GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zëri i Amerikës: A përfaqëson Rishi Sunak “momentin Obama” të Britanisë?

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zëri i Amerikës: A përfaqëson Rishi Sunak “momentin Obama” të Britanisë?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rishi Sunak, me origjinë indiane, është kryeministri i parë jo i bardhë i Britanisë. Siç njofton nga Londra korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgëell, disa po e krahasojnë zgjedhjen e tij me atë të Barack Obamas në Shtetet e Bashkuara. Rishi Sunak është britaniku i parë me prejardhje nga vendet e Azisë që merr drejtimin e vendit, një arritje kjo që u mirëprit nga të gjitha grupet politike në parlament. “Është një kujtesë se megjithë sfidat që përballemi si vend, Britania është një vend ku të gjitha racat dhe besimet mund të realizojnë ëndrrat e tyre”, tha udhëheqësi i Partisë Laburiste, Keir Starmer. Disa e kanë përshkruar këtë si “momentin Obama” të Britanisë. Analisti Anand Menon, i cili është gjithashtu me origjinë indiane, e hedh poshtë këtë krahasim.

“Për shkak të mënyrës se si u zgjodh Sunaku… Ai u zgjodh nga deputetët për drejtues partie. Barack Obama fitoi një mandat personal nga populli amerikan duke u zgjedhur president”, thotë zoti Menon. Është sidoqoftë një moment domethënës.

“Të shikosh dikë që është me origjinë nga Azia jugore, që është besimtar i hinduizmit, të ketë postin më të lartë të vendin – kjo ka rëndësi”, thotë zoti Menon. Popullsia e besimit hindu po feston këto ditë Diëalin. Shumë në komunitetin e madh hindu të qytetit britanik Leicester e mirëpritën emërimin e zotit Sunak.

“Deri në momentin e fundit, mendoja se ‘jo, nuk do t’ia arrijë dot; nuk do t’ia arrijë dot’. Por, kur ia doli, më habiti”, thotë një banor në Leicester. Të tjerë thonë se nuk ndjejnë ndonjë lidhje me kryeministrin e ri.

“Ka njerëz që vërtet mezi po ia dalin mbanë, dhe ai është e qartë se ka patur një stil jetese disi të privilegjuar. Mendoj se duhet ulet paksa me këmbë në tokë”, thotë Rita Patel, banore në Leicester. Zoti Sunak mendohet se është ligjvënësi më i pasur i Britanisë. Ai ndoqi një shkollë private ekskluzive; studioi në Universitetin e Oksfordit dhe ishte menaxher investimesh përpara se të bëhej anëtar parlamenti. Bashkëshortja e tij është trashëgimtarja e një manjati indian. Pasuria e tyre mendohet se është në vlerën 830 milionë dollarë.

“Qeveritë nuk japin rezultate të mire për sa i përket diversitetit shoqëror dhe ekonomik. Ka gjithnjë e më pak anëtarë parlamenti që vijnë nga klasa punonjëse, gjithnjë e më pak anëtarë parlamenti që nuk kanë ndjekur shkolla private”, thotë profesor Menon. Rishi Sunak lindi në Anglinë jugore, nga prindër me origjinë indiane që u zhvendosën në Britani nga Kenia në vitet 1960-të. Këtë vit, India shënon 75 vite pavarësi nga Britania. Për disa, emërimi i zotit Sunak ka domethënie.

“Nëse një person me prejardhje indiane bëhet kryeministër i Britanisë, i po asaj Britanie që na sundoi për aq shumë vite, atëherë është një moment krenarie për të gjithë Indinë”, thotë Manoj Garg, banor në Delhi.

“Britanikët na sunduan për 200 vjet dhe tani kam ndjesinë se indianët do ta sundojnë Britaninë për 200 vitet e ardhshme”, thotë Manpreet Singh.

Sidoqoftë, mandati i zotit Sunak nuk do të jetë kaq i zgjatur. Anketimet që nga emërimi i tij tregojnë se Partia Konservatore në pushtet radhitet pas Partisë Laburiste në opozitë, ndërkohë që zgjedhjet pritet të mbahen vetëm pas dy vitesh./VOA

Etiketa: BritaniaSunakVOA

Lajme të lidhura

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Para
Rrëzohet avioni pranë vullkanit Etna, asnjë gjurmë nga dy pilotët (FOTO)

Rrëzohet avioni pranë vullkanit Etna, asnjë gjurmë nga dy pilotët (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bardhi sulmon Begajn për dekretimin e huasë 302 milionë dollarë: Presidenti është kthyer në noter të qeverisë
Aktualitet

Bardhi sulmon Begajn për dekretimin e huasë 302 milionë dollarë: Presidenti është kthyer në noter të qeverisë

15:36 - 02/08/26

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas dekretimit nga Presidenti Bajram Begaj të ligjit...

Lexo më shumë
Policia “blindon” Tiranën dhe Fushë-Krujën/ Dy persona të arrestuar, sekuestrohet dhe automjeti luksoz

Policia “blindon” Tiranën dhe Fushë-Krujën/ Dy persona të arrestuar, sekuestrohet dhe automjeti luksoz

15:20 - 02/08/26
Një tjetër kryebashkiak i PS kundër Ramës, “Jo” bashkimit të Patosit me Fierin

Një tjetër kryebashkiak i PS kundër Ramës, “Jo” bashkimit të Patosit me Fierin

15:05 - 02/08/26
Zjarr pranë repartit ushtarak në Gjirokastër, digjet një kasolle, shpëtohen kosheret e bletëve

Zjarr pranë repartit ushtarak në Gjirokastër, digjet një kasolle, shpëtohen kosheret e bletëve

14:24 - 02/08/26
Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

13:36 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com