GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Prej 13 vitesh i zhdukur, kush ishte këshilltari i afërt i Dritan Priftit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Prej 13 vitesh i zhdukur, kush ishte këshilltari i afërt i Dritan Priftit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në vitin 2000, Eduart Belegu bën kapërcimin në nivele të larta në biznes, duke krijuar lidhje të rëndësishme. Ai emërohet administrator i kompanisë “Darfo Albania”, subjekti koncesionar që kishte fituar të drejtën për riaktivizimin e aktivitetit të ferro kromit në Elbasan si dhe nxjerrjen e kromit nga minierat e Përrenjasit dhe Pojskës. Në vitin 2001, kompania që ishte nën pronësi të italianëve të “Darfo” do të zgjeronte koncesionin edhe me minierat e Bulqizës. Pra, Eduard Belegu drejtonte kompaninë që zotëronte mbi 95 % të aktivitetit tregtar të kromit në Shqipëri.

Për të kuptuar rëndësinë e kompanisë në fjalë, mjafton të themi se plot 5 % e depozitave botërore të kromit në atë kohë, përllogariteshin se ndodheshin në Shqipëri. Drejtimi i “Darfo-s”, i dha Belegut akses dhe njohje në nivele të larta të politikës.

“Eduard Belegu ishte biznesmen i suksesshëm merrej me hidrokarbure, krom. Ishte shumë i suksesshëm në atë periudhë”, u shpreh gazetari, Ferdinand Dervishi.

Në vitin 2004, në fillimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ai dallohej si një prej aderuesve të parë dhe më aktivë në atë kohë nga bota e biznesit. Belegu ishte anëtar i këshillit Drejtues dhe anëtar i Kryesisë së LSI-së. Mbi të gjitha, ai njihej si një prej kontributorëve kryesorë financiarë në atë forcë politike. Në botën e biznesit, ai kishte krijuar një profil suksesi dhe shihej edhe nga politika si një kapital jo vetëm ekonomik, por edhe njerëzor.

Miqtë e tij të dikurshëm rrëfejnë se Belegu, ishte shpesh herë zgjidhja e problemeve të punëtorëve. Në disa episode, ai kishte cuar për kurim jashtë shtetit vartësit e tij. Por këto, mbeten thjesht kujtime pasi nga momenti kur u zhduk, askush prej miqve të dikurshëm të Belegut nuk preferon të flasë për fatin e tij. I vetmi që e bënte, ishte Dritan Prifti, por edhe ai nuk jeton më sot.

Nisur nga profili i krijuar, LSI i besoi Belegut kandidimin për deputet në zonën Pogradecit në vitin 2005. Ai u pa si një ofertë e re dhe mori një numër të konsiderueshëm votash. Por, votat ishin të pamjaftueshme për mandatin./TopChannel

Etiketa: BeleguDritan Priftizhdukur

Lajme të lidhura

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin
Aktualitet

Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

14:42 - 30/09/26
Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve
Aktualitet

Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve

14:08 - 30/09/26
Para
Aksidenti në Patok, humb jetën adoleshenti (Foto)

Aksidenti në Patok, humb jetën adoleshenti (Foto)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com