GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Fatura e emigracioni”, sa i kushton Shqipërisë ikja e të rinjve

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
gomone angli emigracioni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Reduktohet numri i të rinjve dhe rritet numri i pensionistëve. Të parët prodhojnë vlerë të shtuar të dytët konsumojnë vlerë (pensione dhe shërbim sanitar). Nga viti në vit skema e pensioneve po përkeqësohet.

Nëse në 1990 ne kishim 4 kontribuues (të punësuar) për çdo 1 përfitues pensioni (pensionist) sot kemi 1.4 kontribues për çdo pensionist. Nëse do t’i referohemi projeksioneve të popullsisë sipas grupmoshave në 2030 do të kemi 1.1 kontribuues për 1 përfitues (sistemi i pensioneve kalon padyshim në kolaps).

Emigracioni është një kosto shumë konsistente, nga këndvështrimi i kapitalit human, pasi formimi i një personi ka një kosto për shoqërinë dhe familjen. Sot një familje harxhon mesatarisht 8% të buxhetit familjar për rritjen dhe edukimin e fëmijëve nga lindja deri në 24 vjeç një familje harxhon rreth 42 mijë euro.

Po ashtu qeveria shpenzon rreth 18 mijë euro për formimin e një të riu (nga klasa e parë fillore deri në maturën shtetërore, po ashtu rreth 36000 euro i kushton vendit dhe familjes formimi i një mjeku ku në vitet e fundit janë larguar rreth 20000 mjekë dhe infermierë nga Shqipëria, gati 2000 infermierë dhe mjek çdo vit largohen nga Shqipëria, drejt vendeve të zhvilluara.

Lexo edhe: Trafikantët shqiptarë ofrojnë paketa premium për të shkuar në Britani

Shifrat

Nga Shqipëria largohen çdo vit rreth 55000 mijë veta nga të cilët rreth 90% nuk kthehen më në periudhën afatshkurtër apo afatmesme dhe rreth 35% e tyre janë deri në moshën 25 vjeç. Kjo nënkupton se ne humbasim rreth 630 milionë euro çdo vit vetëm nga largimi i të rinjve që nuk kthehen më në vendlindje. Kjo është humbja në formimin e kapitalit human. Por nuk është e vetmja humbje.

Largimi i të rinjve sidomos nga zonat rurale po ndikon negativisht në strukturën demografike të popullsisë dhe po rriten ndjeshëm kostot te punës në sektorët jo produktivë siç është bujqësia dhe blegtoria. Largimi po bëhet problem dhe në qytete. Sot një sektor jo shumë produktiv si ai fason po detyrohen jo vetëm të rriti ndjeshëm pagat për të siguruar forcë punëtore por edhe të kërkojë në vendet e largëta si Nepali apo Bangladeshi duke menduar tashmë jo vetëm për pagat por edhe akomodimin e tyre.

Efektet janë shkatërrimtare në cilësinë e sistemit shëndetësor nga ikja e mjekëve dhe e infermierëve (nga 140 mjekë për 100 mijë banorë që kish Shqipëria në vitin 2000, ndërsa në 2018 kishim vetëm 110 mjekë për 100 mijë banorë ku mesatarja e BE-së ishte 348 mjekë për çdo 100 mijë banorë. Spitalet në qytete dhe një pjesë e atyre rajonale po shkojnë drejt kthimit në ambulatorë apo drejt mbylljes fare.

Emigracioni i të rinjve redukton numrin e lindjeve dhe numrin e nxënësve në arsimin parauniversitar duke e kaluar raportin nxënës mësues nga 20 që ka qënë në vitet 2000 në rreth 7.8 në qarkun e Gjirokastrës, kjo nënkupton që në shumë zona kemi kaluar në klasa kolektive, pra reduktim të ndjeshëm të cilësisë dhe rezultateve të të nxënit.

Largimi i të rinjve nënkupton po ashtu rënie të kërkesës agregate në tërësi apo të konsumit në shumë sektorë specifik në veçanti, çdo i ri që po ikën redukton kërkesën agregate afatgjatë me mijëra euro (nuk blen një shtëpi, nuk blen veshje, nuk konsumon ushqime në vend etj).

Largimi i personave të kualifikuar si inxhinieret apo programuesit po reduktojnë ndjeshëm nga viti në vit avantazhin që kishte Shqipëria në raport me vendet e zhvilluara për gjetjen e kapitalit human të mirëarsimuar me kosto më të ulët se mesatarja e BE-së.

Nëse nuk do të merren masa konkrete si: bursa apo punësim i garantuar për disa degë të mësuesisë; fonde mbështetëse për të rinjtë që duan të zhvillojnë sipërmarrje në zonat rurale ku jetojnë; pagesa stimuluese për lindjet si psh 50 euro në muaj për çdo fëmijë nga 0-6 vjeç; garantimin e vendeve të punës për të kthimin e trurit në vend; më tepër siguri shëndetësore, ushqimore apo arsim më cilësorë; etj., emigracioni dhe plakja e popullsisë do jetë shkatërrimi i ekonomisë së vendit./Monitor

Etiketa: edukimemigracionifamiljeFaturePUNESIM

Lajme të lidhura

Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?
Aktualitet

Shpopullimi i vendit, Shqipëria mbetet vendi më i prekur në rajon, e para për largime dhe pa asnjë shenjë përmirësimi

08:15 - 03/06/26
Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike
Ekonomi & Sociale

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

23:09 - 02/06/26
Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë
Breaking Views

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë

21:28 - 02/06/26
Para
“Ka qenë vit i mrekullueshëm”, Beniada Nishani feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush modelja

Babai i dy fëmijëve, zbulohen detaje nga i dashuri i Beniadës

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK tërhiqet nga Zvërneci, lirohen llogaritë bankare të investitorëve nga Katari
Aktualitet

SPAK tërhiqet nga Zvërneci, lirohen llogaritë bankare të investitorëve nga Katari

10:48 - 03/06/26

Pas tre ditëve bllokim me kërkesë të SPAK, 195 milionë dollarë të destinuara për resortin në Zvërnec janë zhbllokuar. SPAK...

Lexo më shumë
Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian

10:37 - 03/06/26
Ish-ministrja socialiste kritikon Ramën: Qytetarët nuk janë spektatorë, kur preket mjedisi dhe pasuritë natyrore

Ish-ministrja socialiste kritikon Ramën: Qytetarët nuk janë spektatorë, kur preket mjedisi dhe pasuritë natyrore

10:23 - 03/06/26
Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë

Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë

09:49 - 03/06/26
Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes

Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes

09:23 - 03/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetkare girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş