GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shifrat/ Ja si po braktiset Policia, çdo muaj dorëhiqen nga 50 efektivë

20:37 - 02/11/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Shifrat/ Ja si po braktiset Policia, çdo muaj dorëhiqen nga 50 efektivë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emigrimi i shqiptarëve nga vendi po i ngjan një kanceri që ka prekur shoqërinë, ndërsa qeveria ka marrë shëmbëlltyrën e një mjeku matrapaz që bërtet, me shpresën e pashpresë për të mbuluar të vërtetën.

Raportet e njëpasnjëshme e vërtetojnë. Si ato vendase ashtu dhe të huaja. INSTAT, EUROSTAT, Banka Botërore, raportimet e mediave prestigjioze dëshmojnë se të rinjtë, truri i vendit, profesionistë, po ikin masivisht nga Shqipëria.

Bizneset janë në vështirësi për krah pune, por jo vetëm. Problematike situata shfaqet dhe në entet shtetërore. “Kanceri i emigrimit masiv” duket se ka prekur edhe Policinë, një nga institucionet shtetërore më të rëndësishme të një vendi.

Sipas një kronike televizive transmetuare këtë të Mërkurë, çdo ditë, 5 deri në 7 punonjës policie kërkojnë të heqin dorë nga uniforma blu, ndërsa vetëm gjatë muajve të fundit 600 punonjës policie të nivelit bazë janë larguar.

Situata kundërshtohet fort nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama, i cili ka nisur një fushatë agresive sulmesh ndaj mediave. Gjithsesi, përballë shifrave kokëforta, vërehet lehtësisht propaganda që kërkon të mbulojë diellin me shoshë.

Situata në Polici, po braktiset uniforma blu

Mësohet se brenda uniformave blu situata është e rënduar në këtë aspekt.

Ndërkohë qe policia nuk është shprehur zyrtarisht për këtë çështje, burime thonë se shumë të rinj në forcat speciale po largohen jashtë vendit, duke braktisur uniformën.

“Sot kemi 460 funksione të lira. Janë emëruar dhe u fillojnë marrëdhëniet administrative e financiare më 01.11.2022, 246 punonjësve të policisë të rolit zbatues, ndërsa kanë filluar mësim me datë 17 Tetor 2022, 250 kursant të shkollës bazë. Vendet e lira që mbeten janë 214, por me daljet në pension apo lirimet do të rritet ky numër”, u shpreh një burim pranë Policisë së Shtetit.

Policia shkel ligjin për informimin, “kyç gojën” për largimet

Në kundërpërgjigje të raportimeve mediatike dhe në funksion të propagandës qeveritare, Policia e Shtetit publikoi një sqarim për numrin e punonjësve të policisë, të cilët largohen nga radhët e uniformave blu, duke deklaruar se: “Nuk është aspak e vërtetë që gjatë muajve te fundit janë larguar 600 punonjës policie”, por nuk dha një shifër sesa largohen. Megjithatë nga përllogaritja e shifrave të marra në rrugë konfidenciale, rezulton se çdo muaj dorëhiqen nga minimalisht 50 policë.

Me tej, Policia e Shtetit deklaron se: “Kërkojmë mirëkuptimin e medias, që para se të publikojë lajme që i përkasin punës së Policisë së Shtetit të kërkojë të dhëna zyrtare pranë strukturave përkatëse në Policinë e Shtetit, me qëllim informimin e saktë të opinionit publik”.

Megjithatë, institucioni i drejtuar nga Muhamet Rrumbullaku çedon në zbatimin e ligjit për informimin.

“Gijotina.com” ka kërkuar zyrtarisht që në muajin gusht pranë Policisë se Shtetit informacionin zyrtar mbi këtë çështje, por deri me sot nuk ka asnjë përgjigje.

Ligji për të drejtën e informimit, në nenin 15 përcakton afatet për marrjen e informacionit. “Autoriteti publik trajton kërkesën për informim, duke parashtruar informacionin e kërkuar sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe. Kur autoriteti publik që merr kërkesën për informim ia dërgon atë një autoriteti tjetër, ai kthen përgjigje jo më vonë se 15 ditë pune nga dita e mbërritjes së kërkesës në autoritetin e parë”, thuhet në pikat 1 dhe 2 të nenit 15.

Më tej, sqarohet se mund të zgjatet me jo më shumë se 5 ditë pune për shkaqe të caktuara.

Megjithatë, kërkesa zyrtare nga “Gijotina” drejtuar Policisë së Shtetit për informacion nuk merr përgjigj prej 31 Gushtit, duke shkelur çdo afat të përcaktuar në ligjin e sipërpërmendur.

“Në çdo rast, mostrajtimi i kërkesës për informim brenda afateve të sipërpërmendura do të konsiderohet refuzim”, përcakton pika 4 e nenit 15 të ligjit për të drejtën e informimit.

Etiketa: braktiset policiadoreheqjeKryesore1Policia

Lajme të lidhura

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë
Aktualitet

Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

19:47 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

19:20 - 31/01/26
Para
Emri/ Burri i vë armën në kokë gruas në Kavajë, ndiqet nga policia

Policia dhe FNSH në aksion, 'blindojnë' sërish Vlorën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26

Punimet për rrugën Kombinat–Ndroq–Plepa po ecin “me ritme të qëndrueshme”, ndërsa autoritetet raportojnë se është realizuar 86% e punimeve në...

Lexo më shumë
Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

19:47 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

19:20 - 31/01/26
101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!

101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!

19:03 - 31/01/26
Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi

Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi

18:41 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com