GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Brigada e Veriut”, grupi kriminal që po terrorizon serbët në veri të Kosovës

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Brigada e Veriut”, grupi kriminal që po terrorizon serbët në veri të Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Targat e Republikës së Kosovës u bënë shkak që në këtë vend në Leposaviç t’i digjej tërësisht makina qytetarit Nikola Colakoviç.

“Në qendër të Leposaviçit ndodhet lagjja në të cilën një personi iu dogj makina, pasi i ktheu targat nga ilegale në legale RKS”.

Rasti ka ndodhur në ora katër të mëngjesit, përderisa policia ka njoftuar për këtë ndodhi në raportin 24 orësh.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin veturës së tij. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”.

Ky nuk është rasti i parë që serbët të cilët zëvendësuan regjistrimet e automjeteve, u sulmuan.

Madje, fatkeqësi të njëjtë përjetuan edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Një situatë e tillë ua ka vështirësuar goxha shumë jetën qytetarëve serbë që jetojnë në veri, veçanërisht në kohën kur afati për konvertimin e targave po mbaron.

Një gjë të tillë e pohon edhe analisit serb Branislav Krstiq.

“Djegia e veturave është vetëm një pasqyrë e asaj që serbët po përjetojnë këtu. Më kryesorja është që mafia e cila po sulmon ata persona që po regjistrojnë veturat nga targat KM në targa RKS, e kanë marrë urdhërin nga kabineti i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, ka thënë Krstiq.

Ndërkohë, gjatë ditës, kryetari i Listës Serbe dhe ministri në qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, paralajmëroi se në rast se nuk ka tërheqje të vendimit për targat nga institucionet kosovare, atëherë do të ketë bllokim të rrugëve në veri.

Një situatë të tillë nuk e përjashton as eksperti i sigurisë, Kadri Kastrati.

“Unë nuk e përjashtoj edhe ndonjë ekses, sepse ata dëshirojnë që të derdhet gjak atje, ata dëshirojnë që Rusia, përmes satelitit të saj Beogradit, dëshiron që Ballkanin ta mbajë të tensionuar, ta largoj vëmendjen nga Ukraina”, ka theksuar Kastrati.

Por, cilët janë mekanizmat që po i përdorë Beogradi për të nxitur tensione e shkaktuar incidente në Veri të Kosovës.

Burime brenda organeve të sigurisë, kanë bërë me dije për RTV Dukagjinin se gjithë veprimtarit kriminale në veri janë duke i kryer një grup i strukturuar kriminal me që tani ka emrin “Brigada e Veriut”.

Tani kur afati i konvertimit të targave ilegale në ato RKS po shkon drejt fundit, ky grup kirminal ka shtuar aktivitetin e tij.

Numri i pjesëtarëve të këtij grupi varion varësisht situatës, ndërsa përbërja e tij është nga persona të cilët kanë precedente të mëhershme penale, e të cilët i janë shmangur drejtësisë kryesisht në Serbi.

Po këto burime brenda organeve të sigurisë kanë bërë me dije se këta persona në një formë shantazhohen nga Serbia, për të kryer veprimtari kriminale në Kosovë.

Pos kësaj, burime shumë të besueshme nga organet e sigurisë, kanë bërë me dije se i gjithë ky grup udhëhiqet nga Milan Radojciq, një i kërkuar nga drejtësia në Kosovë e poashtu i futur edhe në Listën e Zezë të SHBA-së.

I njëjti gëzon përkrahje të madhe nga presidenti serb Aleksandër Vuciç./Gazeta Express

Etiketa: grup kriminalKosove

Lajme të lidhura

Zmbrapset Vuçiç: Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri
Kosovë & Rajon

Protestat masive në Serbi, Vuçiç cakton datën e zgjedhjeve të parakohshme

10:14 - 21/08/26
Kosova në krizë politike/ PDK bllokon hyrjen e godinës së Qeverisë së Kosovës, protestës i bashkohet edhe Aleanca
Kosovë & Rajon

Kosova në krizë politike/ PDK bllokon hyrjen e godinës së Qeverisë së Kosovës, protestës i bashkohet edhe Aleanca

09:57 - 20/08/26
Përplasen tre makina në Kosovë, një i vdekur dhe tre të plagosur
Kosovë & Rajon

Përplasen tre makina në Kosovë, një i vdekur dhe tre të plagosur

14:33 - 18/08/26
Para
Dyert e mbyllura në PD, Bardhi: Po kryhen punime, Noka të marrë leje për tu futur

Një ditë pas Kryemadhit, Bardhi mbërrin në SPAK për inceneratorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja “Balluku”, Gjykata ndryshon masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli
Aktualitet

Dosja “Balluku”, Gjykata ndryshon masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli

12:21 - 21/08/26

Gjykata ka vendosur të zbusë masën e sigurisë ndaj ish-kreut të ARRSH-së, Gentian Gjyli. Sipas raportimeve, ndaj Gjylit është vendosur...

Lexo më shumë
Protestat kundër Ramës/ Tre veliera me aktivistë nisen nga Italia drejt Shqipërisë në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”

Protestat kundër Ramës/ Tre veliera me aktivistë nisen nga Italia drejt Shqipërisë në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”

11:55 - 21/08/26
‘Kronika e zezë dominoi turizmin’/ Balliu: Në fund të sezonit, po numërohen vrasjet, atentatet dhe shpërthimet

‘Kronika e zezë dominoi turizmin’/ Balliu: Në fund të sezonit, po numërohen vrasjet, atentatet dhe shpërthimet

11:37 - 21/08/26
Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës

Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës

11:24 - 21/08/26
Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!

Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!

11:09 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com