GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj hap qesen për fushatë, 2 mld lekë pa garë për fasadat në kryeqytet

14:13 - 03/11/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Veliaj hap qesen për fushatë, 2 mld lekë pa garë për fasadat në kryeqytet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të gjithë këto vite në krye te Tiranës, Erion Veliaj është kujdesur vetëm e vetëm të prishë shtëpitë e qytetarëve dhe të ndërtojë kullat mu në zemër të kryeqytetit. Në 8 vjet infrastruktura e Tiranës ka qenë e paprekur dhe drejt degradimit. Tashmë që po afrojnë zgjedhjet vendore dhe  Lali Erit i duhen votat po nxiton që të paktën të rregullojë fasadat për të mbuluar shkatërrimet që i ka bërë kryeqytetit. Por, duke qenë në nxitime sipër këto projekte po mbyllen me shumë shpenzime dhe në shkelje të ligjit.

Këtë herë Veliaj ka mbyllur dy tenderë korruptiv. I pari ka si qëllim  forcimin e  argjinaturës së lumit Zhullima, pasi objekti i tenderit është “Mbrojtja  Nga Gërryerjet e Lumit Zhullima, Baldushk”. Për këtë tender  do të shpenzohen 110 milionë lekë dhe do të shkojnë në xhepin  e biznesmenit Hajredin Ukperaj me kompaninë “D E N I S – 05 shpk”.

Në fakt në këtë garë kanë dorëzuar oferta 10 kompani,  madje 3 prej tyre oferta deri në 20 milionë lekë më lirë se fituesi, por janë skualifikuar me justifikimin se  nuk kanë paraqitur certifikatat për një drejtues teknik. Kështu, në garë ka mbetur vetëm kompania “Denisi 05 shpk”, i cili është shpallur fitues pa konkurrencë fare. Për këto shkelje të ligjit të prokurimit Open Data Albania e klasifikon këtë prokurim si me risk të lartë dhe korruptiv, duke i dhënë flamurin e kuq.

Hajredin Ukperaj shkatërron lumenj

Ndërkohë paradoksi tjetër në këtë kontratë është se Veliaj ka lënë në dorë mbrojtjen nga gërryerja të Lumit Zhullima një biznesmeni si Ukperaj, i cili në vitin 2018 është përfshirë në një skandal për shkatërrimin e lumit Vjosa në Vlorë. Një hetim i viti 2018 nga sektori ekonomik në policinë e Vlorës është mbyllur më pas me akuza konkrete për 9 persona të pandehur, biznesmenë ndërtimi dhe zyrtarë të administratës publike në qarkun e Vlorës. Me tyre ishte edhe biznesmeni Hajredin Ukperaj me kompaninë “D E N I S – 05 shpk”. hetimore e nisur nga policia e Vlorës bën fjalë për ndërtimin e 90 km rrugë në zonën që njihet si rruga e “Lumit të Vlorës” me një vlerë prej gati 200 milionë euro për tre loje ndërtimi.

Nga një njoftim në media në janar të 2018 policia e Vlorës njoftonte se disa kompani private kryenin aktivitet, duke shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme shtratin e lumit Shushicë përgjatë aksit rrugor Peshkopi-Gjorm, si dhe pasqyronte ligjshmërinë e dyshim të  lejeve për shfrytëzimin e inerte vetë shtratit të këtij lumi nga shoqëri të ndërtuese.

Ky informacioni policisë është përforcuar edhe nga denoncimi i disa banorë vetë fshatit Drashovicë në Vlorë, lidhur me shfrytëzimin e paligjshëm të shtratit të lumit Shushicë.  Asaj kohe hetimet e policisë dhe prokurorisë së Vlorës kanë zbuluar se tre kompanitë “Denis-05” e Hajredin Ukperaj, “Arifaj” e Rezarta Bokçiu dhe “Eurokos Dega Shqipëri” e Ismet Arifaj kanë kryer punime në rrugën e “Lumit të Vlorës” para miratimit të lejes së ndërtimit nga Këshilli i Rregullimit të Territorit dhe njëkohësisht pa patur një leje mjedisore të vlefshme.

Tenderi 1 mld lekë për fasada

Po në të njëjtën ditë me datë 2 nëntor Veliaj ka firmosur kontratën që do të rregullojë fasadat e ndërtesave në kryeqytet. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Rikonstruksion i rrugës Xhorxh ë Bush dhe rehabilitimi i fasadave”. E pra për të lyer këto fasada Lali Eri do të shpenzojë 105. 095 535,00 lekë të reja ose 1 mld lekë të vjetra. Por, ndërsa paratë fluturojnë për të bërë reklamë për zgjedhjet, Veliaj as nuk kujdeset që të paktën këto para t’i shpenzojë në komfort ligjit.

 

Kemi të bëjë sërish me prokurim pa konkurrencë, pasi nga 12 kompani që kanë paraqitur ofertë, Bashkia Tiranë ka lënë në garë vetë ALMO KONSTRUKSION” shpk, në pronësi të Alfons Bitrit dhe Edmond Bitrit. Edhe në këtë rast, të gjitha kompanitë e tjera kanë paraqitur oferta më të lira, por Veliaj si në çdo rast preferon t’u shërbejë klientëve të tij.

Këto tregojnë se, tani u zgjua Lali Eri dhe po kujtohet për Tiranën, por duhet t’i rikujtojmë këtu se Tirana nuk është vetëm qendra dhe zona e Bllokut, ke shumë lagje vetëm 20 minuta larg që duken akoma si në mesjetë.

 

“Misteri” i Lali Erit/ Sa herë i rehabiliton punët që inaguron? (FOTO)

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

 

 

Etiketa: abuzimBashkia TiraneDenisi 05fasadekryesore2Krysore2lumrrugetenderiVeliaj

Lajme të lidhura

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga
Breaking Views

Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga

15:07 - 02/12/25
Para
GJKKO vendos konfiskimin 100% të Ora News

GJKKO vendos konfiskimin 100% të Ora News

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të mbajtur me Federatën e Opozitës së Bashkuar, akuzoi qeverinë për manipulim...

Lexo më shumë
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com