GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

BE ndalon shitjen e makinave me lëndë djegëse nga ky vit

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
BE ndalon shitjen e makinave me lëndë djegëse nga ky vit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Duke nisur nga viti 2035, në Bashkimin Europian nuk do të shiten më makina me motor me djegie të brendshme. Republika Çeke, e cila aktualisht mban presidencën e BE, deklaroi se negociatorët e shteteve anëtare, të Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian ranë dakord për të ndaluar efektivisht shitjen e makinave të reja me benzinë ​​dhe naftë nga viti 2035, duke synuar të përshpejtojë kalimin në automjete elektrike dhe të luftojë ndryshimet klimatike.

Ndalimi është pjesë e paketës për ndryshimet klimatike të BE-së, e quajtur Fit for 55, e cila synon të reduktojë emetimet e dëmshme me 55% deri në vitin 2030 dhe të arrijë neutralitetin klimatik deri në vitin 2050. Por ekspertët janë shprehur se një gjë e tillë duket mjaft e vështirë.

“Kjo marrëveshje është një lajm i mirë për drejtuesit e makinave dhe makinat e reja elektrike do të bëhen më të lira, duke i bërë ato më të përballueshme dhe më të aksesueshme për të gjithë,” ka bërë të ditur kryenegociatori i Parlamentit, Jan Huitema.

Shefi i politikës klimatike të BE-së Frans Timmermans është shprehur se marrëveshja dërgon një sinjal të fortë për industrinë dhe konsumatorët dhe se Evropa po përqafon kalimin drejt lëvizshmërisë me emetim zero.

Marrëveshja e cila synon që të ulë me 100% emetimet e dioksidit të karbonit deri në 2050 totalisht është shumë herë më e lartë se objektivi që u vendos rreth një vit më parë prej 37.5%. Ligji, të cilin Komisioni e propozoi për herë të parë vitin e kaluar, është një shtyllë kyçe në një paketë më të gjerë masash të BE-së për të përmbushur objektivat e BE-së për ndryshimin e klimës. Makinat janë aktualisht përgjegjëse për 12% të të gjitha emetimeve të karbonit në bllokun e BE-së, ndërsa transporti në përgjithësi zë rreth një të katërtën.

Etiketa: BElende djegesemakina

Lajme të lidhura

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së
Aktualitet

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

10:08 - 29/09/26
Papa Leoni: Armët vetëm sa ushqejnë tensionet, luftërat nuk kanë më kuptim
Botë

Papa Leoni: Armët vetëm sa ushqejnë tensionet, luftërat nuk kanë më kuptim

08:59 - 29/09/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump refuzon armëpushimin 7-ditor me Iranin, bombardimet mund të rinisin pas zgjedhjeve të Nëntorit

15:29 - 26/09/26
Para
Italia shpëton nga burgu Taçin, nuk gjendet lidhja me mafian

Pastrimi i 18.4 mln eurove/ SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim Rezart Taçin dhe dy miqtë e tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com