GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Konjufca: Beogradi po kërcënon e minon stabilitetin në rajon

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Konjufca: Beogradi po kërcënon e minon stabilitetin në rajon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Parlamentit të Kosovës Glauk Konfujca është shprehur se Serbia po kërcënon stabilitetit e Kosovës dhe rajonit. Deklaratat i bëri në takimin e nëntë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë. Duke komentuar grumbullimin e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën ai tha se këto nuk janë mesazhe që vijnë nga një vend që kërkon të ruajë raporte të mira me fqinjët. Kryeparlamentari i bëri thirrje Bashkimit Europian që ti dënojë këto veprime të Serbisë.

“Republika e Kosovës në politikat e saj strategjike të orientimit rreshtohet fuqishëm me ato të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s për paqe dhe stabilitet… Ne duam paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë, por jemi plotësisht të vetëdijshëm se paqen dhe stabilitetin po e kërcënon dhe minon Serbia. Ta zëmë, koncentrimi i këtyre ditëve të fundit i forcave ushtarake të Serbisë dhe grumbullimi i tyre përgjatë kufirit me Kosovën nuk është mesazh dhe porosi i një shteti që dëshiron të ndërtojë marrëdhënie të mira fqinjësore me Kosovën. Prandaj si veprim i tillë duhet të dënohet prej të gjithëve, duke përfshirë edhe Bashkimin Evropian”, tha ai.

Deklaratat e Konjufcës vijnë pas tensioneve të rritura në Veri të Kosovës që erdhën pas futjes në fuqi të reciprocitetit të targave. Shkarkimi i drejtorit të Policisë në Veri duket se i ka shtuar këto tensione ku ka pasur reagime të shumta nga të dyja palët.

Shkarkimi i drejtorit të Policisë në Veri të Kosovës Nenad Gjuriç vjen pas refuzimit të këtij të fundit për të vendosur letra qortuese ndaj shoferëve që nuk zbatojnë vendimin e qeverisë për targat. Ditën e djeshme ai u paralajmërua me shkarkim nga Policia e Kosovës ndërkohë ditën e sotme u mor dhe vendimi për shkakrimin e tij. Marrëveshja për reciprocitetin e targave është shoqëruar me tensione të shumta në Veri duke bërë që Policia e Kosovës të jetë në gatishmëri dhe të marra masa shtesë për rendin dhe sigurinë. Gjithashtu dhe trupat e KFOR kanë bërë me dije se po monitorojnë situatën dhe janë në gatishmëri për të vepruar në rast se rrezikohet stabilitetit. Mes Kosovës dhe Serbisë kanë nisur akuzat e ndërsjellta ndërkohë që ushtria serbe është vënë në “alarm të kuq” për çdo rast.

Etiketa: beogradikercenonkONJUFCA

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Para
Haradinaj-Kurtit: Nëse nuk përfill kërkesat amerikane, po rrëshqet në tradhti

Haradinaj-Kurtit: Nëse nuk përfill kërkesat amerikane, po rrëshqet në tradhti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26

Shqipëria regjistroi rritjen e dytë më të ulët ekonomike në Ballkanin Perëndimor në tremujorin e dytë të vitit 2026, duke...

Lexo më shumë
‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

08:05 - 21/10/26
Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:35 - 21/10/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:33 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com