GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Qeveria ‘tkurr’ me 800 hektarë Parkun e Dajtit

18:00 - 02/11/22
në Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Qeveria ‘tkurr’ me 800 hektarë Parkun e Dajtit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria ka vendosur të zvogëloje me plot 800 hektarë zonën e mbrojtur të Parkut të Dajtit, një prej mrekullive natyrore të vendit tonë. Më herët, qeveria ka vendosur të zvogëlojë po me 800 hektarë edhe Parkun e Butrintit, ku pritet të zhvillohen projekte private nga kompani pranë qeverisë. E njëjta skemë po ndiqet edhe me Parkun më të rëndësishëm malor në kryeqytet. Së fundmi, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka mbyllur tenderin me objekt “Plani i Integruar i Menaxhimit të Parkut Dajt”, me fond limit 14 milionë lekë të reja. Procedura është fituar nga një studio projektuese, e cila ka paraqitur ofertën në vlerë 10 milionë lekë të reja. Në dokumentat e tenderit lexohet se, në vitin 2006, Parku Kombëtar “Mali i Dajtit” u shpall me një sipërfaqe prej 29.384 hektarë.

Por, sipas një Vendimi të qeverisë Rama, të miratuar në fillim të vitit 2022, sipërfaqja e Parkut Kombëtar të Dajtit rrudhet në 28.561 hektarë, ose rreth 800 hektarë më pak. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.59, datë 26 janar 2022, nuk jep asnjë detaj se përse qeveria ka vendosur të zvogëlojë ndjeshëm sipërfaqen e Parkut të Dajtit. Parku malor konsiderohet si mushkëria kryesore e kryeqytetit.

Brezat e gjelbërimit kanë qenë prej vitesh në funksion të pastrimit të ajrit, në një Tiranë tejet të ndotur nga ndërtimet gjigande. Tashmë, me rrudhosjen e Parkut Kombëtar, Parku i gjelbër i Dajtit mund të shndërrohet në një zbukurim për strukturat hoteliere private. /Syri net/

Etiketa: DajtiRamatkurret

Lajme të lidhura

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës
Aktualitet

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës

09:43 - 05/02/26
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin
Aktualitet

Mbahet në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën, pritet nëse çështja do kalojë për gjykim ose jo

08:53 - 05/02/26
Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet
Breaking Views

Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

20:32 - 04/02/26
Para
Nga i merrte florinjtë shoferi i Ardi Veliut, detajet nga hetimet

Nga i merrte florinjtë shoferi i Ardi Veliut, detajet nga hetimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO

11:05 - 05/02/26

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili, i cili është marrë i pandehur si anëtar i grupit kriminal për hakerimin e SPAK-ut,...

Lexo më shumë
“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik

“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik

10:49 - 05/02/26
U gjetën të pajetë/ U helmuan nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

U gjetën të pajetë/ U helmuan nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

10:36 - 05/02/26
Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës

10:29 - 05/02/26
Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, shoferi mbetet i bllokuar brenda automjetit

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, shoferi mbetet i bllokuar brenda automjetit

10:21 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com