GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Ushtroni ndikim në Rusi”, kancelari Scholz ka një kërkesë për Kinën

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ushtroni ndikim në Rusi”, kancelari Scholz ka një kërkesë për Kinën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kancelari gjerman Olaf Scholz vizitoi sot Kinën ku i kërkoi presidentit Xi Jinping që Kina të “ushtrojë ndikimin e saj në Rusi”. Vizita njëditore e udhëheqësit gjerman ka nxitur kritika për shkak të mbështetjes së heshtur që Kina i jep Moskës. Në një konferencë shtypi pas takimit, Kancelari Scholz foli edhe për rrezikun e përdorimit të armëve bërthamore.

Kancelari gjerman Olaf Scholz i kërkoi Pekinit të shfrytëzojë ndikimin që ka mbi Moskën kundër luftës në Ukrainë.

“Si një lojtar politik global dhe anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Kina ka përgjegjësi për paqen në botë. Unë i thashë Presidentit Xi se është e rëndësishme që Kina të ushtrojë ndikimin e saj tek Rusia”, tha kancelari gjerman, Scholz.

Kancelari gjerman foli me gazetarë së bashku me kryeministrin në largim kinez, Li Keqiang. Asnjë pyetje prej gazetarëve nuk u lejua.

“Kemi biseduar për krizën aktuale të Ukrainës dhe të dyja palët shpresojnë që kjo krizë të përfundojë sa më shpejt, situata të lehtësohet dhe nuk duhet të përshkallëzohet. Pika jonë fillestare është të nxisim paqen dhe të promovojmë bisedimet”, tha ndër të tjera kryeministri kinez, Li Keqiang.

Kancelari gjerman gjithashtu foli për rrezikun e përdorimit të armëve bërthamore. Ai tha se ka pajtim me Kinën se përdorimi i tyre është “i papërgjegjshëm dhe shumë i rrezikshëm”.

Udhëtimi që konsiderohet delikat në aspektin diplomatik u bë. Ndërsa Gjermania dhe Bashkimi Evropian po punojnë për strategjinë e tyre përballë një Kine gjithnjë e më autoritare.

Vizita njëditore e kancelarit gjerman po teston ujërat mes Kinës dhe Perëndimit pas vitesh tensioni në rritje. Bashkë me bisedimet që prekin luftën e Rusisë kundër Ukrainës, ndryshimet mjedisore dhe qasjen reciproke ndaj tregëtisë.

Scholz, është udhëheqësi i parë i 7 vendeve më të industrializuara të botës që viziton Kinën që nga fillimi i pandemisë.VOA

Etiketa: KinendikimRusiScholz

Lajme të lidhura

Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump: SHBA po negocion me Iranin, por Teherani ende nuk është gati për marrëveshje

08:10 - 25/07/26
Trump tarifon botën, BE dhe disa vende reagojnë ashpër: A është Shqipëria në listë?
Aktualitet

Trump tarifon botën, BE dhe disa vende reagojnë ashpër: A është Shqipëria në listë?

15:44 - 24/07/26
Trump habit me kërkesën e tij: Dua që Infantino të bëhet sekretar i përgjithshëm i OKB-së
Botë

Trump habit me kërkesën e tij: Dua që Infantino të bëhet sekretar i përgjithshëm i OKB-së

09:45 - 22/07/26
Para
Thellohet përçarja, Lori Hoxha nuk shfaqet në eventin e Arbanës

Thellohet përçarja, Lori Hoxha nuk shfaqet në eventin e Arbanës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fjala e dhënë mbahet ose thyhet! Ndaj pyetja nuk është kush e kërkon Besën, por kush e mban
OP-ED

Fjala e dhënë mbahet ose thyhet! Ndaj pyetja nuk është kush e kërkon Besën, por kush e mban

10:21 - 25/07/26

Nga Lutfi Dervishi   A ke besë? Po institucione? "Është qeverisja, or budall" BESA është ndoshta përpjekja konceptuale më serioze...

Lexo më shumë
Tabaku zbërthen 10 vitet e “Ligjit të Investimeve Strategjike”: Parlamenti është përdorur si noter i qeverisë

Tabaku zbërthen 10 vitet e “Ligjit të Investimeve Strategjike”: Parlamenti është përdorur si noter i qeverisë

10:02 - 25/07/26
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë

Protesta hyn në ditën e 56, qytetarët zbresin përsëri sot në shesh për largimin e Ramës

09:20 - 25/07/26
Ofertë deri në 30 milionë euro, klubi i Premier League nuk heq dorë nga Ernest Muçi

Ofertë deri në 30 milionë euro, klubi i Premier League nuk heq dorë nga Ernest Muçi

09:12 - 25/07/26
Sazani e Zvërneci, protestat dhe pushteti: Kush fiton e kush humbet dhe kush paguan faturën?

Sazani e Zvërneci, protestat dhe pushteti: Kush fiton e kush humbet dhe kush paguan faturën?

09:07 - 25/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com