GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Projekti “Uniforma Ime”/ FSHF: Ndihmë e madhe, u rrit numri i fëmijëve që regjistrohen me ekipet (VIDEO)

09:31 - 31/10/22
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Projekti “Uniforma Ime”/ FSHF: Ndihmë e madhe, u rrit numri i fëmijëve që regjistrohen me ekipet (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Projekti “Uniforma Ime” i Federatës Shqiptare të Futbollit vijon me ritme intensive duke pajisur me bazë materiale falas çdo fëmijë dhe çdo ekip futbolli në të gjithë Shqipërinë. E teksa ka përfunduar procesi i shpërndarjes së uniformave për klubet që marrin pjesë në Kategorinë Superiore dhe Kategorinë e Parë thuajse në të gjitha nivelet e moshave, vijon shpërndarja në klubet që marrin pjesë në kategoritë më të ulëta, ato rajonale.

Nisma e FSHF-së për t’i dhënë falas çdo fëmije që luan futboll me ekipe uniforma loje, uniforma stërvitjeje, tuta rreshtimi, fëshë dhe çantë ka pasur një impakt të rëndësishëm te fëmijët dhe drejtuesit e klubeve e shoqata të futbollit në të gjithë vendin, që e vlerësojnë mbështetjen e Federatës si një ndihmë shumë e madhe.

Një ndër ta është edhe drejtuesi i shoqatës së futbollit “Ylberi”, Indrit Qerimi, i cili shprehet se ky projekt ka sjellë entuziazëm të madh te fëmijët dhe ka sjellë edhe rritjen e numrit të fëmijëve që regjistrohen për herë të parë me ekipe futbolli.

“Fillimisht kur u tha si ide ne menduam se do të ishte diçka e parealizueshme, si një thënie për të kaluar radhën, por tani projekti Uniforma Ime është një realitet që na ndihmon jashtë mase shumë. Jo vetëm ne si shoqatë, por të gjithë futbollin shqiptar. Është një nisëm për të cilën unë përfitoj nga rasti të falënderoj drejtuesit e FSHF-së në emër të prindërve të fëmijëve që unë stërvit, të cilët na kanë besuar edukimin e fëmijëve të tyre, dua t’i falënderoj për ndihmën e madhe që na kanë dhënë. Veçanërisht në këtë situatë krize kjo nuk është diçka e vogël, por është një ndihmë shumë e madhe për futbollin shqiptar”, – thotë Qerimi, duke theksuar edhe projektet e tjera të FSHF dhe mbështetjen me investimet në infrastrukturën sportive të Lushnjes që po i japin një tjetër shtysë zhvillimit të futbollit.

“Me implementimin e këtij projekti ne na është shtuar numri i fëmijëve të regjistruar, sepse duke parë ndihmën që po i jep FSHF futbollit të fëmijëve, jo vetëm me uniformat falas, por duke na dhënë topat falas prej vitesh, ndërkohë që na ka ndërtuar edhe fusha të reja në Lushnje. Përfitoj sërish nga rasti t’i falënderoj për ambientet e bukura që na kanë krijuar në Lushnje me fushat e reja, sepse dihet që futboll pa infrastrukturë nuk ka. Këtë sezon në kemi një rritje prej 30% të fëmijëve që janë regjistruar në ekipet tona. Kemi hapur edhe ekip futbolli vajzash madje. Faktet tregojnë se futbolli e ka ngritur nivelin dhe ne jemi akoma duke pritur fëmijë të rinj që na bashkohet me ekipet tona”, – u shpreh drejtuesi i Shoqatës së Futbolli “Ylberi”.

Iniciativë e rëndësishme e Federatës Shqiptare e Futbollit, që konsiston në ofrimin e një seti me bazë materiale falas çdo fëmije që luan futboll në gjithë Shqipërinë nga mosha U-7 e deri në moshën U-19 veshjet, pa shpenzuar asnjë qindarkë. Nga ky projekt përfitojnë rreth 15 mijë fëmijë në të gjithë vendin, ndërkohë që kostoja e FSHF-së për një sezon shkon në më shumë se 1.5 milionë euro./fshf.org

Etiketa: fshfFutbolluniforma

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Para
Atentati te “Kodra e Diellit”, ky është 39- vjeçari që u ekzekutua nga një makinë në ecje (FOTO)

Atentati te “Kodra e Diellit”/ Sanaj ishte me shokun e tij, u ekzekutua pasi përcolli nusen te garazhi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25

I riu, shtetasi me iniciale, A.S., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit...

Lexo më shumë
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com