GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Rama më i egër se Putini”, Balliu: Ka nxjerrë më shumë refugjatë se Ukraina

20:37 - 27/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rama më i egër se Putini”, Balliu: Ka nxjerrë më shumë refugjatë se Ukraina
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike Klevis Balliu ka folur për marrëveshjen e zyrtarizuar sot mes PD dhe PL, e cila u firmos nga dy liderët opozitarë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Balliu deklaroi se kjo marrëveshje është një nevojë kombëtare dhe se në të prevalon inetersi kombëtar dhe se ajo bazohet në parimet e demokracisë, pasi sipas tij ajo nuk flet për pazare dhe ministri, por vetëm për parime.

Balliu ka paralelizuar kryeministrin Rama me presidentin rus Vladimir Putin, teksa ka thënë se ai është më i egër se lideri rus dhe se ka nxjerr më shumë refugjatë nga Shqipëria se Ukraina që është një vend në luftë.

“Në kontekstin aktual pavarësisht përplasjeve politike duhet të prevalojë interesi kombëtar, marrëveshja nuk flet per për pazare e ministri por për parime të cilat janë fenomene të reja në politikë. Vetë marrëveshja është parim.

Nuk është çështje ‘love story’, është një moment serioz për shkak të situatës ku është vendi, kush është Putini ynë këtu, është Rama që është më i egër se ai që sulmon Ukrainën, kemi numrin më të madh të refugjatëve, një vend që nuk rrit rrogat e pedagogëve, me pensione e ndihma ekonomike qesharake, ka një kryeministër që ka harxhuar 19 mln euro vetëm për fluturime.

Pak ditë më parë kishim rastin e përsëritur të vdekjes së një qytetari në ambientet e shtetit, ajo është një vrasje shtetërore. Këtë marrëveshje e shoh si një nevojë kombëtare. Jo vetëm Metën dhe Berishën por veprimet e qeverisë Rama në këto 10 vite duhet të bashkojnë çdo qytetar në këtë vend. Një vend që nuk rrit pensionet por ka 19 mln për xhiro me avion është absurde, para ka sa të duash por paratë i marrin këta dhe njerëzit zgjedhin të largohen.

Këshillat vendorë bëheshin me regjistrim, ndërkohë kryetari i bashkisë dilte në televizor në këshill kur ishte në Spanjë. Këshillat do ngrihen dhe do flasin për problematikat e qytetarëve. Ne sot jemi jashtë sistemit, nuk bën dot një debat me qeverinë. Marrëveshja është e qartë dhe pjesa strategjike është nornale. Që kur ka ardhur Rama në pushtet nuk ka më debate publike, nuk gjen një deputet ose ministër që të përballet me akuzat. Ministri duhet të dalë si çeço të japë llogari e jo të fshihen nga akuzat. Si do t’i përgjigjen akuzës për rrugën e Arbërit, ose për Qukës -Qafë Plloç, si do t’i përgjigjen akuzave për inceneratorët, çfarë bëjnë, fshihen. Këtu ka humbur llogaridhënia, marrëveshja është për parimet e demokracisë.

Kjo marrëveshje ka 2 individë seriozë, Rama ka një plan të qartë ëpr të vjedhur paratë dhe të mbajë pushtetin për të mos shkuar në burg për paratë që ka vjedhur. Ky kryeministër që do rrisë energjinë e që nuk rrit rrogat ka shenzuar 19 mln euro për xhiro me avion nga taksat pa përmendur para të tjera të vjedhura. Bashkimin e kërkon shteti e siguria, bashkohemi që ka nevojë për largimin e këtyre kryebashkiakëve që nuk kanë sjellë gjë përveç inceneratorëve në qytete”, u shpreh Balliu.

Etiketa: Klevis BalliuPartia Demokratikeprimare

Lajme të lidhura

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Para
Trump ‘tallet’ me Biden gjatë lojës së golfit: A e gjuan dot topin kështu?

Trump ‘tallet’ me Biden gjatë lojës së golfit: A e gjuan dot topin kështu?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com