GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ilir Xhakolli i jep tenderin 1 miliard lekë biznesmenit të kazinosë së “El Chapos”, lumë lekësh para fushatës

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Ilir Xhakolli i jep tenderin 1 miliard lekë biznesmenit të kazinosë së “El Chapos”, lumë lekësh para fushatës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli ka mbyllur një tender me vlerë 1 miliardë lekë për  “Rehabilitim dhe ambiente shtesë të këndit të lojërave me dorë “Arefi Berberi”. Paratë kanë shkuar për një biznesmen të ngatërruar “El Chapon”. Gara për këtë prokurim është hapur me datë 26 gusht 2022 dhe operatorët kanë patur afat për dorëzimin e dokumenteve deri në fillim të nëntorit. Por, vetëm kompania “VALONA KONSTRUKSION” shpk, në pronësi të  Besnik Lulajt, ka paraqitur ofertë. Sipas rregullave të prokurimit ky tender duhej të ishte anuluar, por Bashkia Pogradec ia ka bërë dhuratë Lulajt, çka hedh dyshime se prokurimi është hartuar posaçërisht për të favorizuar kompaninë e tij. Ky tender gjithashtu është regjistruar te prokurimet me “Red Flag”, pasi  ka mungesë konkurrence dhe abuzim me fondin, ku vetëm Bashki Pogradec mund të shpenzojë 1 miliard lekë për të rikonstruktuar një park lojërash.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, tashmë Lulaj njihet për bashkëpunimin me ortakët e kartelit El Chapo, vëllezërit Hysa.Të dhënat dolën nga media meksikane “El Universal”, pas një investigimi të gjerë për bosin e Kartelit Sinaloa, organizata më e madhe e trafikut të drogës në botë, me shtrirje në disa shtete, deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas medias në fjalë, Ismael El Mayo Zambada, i njohur si El Mayo, është aleat me katër vëllezër shqiptarë të cilët kanë disa kazino në Meksikë si dhe në Shqipëri përgjatë vijës bregdetare. “El Universal” thotë se katër vëllezërit shqiptarë janë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa

Pak më parë se të plaste ky skandal, bëri bujë një takim mes Ramës, Besnik Lulajt dhe ortakut të tij Luftar Hysa të zhvilluar në kryeministri me 2 tetor 2020. Kjo u pasua me dhënien e licencës për kazino “Entertaimnet & Gaming” në resortin “Marina Bay” të Besnik Lulajt në Vlorë, më 22 dhjetor 2020 e firmosur nga ish-ministrja Anila Denaj. Pronar të kësaj kazinoje janë firma “Valona Konstruksion” e Besnik Lulajt me 99% të kapitalit dhe 1% e ka firma “ENTRETENIMIENTO PALERMO, SA DE C.Ë”, me pronar Luftar Hysa, të dy këta, të lidhur dhe në 3 biznese të tjera në Shqipëri.

Sipas kontratës e Regjistrit Tatimor, kapitali i kazino “Entertaimnet & Gaming” te resorti “Marina Bay”- Vlorë është 12 miliardë lekë të vjetra, të sjella nga ‘Sinaloa’ e Meksikës, ku vëllezërit “Hysa” thuhet se kanë aktivitetin e miliardave të El Chapos.

Megjithëse këto 12 miliardë lekë i ka sjellë nga Meksika, Luftar Hysa, ka vetëm 120 milionë lekë kapital te kazino “Marina Bay”, ndërsa Besnik Lulaj ka 11.88 miliardë lekë. Por edhe nëse thuhet, se Luftar Hysa, gjoja ia ka dhuruar Besnik Lulajt, nuk mund të besohet, për faktin se nuk janë 12 milionë lekë, por 12 miliardë lekë, të sjella nga Sinaloa në Vlorë, enkas për të hapur kazino. Duke parë këtë lidhje të Lulajt me Ramën dhe biznesnesmenin e El Chapos, kuptohet pse tenderi ishte parashikuar të fitohej prej tij.

Rregullim fasadash, ku nxënësit janë në shkollë

Jemi në prag zgjedhjesh dhe të gjithë kryebashkiakaët tanë e kanë shkelur gazin me “investimet” dhe rregullimet e qyteteve. Teksa nxënësi e shkollave  “14 Engjëjt”, “Servet Agolli”, Buçimas” do jenë duke zhvilluar mësim, punonjësit e Ilir Xhakollit do të shkojnë me lopata, trapan e llaç të zbukurojnë fasadat. Askush nuk ka një përgjigje se përse rikonstruksioni i shkollave nuk u bë përpara se të niste procesi mësimor, duke qenë se fondet kanë qenë të disponueshme.

Kontrata e tenderit është nënshkruar me datë 28 tetor dhe bëhet fjalë për prokurimin me objekt  “Rikonstruksion dhe shtesë shkolla e mesme “14 Engjëjt” dhe 9- vjeçare “Servet Agolli”, Buçimas””, për të cilin është lënë në dispozicion vlera prej  116 850 640,00 të reja. Ky prokurim, përveç se po merr një shumë kaq të madhe dhe gjithçka për punime fasadash që do të shërbejnë në fushatën zgjedhore, është i skuqur në shkelje.

Për këtë, Open Data Albania e ka kaluar në listën “tender me Red Flag”. Sipas të dhënave, fituese e këtij tenderi është kompania “REJ” shpk e Luan Kaprit. Kjo fitore është marrë pa garë, pasi edhe 3 kompani të tjera kanë paraqitur oferta, madje shumë më të lira se “Rej” shpk. Por, bashkia i ka skualifkuar me justifikimin se nuk kanë dorëzuar dokumentat origjinale, kur ligji përcakton se për të tilla raste Autoriteti Kontraktor duhet të vërë në dijeni për këto mungesa operatorët dhe t’iu japë mundësi për rikuperimin e tyre.

Xhakolli nuk ka vepruar sipas ligjit, por ka skualifikuar nga gara të 3 ofertat e tjera dhe ka lënë vetëm Rej shpk, të cilën e ka shpallur më pas automatikisht fituese të tenderit, pa konkurrencë. Luan Kapri është mjaft i njohur për tenderët e marra pa garë në Bashkinë e Pogradecit ndër vite. Krahas rolit si biznesmen, njihet në Pogradec edhe si kushëriri i parë i ish-kryetarit të Bashkisë së qytetit, Eduart Kapri.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: 1 miliarde lekeabuzimEl chaposilir xhakollikedn lojrashkryesore2PogradecShkollatender

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
Dani Alves, te Barcelona B për të siguruar Botërorin

Dani Alves, te Barcelona B për të siguruar Botërorin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rikthimi i Marine Le Pen ndryshon garën presidenciale në Francë!
Botë

Rikthimi i Marine Le Pen ndryshon garën presidenciale në Francë!

23:11 - 24/08/26

Marine Le Pen është rikthyer si një pretendente serioze për presidencën franceze, pasi Gjykata e Apelit në Paris i hoqi...

Lexo më shumë
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)

22:41 - 24/08/26
Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

22:33 - 24/08/26
Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

22:01 - 24/08/26
Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

21:53 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com