GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Katër tendera pa garë/ Në mes të krizës, Sako harxhon 370 mln lekë për dritat në rrugica

10:44 - 28/10/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Katër tendera pa garë/ Në mes të krizës, Sako harxhon 370 mln lekë për dritat në rrugica
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për shkak të krizës duhet të fiken dritat në rrugët dytësore pas orës 22.00, por kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako vazhdon të shpenzojë për ndriçimin në rrugët e Durrësit. Vetëm në këtë muaj, Sako ka lidhur 4 tenderë  për ndriçimin. Të gjithë këto kontrata kanë të përbashkët faktin se janë dhënë pa garë dhe paratë janë xhiruar në xhepat e biznesmenëve të favorizuar.

Më konkretisht, në të katër tenderët kanë paraqitur oferta të njëjtat kompani dhe secila ka arritur të marrë nga një trofe. Tenderi më i fundit është ai me numër reference REF-40097-08-29-2022 dhe objekt “Ndriçimi rrugës “Mars91” paralel me murin e Portit”. Sipas të dhënave të  dokumenteve, për këtë prokurim shpenzohen 22 244 000,00 lekë (mbi 222 milionë lekë të vjetra), ndërsa fituese është kompania ASI-2A CO sh.p.k. me pronar Astrit Gjikondaj.

Në fakt, kjo firmë e ka fituar kontratën pa u lodhur fare,  pasi Sako i ka përjashtuar automatikisht nga gara 7 kompanitë e tjera, duke lënë si të vlershme vetëm ASI-2A CO sh.p.k. Shkaku i skualifikimit, sipas komisionit, është se nuk kanë paraqitur një inxhinier elektrik. Në fakt kompanitë në fjalë i kanë dorëzuar emrin dhe dokumentet e këtij inxhinieri, por i njëjti person është i angazhuar në punime edhe në rrugë të tjera të qytetit. Fakt ky i cili tregon se tenderët po bëhen sa për procedurë, pasi në fund të garës projektet përfundojnë po tek të njëjtët persona.

Open Data e klasifikon këtë tender me “flamur të kuq”,  për faktin se Astrit Gjikondaj firmosi kontratën pa u zhvilluar një garë e mirëfilltë, ndërsa theksohet gjithashtu se 3 kompani të tjera kanë paraqitur ofertë më të lirë, por janë skualifikuar pa një arsye konkrete. Kështu 222 milionë lekë nga paratë e qytetarëve, Sako i çon tek të favorizuarit.

Ndriçimi, edhe 150 milionë lekë të tjera pa garë

Qysh nga fillimi i këtij muaji, Sako ka zhvilluar edhe 3 tenderë të tillë për ndriçimin. Përmendim këtu tenderin për ndriçimin e rrugës “Kristo Sotiri” Nja 4 Durrës”, për të cilin janë shpenzuar 70 milionë lekë. Edhe ky prokurim është fituar pa garë nga kompania Nika sh.p.k. Shtatë firma të tjera kanë paraqitur ofertë, por janë skuafikuar sërish për arsyen që inxhinierët elektrikë të kompanive janë angazhuar për punimet me ndriçimin në disa rrugë të tjera. Durrësi na qenka në krizë për inxhinierë elektrikë? Kjo çudi del nga dokumentet e tenderit. Tenderi është mbyllur në fillim të muajit dhe pagesa ka zgjatur deri me datë 27 tetor.

Ndërsa në datën 6 tetor 2022, Sako ka hapur 2 tenderë të tjerë sërish për ndriçimet në dy rrugë, që janë mbyllur në datë 17 tetor 2022. Bëhet fjalë për prokurimin me numër reference REF-44499-10-05-2022 dhe objekt  “Fv Ndriçim Rruga “Asti Gogoli”, L.14, Shkozet. Bashkia po shpenzon 50 milionë lekë të vjetra për kontratën e punimeve, të cilat do të zgjasin deri në muajin nëntor.

Prokurimi tjetër është me objekt “Fv Ndriçim Rruga “Haziz Shkupi”, L.14, Shkozet” parashikon që të shpenzohen 30 milionë lekë brenda 27 ditëve punime.

Ndërkohë, vlen të përmendet se në këto kohë Sako nuk ka hapur asnjë prokurim për rikonstruksion të këtyre rrugëve, të cilat përmbyten sa herë ka shira.

Kompanitë e favorizuara

Sikur përmendëm më lartë në të katër tenderët kanë paraqitur oferta kompanitë; NIKA shpk
T & XH shpk;  S.M.O.UNION shpk; L.T.E CONSTRUCTION shpk; EURONDERTIMI 2000 shpk;  ASI-2A CO shpk; IGROUP shpk & INERTI shpk; NDERTUESI 2000 shpk. Sako është kujdesur që t’i favorizojë secilin pronar me nga një tender që ndriçon xhepat e tyre.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: abuzimEmiriana Sakokater tenderakryesore2ndricim rrugeshtender

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Rikonfirmon kryetarin e Bashkisë? Rama në Bulqizë: Është i vetmi që…

Rikonfirmon kryetarin e Bashkisë? Rama në Bulqizë: Është i vetmi që...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25

Një tjetër aksion arrestimesh të nivelit të lartë raportohet se po zhvillohet nga ana e SPAK. Burime bëjnë me dije...

Lexo më shumë
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25
Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

19:27 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com