GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Bashkimi Europian dhe “e çara” ballkanike

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Bashkimi Europian dhe “e çara” ballkanike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Krerët e shteteve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen më 6 dhjetor në Tiranë për të diskutuar mbi të ardhmen e rajonit. Samiti mbahet në një kohë kur zhvillimet dramatike në Ukrainë po kërcënojnë të riaktivizojnë “çarjen” ballkanike, ndër shumë nga pasojat e tjera të luftës.

Për herë të parë që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, udhëheqësit evropianë do ta gjejnë veten në “fushën” e brishtë ballkanike, dhe do të përpiqen të zbulojnë një mënyrë për gjetjen e një ekuilibri delikat midis zgjerimit të BE-së dhe rritjes së ndjenjës pro-evropiane tek qytetarët në këto vende.

Lexo edhe: Ukraina akuza Rusisë për dëmtimin e centralit bërthamor

Pushtimi barbar i Rusisë në Ukrainë dhe revizionizmi totalitar gjithnjë e më agresiv i Moskës, i ka treguar njerëzve në Ballkan dhe disa prej udhëheqësve të tyre, se çfarë kanë për t’iu ofruar rusët. Po ashtu ata po bëhen më të vetëdijshëm në lidhje me qëllimet e vërteta të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, teksa ky i fundit po synon të pozicionohet si një lojtar i fuqishëm në oborrin e tyre, por edhe për atë që mund të ofrojë në këtë tryezë Bashkimi Evropian.

Tani është momenti i favorshëm, dhe lidershipi politik i BE-së duhet të përfitojë prej tij në mënyrë që të ripohojë synimin e tij të fortë për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit për vendet kandidate. “Ky është momenti i së vërtetës për Ballkanin Perëndimor!”- deklaroi zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Margaritis Shinas javën e kaluar, duke u kërkuar me mirësjellje liderëve të BE-së që të marrin pjesë në samitin e Tiranës, për t’i dërgua një mesazh të fuqishëm popujve të Ballkanit se Evropa është në krah të tyre edhe në këto kohë të trazuara.

Shinas ka të drejtë. Mungesa në këtë takim e lojtarëve kryesorë si kancelari gjerman Olaf Sholc apo presidentit francez Emanuel Makron – apo e të dyve – do të dërgonte një mesazh krejtësisht të gabuar. Në lojë janë shumë gjëra, sidomos në aspektin gjeopolitik, ndaj nuk ka më vend për tradhti dhe paragjykime.

Dy zjarre po vlojnë tashmë në rajon, në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, dhe ato kërcënojnë që të përshkallëzojnë sërish tensionet. Popujt e Ballkanit Perëndimor duhet ta ndiejnë se “ombrella” evropiane po zgjerohet për t’i mbrojtur edhe ata, si në nivelin më të lartë me përshpejtimin e procedurave, por edhe në nivelin praktik, me një ndihme të dukshme në sektorin energjitik për t’i ndihmuar ata që të përballojnë dimrin që po vjen.

Në këtë aspekt, evropianët duhet të veprojnë si në shtëpinë e tyre, duke pasur parasysh varësinë pothuajse të plotë të Ballkanit nga gazi rus. Në kushtet aktuale, nuk mund të përsëriten me gabimet e së shkuarës siç ishin vonesave skandaloze në dërgimin e vaksinave kundër Covid-19, apo lejimi që turqit, rusët dhe kinezët të ndërhyjnë në rajon dhe të veprojnë si “samaritanë të mirë” me një kosto gjeopolitike të madhe./ bota.al

Etiketa: ballkanikeBashkimi Europiane cara

Lajme të lidhura

Rama do të mbledhë Qeverinë në Pogradec, priten lëvizje për 6 ministra
Breaking Views

Rama do të mbledhë Qeverinë në Pogradec, priten lëvizje për 6 ministra

21:07 - 06/08/26
Dita e 68-të e protestës/ Aktivistja: Nuk e lëmë sheshin pa u realizuar dorëheqja e Ramës!
Breaking Views

Dita e 68-të e protestës/ Aktivistja: Nuk e lëmë sheshin pa u realizuar dorëheqja e Ramës!

21:00 - 06/08/26
“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!
Aktualitet

“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!

15:12 - 06/08/26
Para
Primaret në PD, Adriana Kalaja futet në garë për Bashkinë e Tiranës

Primaret në PD, Adriana Kalaja futet në garë për Bashkinë e Tiranës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale
Aktualitet

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale

22:46 - 06/08/26

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një banesë dykatëshe në lagjen “16 prilli” në Fier. Flakët kanë përfshirë...

Lexo më shumë
Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

22:07 - 06/08/26
Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

22:01 - 06/08/26
Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

21:52 - 06/08/26
Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

21:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com