GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Sa efiçente është qeverisja e Ramës për shqiptarët?

në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Sa efiçente është qeverisja e Ramës për shqiptarët?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vehap Kola – Një studim i fundit i Qendrës për Kërkime në Administrimin Publik (KDZ) me seli në Vienë, tregon se qeverisja shqiptarëve u kushton shumë pak. Sipas të dhënave të përftuara nga EUROSTAT, në vitin 2021, 27 vendet e BE-së shpenzuan mesatarisht 7,122 njësi sipas standardit të fuqisë blerëse (PPS), ndërsa qeveria shqiptare shpenzoi 6 herë më pak, ose 1.213 njësi të standardit të fuqisë blerëse. Standarti i fuqisë blerëse (PPS) është njësi matëse artificiale, një njësi e së cilës mund të blejë të njëjtën sasi mallrash dhe shërbimesh në çdo vend.

Indikatori Botëror i Qeverisjes (WGI) i Bankës Botërore, mat status quo-në e qeverisjes në pothuajse në të gjitha vendet e botës. Praktikisht, ai jep një pamje të:

  • Cilësisë së shërbimeve publike
  • Cilësisë së shërbimit civil
  • Shkallës së pavarësisë së tij nga presionet politike
  • Cilësinë e formulimit të politikave dhe zbatimit të tyre
  • Dhe besueshmërinë e angazhimit të qeverisë për politika të tilla

Vlerat e indikatorit variojnë nga –2.5 (dobët) deri në 2.5 (i qëndrueshëm).

Grafiku i mëposhtëm tregon një raport përgjithësisht të drejtë ndërmjet efiçencës së qeverisjes dhe shpenzimeve të qeverive për qytetarët. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, raporti më i varfër ndërmjet efiçencës dhe vëllimit të shpenzimeve është Bosnja dhe Hercegovina.

Por ajo që bie në sy është se efiçenca e qeverisjes shqiptare në vitin 2021 është negative, –0.14. Megjithëse Shqipëria zbaton prej pothuajse një dekade taksimin progresiv, barrë të lartë fiskale dhe qeveriset prej një partie të majtë, shkalla e efiçencës së kësaj qeverisjeje është ndër më të ulëtat në Europë. E shprehur me standardin e fuqisë blerëse, qeveria e Shqipërisë harxhon më pak se çdo qeveri tjetër e Europës për frymë qytetari në vit.

Në përgjithësi rajoni i Europës Juglindore shpenzon më pak për qytetarët dhe administrata publike ka efiçencë më të dobët në përdorimin e parave të buxhetit. Reformat e administratës publike në vende si Shqipëria duket se kanë qenë gjithnjë sipërfaqësore dhe aspak përmbajtësore. Kapaciteti qeverisës i administratës mbetet i dobët dhe i ndikuar fort nga patronati politik i partisë në pushtet.

Si një monopol në administrimin e burimeve natyrore dhe paratë e taksave, admnistrata publike shqiptare është një e dhënë më shumë se monopolizimi i tregut ul efiçencën dhe përfitimet për konsumatorët. Të fituarit e vetëm të monopolit shtetëror të buxhetit, liçencave dhe burimeve natyrore janë klientët e qeverisë.

Etiketa: qeverisja e ramesRama

Lajme të lidhura

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?
Opinion

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?

19:17 - 30/07/26
T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!
OP-ED

T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!

10:05 - 27/07/26
Qeveria shqiptare varros sportin, ndërpret çdo lloj financimi për të!
Opinion

Qeveria shqiptare varros sportin, ndërpret çdo lloj financimi për të!

17:03 - 26/07/26
Para
Izet Haxhia: Po të mundja, do e vrisja Sali Berishën

Izet Haxhia: Po të mundja, do e vrisja Sali Berishën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta e dytë në Klos kundër shkrirjes së bashkisë, qytetarët kritikojnë deputetin Agron Malaj që s’i mbështet
Aktualitet

Protesta e dytë në Klos kundër shkrirjes së bashkisë, qytetarët kritikojnë deputetin Agron Malaj që s’i mbështet

22:47 - 05/08/26

Qindra qytetarë u mblodhën këtë të mërkurë në qendër të Klosit në protestën e dytë kundër projektit të reformës administrativo-territoriale,...

Lexo më shumë
Flakët në Mallakastër jashtë kontrollit, situatë kritike në Riban dhe Ngraçan

Flakët në Mallakastër jashtë kontrollit, situatë kritike në Riban dhe Ngraçan

22:41 - 05/08/26
Largohet kreu i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, ja kush emërohet administrator i ri

Largohet kreu i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, ja kush emërohet administrator i ri

21:38 - 05/08/26
“Klasa politike 35-vjeçare, hajdute. Të largohet dhe fatin në dorë ta marrë rinia”/ Protestuesi: Rama diktatori i dytë pas Enver Hoxhës

“Klasa politike 35-vjeçare, hajdute. Të largohet dhe fatin në dorë ta marrë rinia”/ Protestuesi: Rama diktatori i dytë pas Enver Hoxhës

21:27 - 05/08/26
Qumështi VITA me vaj palme, ekspertët: AKU ta tërheqë përkohësisht nga tregu

Qumështi VITA me vaj palme, ekspertët: AKU ta tërheqë përkohësisht nga tregu

20:28 - 05/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com