GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Shtrenjtimi i energjisë po nxit deindustrializimin në Gjermani

09:23 - 03/11/22
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Shtrenjtimi i energjisë po nxit deindustrializimin në Gjermani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur kancelari gjerman, Olaf Scholz udhëton këto ditë për në Kinë, ai shoqërohet nga disa manaxherë sidomos manaxherë të ndërmarrjeve të mëdha industriale. Shefat e BMW dhe VW bëjnë pjesë mes tyre, po ashtu si ata të firmave të mëdha kimike, Bayer, BASF dhe Merck. Të gjithë ata janë shumë të interesuar të vazhdojnë me prodhimin në Kinë.

“Ne kemi një biznez shumë përfitues në Kinë, gjysma e tregut tonë është atje,” tha ditët e fundit për shembull shefi i BASF-it, Martin Brudermüller, duke shtruar më pas pyetjen: “Me çfarë rreziqesh përballet një ndërmarrje, kur heq dorë nga gjysma e tregut?”

Bizneset me Kinën prej të cilave nuk mund të hiqet dorë

Kina pra mbetet e domosdoshme për shumë ndërmarrje. Megjithatë, që kur u zhvillua Kongresi i Partisë Komuniste disa ditë më parë, dyshimet janë shtuar për të ardhmen e bashkëpunimit të deritanishëm. Deri tani në Gjermaninë si vend industrial, për shumë sipërmarrje ia ka vlejtur që energjia të merret lirë nga Rusia, kurse gjysmëproduktet dhe lëndët e para të merren lirë sidomos nga Kina, për të prodhuar në Gjermani prodhime të cilësisë së lartë, që eksportohen shtrenjtë.

Që me sulmin rus kundër Ukrainës kjo formulë nuk vlen më.

Në përshtatje me situatën janë duke u bërë përpjekje për të bërë shpejt ndryshimet e duhura, për të kompesuar nevojat për gaz duke ndërtuar me prioritet terminalet e gazit të lëngshëm dhe për të nxitur më shumë se deri tani prodhimin e energjive të rinovueshme. Dhe shumë sipërmarrje, sidomos ato që harrxhojnë shumë energji, kanë ulur prodhimin ose kanë pezulluar pjesë të prodhimit, për të përballuar rritjen e çmimit të energjisë, të paktën në një afat të shkurtër.

“Gjermania, si vend industrial është duke rënë nën presion gjithnjë e më të madh,” thotë Jupp Zenzen, ekspert për koniukturën në Dhomën gjermane të Industrisë dhe Tregtisë, Deutschen Industrie- und Handelskammertages (DIHK). Kjo shihet edhe me rënien e porosive të reja, në afat të shkurtër.

Tendenca prapaktheu 

Në afat më të gjatë, ka vite që shihet një tendencë prapaktheu: Në vitin 2016 prodhimi industrial në Gjermani zinte 22,8 përqind të prodhimit të brendshëm bruto, kurse vitin e kaluar zuri vetëm 20,8 përqind. Dhe nëse kjo tendencë vazhdon, thotë Eric Heymann, ekonomist i Deutsche Bank Research: “Po të shohim mbas dhjetë vjetësh krizën energjetike që po kalojmë tani, atëherë këtë kohë mund ta vlerësojmë si momentin kur në Gjermani filloi deindustrializimi i përshpejtuar.”

Ulrich Kater, kryeekonomist i Dekabank, mendon njësoj: “Sipërmarrjet që harrxhojnë shumë energji, që kanë ulur tani prodhimin, nuk do ta rrisin prodhimin asnjëherë sa ka qenë para krizës.” Sepse prodhimi mund të bëhet më lirë në pjesë të tjera të botës. Këtu nuk kemi të bëjmë me ristrukturim afatshkurtër. Por, nëse në të ardhmen do të kemi të bëjmë me marrje vendimesh për të bërë investime, atëherë më shpesh se deri tani vendimet do të merren në favor të vendeve të tjera si Amerika e Veriut. Arsyeja kryesore është se atje energjia është më e lirë.

Përveç kësaj, gjatë krizës së Coronës u prishën zinxhiret e furnizimeve. Pasi ndodhi kjo, shumë firma vendosën të tërheqin sërish më shumë prodhim në Gjermani. Por edhe anasjelltas: Sipërmarrjet do të prodhojnë më shumë brenda vendit dhe firmat gjemane që prodhojnë në gjithë botën do të dërgojnë më shumë prodhim në vendet e tjera.

Edhe Kina do të vazhdojë të mbyllet dhe nuk do të dojë të importojë kaq shumë produkte sa deri tani, paralajmëron Kater: “Vendet e punës së industrisë në Gjermani do të vazhdojnë të ndodhen nën presion.” Sepse punët më pak të kualifikuara do të vazhdojnë të bëhen më shumë me automatizime, duke shkaktuar humbje të vendeve të punës. Por kjo e gjitha do të ndodhë në një periudhë më afatgjatë, prej 4- 5 vitesh.

Sfidat aktuale të krijuara nga Kina dhe kriza e energjisë bënë më të qarta edhe deficite të tjera që ka Gjermania si vend industrial: “Ka vite që ne vërejmë një erozion të kualitetit të Gjermanisë si vend industrial,” thotë Jörg Krämer, krye-ekonomist i bankës Commerzbank.

Vitet e kaluara kjo gjë nuk ishte shumë e dukshme për shkak të bizneseve me Kinën, por tani ajo shihet shumë hapur. Krämer flet sidomos për mungesat e shumta në infrastrukturë dhe kohën e gjatë që duhet për mënjanimin e këtyre pengesave.

Pengesë ngritja e infrastrukturës 

Kështu, koalicioni qeveritar pati njoftuar në paktin e koalicionit, se do të kujdeset që vitin e parë të qeverisjes për “ritme më të larta në ndërtimin e infrastrukturës”. Por paketa përkatëse e ligjeve përpiluar nga ministri i Transportit, Volker Wissing, ka ngecur në vend për shkak të kundërshtimit të Të Gjelbërve. Këtu, ndërtimi me prioritet i terminaleve të gazit të lëngshëm, LNG, mund të bëhet shembull për procese të shpejta, joburokratike të dhënies së lejes: “Deindustrializimi nuk është vetëm skenar horrori për grupet ekonomike,” paralajmëron krye-ekonomisti i Commerzbank. Nëse këto probleme nuk zgjidhen, atëherë në të ardhmen sipërmarrjet e mëdha do të ofrojnë më pak vende pune dhe do të prodhojnë më pak në Gjermani, si vend industrial. Për firmat e vogla kjo rrugë mbetet e mbyllur: “Për ekonominë e mesme gjermane, sidomos sektorët që harrxhojnë shumë energji, përshtatja me një botë të re energjie do të jetë sfidë e madhe dhe disa ndërmarrje do të dështojnë në këtë pikë”, thotë i bindur Eric Heymann nga Deutsche Bank Research./DW

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
Rekordi i CR7 mbetet i lartë/ Messi vetëm 2 asistime larg në Champions League

Rekordi i CR7 mbetet i lartë/ Messi vetëm 2 asistime larg në Champions League

Discussion about this post

TË FUNDIT

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

Qeveria prezanton një filtër të ri sigurie për investimet e huaja, duke vendosur kontroll të detajuar për kapitalin që prek...

Lexo më shumë
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com