Zhduket pa gjurmë një 16-vjeçare nga Fieri. Denoncimi në polici është bërë nga nëna e të miturës, 45-vjeçarja A.M.
“Në Komisariatin e Policisë Fier, shtetasja A. M., 45 vjeçe, banuese në Fier, ka kallëzuar se vajza e saj, 16-vjeçe, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.”, thuhet në njoftimin zyrtar të uniformave blu.
Policia ndërkohë po punon për gjetjen e saj.
Discussion about this post