GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kosova paralajmëron përdoruesit e targave të makinave të lëshuara nga Serbia

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Kosova paralajmëron përdoruesit e targave të makinave të lëshuara nga Serbia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet e Kosovës filluan të martën të lëshojnë paralajmërime në vendkalimet kufitare pasi qeveria ndryshoi një vendim për ndalimin e përdorimit të targave të makinave të lëshuara nga Serbia, duke shpallur një zbatim shkallë-shkallë të tij. Në letrat paralajmëruese u bëhet thirrje qytetarëve serbë të Kosovës t’i zëvendësojnë targat e lëshuara nga Serbia me ato të Kosovës.

Një qytetare serbe që mori një letër të tillë në mesnatë tha se ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me targat e makinës. “Për momentin është ajo që është, do ta shohim”, tha ajo. Masa paralajmëruese pritet të zgjasë deri me 21 nëntor nga kur do të pasojnë gjobat prej rreth 150 eurosh për të gjithë ata që vazhdojnë të përdorin targat që Kosova i cilëson të paligjshme.

Sipas vendimit të qeverisë nga data 21 Janar 2023, makinat duhet të pajisen me targa provuese ndërsa pas datës 21 prill 2023, nuk do të lejohet lëvizja e tyre brenda territorit të Kosovës. Ndryshimi i afatit u pa edhe si një lëshim para kërkesave perëndimore për një shtyrje prej dhjetë muajsh. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price tha mbrëmë se Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar nuk i kërkuan Kosovës shtyrje të pjesshme.

Zëdhënësi Price ritheksoi në një konferencë me gazetarë se Shtetet e Bashkuara janë “të zhgënjyera” dhe e “të shqetësuara” që qeveria e Kosovës refuzoi kërkesën dhe këshillën e partnerëve të saj më të ngushtë sa i përket zbatimit të vendimit. Edhe Bashkimi Evropian është shprehur i zhgënjyer që qeveria e Kosovës nuk dëgjoi këshillat për zgjatjen e afatit.

Në një reagim të bllokut thuhet se Kosova ka të drejtë të heqë gradualisht targat e vjetra “por procesi duhet të zhvillohet në mënyrën e dakorduar në dialog dhe të zbatohet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe konsultative”. “Ne kemi qenë të qartë, publikisht dhe privatisht, se komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara kërkon një shtyrje të plotë të zbatimit të këtyre çështjeve. Ne nuk kërkojmë një shtyrje të pjesshme, nuk kërkojmë zbatim në faza. Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar qeverisë së Kosovës një shtyrje të plotë”, tha ai.

Vendimi i qeverisë së Kosovës ishte një veprim për të shmangur tensionet në veri ku përfaqësuesit serbë nuk pajtohen me ndryshimin e targave dhe kanë paralajmëruar rezistencë në çastin kur shqiptohet gjoba e parë. Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Milosh Vuçeviç tha të martën gjatë një interviste për televizionin “Happy” se presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka urdhëruar që ushtria të jetë në gjendje gatishmërie për shkak të situatës në Kosovë.

Tensionet e verës së këtij viti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rreth përdorimit të dokumenteve të identifikimit dhe targave të makinave nxitën një reagim më të ngjeshur diplomatik për të shmangur përplasjet në një periudhë zhvillimesh të ndjeshme politike në Evropë për shkak të agresionit rus në Ukrainë.

Ndërsa partitë opozitare në Kosovë kritikuan qeverinë e vendit për siç thanë dëmtimin e interesave strategjike të vendit duke mos përfillur kërkesat e aleatëve në një periudhë kur janë shtuar përpjekjet për të çuar përpara procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, sipas një plani të propozuar nga Franca e Gjermania e që po mbështetet nga Shtetet e Bashkuara. /Voa/

Etiketa: KosovaSerbiatargat

Lajme të lidhura

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë & Rajon

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

10:55 - 25/09/26
“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!
Aktualitet

“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 - 23/09/26
Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi
Kosovë & Rajon

Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi

15:11 - 23/09/26
Para

Veliaj sulmon sërish protestën e pedagogëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com