GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Thaçi në Hagë, këshilltari i Erdogan: Të gjykohet i lirë në Turqi, dalim garantë

21:00 - 01/11/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Thaçi në Hagë, këshilltari i Erdogan: Të gjykohet i lirë në Turqi, dalim garantë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryekëshilltari i presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, shqiptari Sabri Demiri ka deklaruar se Turqia ka qenë nga shtetet e para që ka ofruar garanci për lirimin e ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi nga paraburgimi në Hagë. Në një intervistë për KlanKosova, Demiri u shpreh se që në javët e para kur Thaçi u arrestua dhe shoqërua në Hagë, Turqia ka bërë gati dokumentet duke garantuar lirimin e Thaçit dhe mbajtjen e tij mysafir në Turqi. Për këtë, ai tha se kanë biseduar dhe me autoritetet në Kosovë, dhe kanë qenë të dyja shtetet të koordinuara në mënyrë që gjykimi i Thaçit të vazhdonte në liri, por që për këtë nuk morën një përgjigje nga Haga. Duke folur për mundësitë që Presidenti Erdogan të vizitojë Thaçin në Hagë, ai tha se nuk mund të japë garanci për këtë, ndërkohë që tregoi se gjatë një bisede telefonike që kishte bërë me ish-Presidentin e Kosovës, ky i fundit shprehu falenderimin për Erdogan.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Cili është qëndrimi i Turqisë për Gjykatës Speciale?

Demiri: Qëndrimi i Turqisë ka qenë gjithmonë kundër akuzimit të liderëve të zgjedhur nga populli në mënyrë demokratike. Por ne nuk mund të përzihemi gjatë procesit gjyqësor. Ne kemi dërguar garanci në Hagë që nëse bie një vendim që gjyqi të vazhdojë në liri të Thaçit ta kemi mysafir në Turqi.

Pyetje: Pra ju keni garantuar për lirimin dhe gjykimin e Thaçit në liri. Cila ka qenë përgjigja e tyre?

Demiri: Prej tyre nuk kemi marrë një përgjigje konkrete. Kjo ka qenë në fillim, dy-tre muaj pasi filloi procesi atëherë. Ishin disa shtete që e shprehën këtë dëshirë, ne ishim nga të parët që shprehëm këtë. Dhe filluam me Minisrinë e Jashtme me kërkesën dhe e dorëzuam atë. Nuk mund të them për datë konkrete, por ishim një nga shtetet e para që e ofruan këtë.

Pyetje: A ka pasur bashkëpunim në këtë proces me autoritetet kosovare. Duke qene se keni ofruar garanci për kreun e shtetit.

Demiri: Po, kemi pasur kontakte me institucionet e Kosovës dhe kanë qenë të informuar në Kosovë të gjithë.

Pyetje: Cila ka qenë ndihma e Kosovës në këtë proces?

Demiri: Nuk mund të them diçka të saktë të lidhur me këtë.

Pyetje: Komunikimi me kë ka qenë?

Demiri: Komunikimi ka qenë me Ministrinë e Jashtme, për shkak se unë kam ndjekur në momentin që kam marrë lejen nga President në lidhje me këtë kërkesë. Dhe më pas është marrë Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Jashtme.

Pyetje: Sa janë gjasat që Erdogan të viziojë ish-Presidentin Thaçi në Hagë?

Demiri: Nuk mund të them për këtë.

Pyetje: A ka pasur ndonjë komunikim direkt me Thaçin, nga presidenca apo nga Presidenti Erdogan?

Demiri: Ka pasur një telefonat, por e ka pasur me mua dhe ka shprehur dëshirën që ta përshëndes dhe falenderojë Presidentin Erdogan.

Thaçi dhe të tjerët ka mbi dy vite që po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë. Mbi ta rëndojnë akuzat dhe pretendimet e Prokurorisë Speciale për krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes.

Etiketa: hagathaciTurqia

Lajme të lidhura

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ
Breaking Views

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

17:14 - 05/02/26
Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën
Breaking Views

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën

18:41 - 04/02/26
Emri i saj në dosjen  “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë
Kosovë & Rajon

Emri i saj në dosjen “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë

14:48 - 02/02/26
Para
Nuk mbyllet me kaq! Bardhi mbledh nesër deputetët e PD-së, sërish dikutime për negociatat me Berishën

Nuk mbyllet me kaq! Bardhi mbledh nesër deputetët e PD-së, sërish dikutime për negociatat me Berishën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë
Aktualitet

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

17:38 - 05/02/26

Gjykata e Posaçme ka dënuar 3 prej të akuzuarve të grupit prej 6 personash, që dyshohet se merrnin ryshfet kundrejt...

Lexo më shumë
“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

17:14 - 05/02/26
Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

17:06 - 05/02/26
‘Përgjuesi ishte tek priza e banjës”/ Dëshmia e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e Erjon Llapushit

‘Përgjuesi ishte tek priza e banjës”/ Dëshmia e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e Erjon Llapushit

17:01 - 05/02/26
Blerje votash për PS-në, SPAK dërgon për gjykim tre persona (Emrat)

Blerje votash për PS-në, SPAK dërgon për gjykim tre persona (Emrat)

16:52 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com