisë së Tiranës, dhe priten të zyrtarizojnë së shpejti kandidaturën.

Etiketa: KelliciKryesore1

Lajme të lidhura

PD: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë
Aktualitet

Zhupa: Në janar iu caktuan masa sigurie, sot shef i Qarkullimit në Sarandë! Këtu shpërblehen problematikët

11:59 - 23/08/26
Rama mbledh sot drejtuesit kyç të PS-së në Pogradec, në tryezë 12 qarqet dhe krerët e komisioneve
Aktualitet

Rama mbledh sot drejtuesit kyç të PS-së në Pogradec, në tryezë 12 qarqet dhe krerët e komisioneve

09:37 - 23/08/26
Harta e re territoriale / Përvoja tregoi se bashkimi i njësive rriti taksat, por jo cilësinë e shërbimeve për qytetarët
Aktualitet

Harta e re territoriale / Përvoja tregoi se bashkimi i njësive rriti taksat, por jo cilësinë e shërbimeve për qytetarët

09:09 - 23/08/26
Para
Propozimi francez, Von der Leyen në Kuvendin e RMV: Pranoni “ofertën” e Macron

Mbërrin në Tiranë Presidentja e KE, Rama e pret në aeroport

Discussion about this post

TË FUNDIT

Thatësira dhe luftërat godasin ushqimet! Gruri, frutat dhe perimet pritet të shtrenjtohen
Botë

Thatësira dhe luftërat godasin ushqimet! Gruri, frutat dhe perimet pritet të shtrenjtohen

12:20 - 23/08/26

Çmimet globale të ushqimeve pritet të rriten me 11.8% këtë vit dhe me 4.8% në 2027, sipas Oxford Economics. Rritja...

Lexo më shumë
PD: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë

Zhupa: Në janar iu caktuan masa sigurie, sot shef i Qarkullimit në Sarandë! Këtu shpërblehen problematikët

11:59 - 23/08/26
Të dyshuar për 6 raste vjedhjeje në 24 orët e fundit, prangosen 2 persona në Tiranë

Të dyshuar për 6 raste vjedhjeje në 24 orët e fundit, prangosen 2 persona në Tiranë

11:40 - 23/08/26
Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit të dyfishtë në Greqi

Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit të dyfishtë në Greqi

11:30 - 23/08/26
Si po e ndryshon betoni fytyrën e Durrësit, trashëgimia historike po shkon drejt zhdukjes

Si po e ndryshon betoni fytyrën e Durrësit, trashëgimia historike po shkon drejt zhdukjes

11:20 - 23/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com