GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Policia prangos 14 persona në Prishtinë, dyshohet se…

22:44 - 08/11/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Përdhunimi i të miturës në Kosovë, arrestohen dhe 6 persona të tjerë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar 14 persona, punonjës të “Call Center” (Qendër e Thirrjeve) në Prishtinë. Të arrestuarit dyshohen për veprat penale: “hyrje në sistemet kompjuterike”, “mashtrim” dhe “pastrim parash”.

I dyshuari kryesor në këtë rast, sipas autoriteteve, është shtetas i huaj.

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se ky aksion është ndërmarrë pas hetimeve disamujore në bashkëpunim me autoritetet e Gjermanisë.

“Ekziston dyshimi i bazuar se këta persona kanë regjistruar si biznes ‘Qendër të Thirrjeve’ në Kosovë dhe përmes saj kanë komunikuar përmes telefonit me shtetas të ndryshëm përfshirë edhe gjermanë. Gjatë komunikimeve kanë arritur t’i mashtrojnë të dëmtuarit duke i shtyrë që të investojnë në platforma të ndryshme digjitale gjoja për investime. Për realizimin e mashtrimit të dyshuarit kanë përdorur edhe sistemin kompjuterik-përdorimi i softuerëve për qasje nga distanca si dhe krijimi dhe përdorimi i faqeve në internet”, u tha në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Sipas Kodit Penal të Kosovës për veprën penale “hyrje në sisteme kompjuterike”, nëse një person ka shkaktuar dëm prej 10.000 eurosh, atëherë ai mund të dënohet nga gjashtë muaj deri në pesë vjet burgim.

Për veprën penale të “mashtrimit”, ndëshkimet bazohen në dëmin material të shkaktuar dhe varojnë nga tre muaj deri në 10 vjet burgim. Ndërkaq, për veprën penale “shpërlarje e parave”, parashihet dënim me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.

Gjatë aksionit të zhvilluar në disa lagje të Prishtinës më 8 nëntor, Prokuroria bëri të ditur se janë sekuestruar një sërë provash, përfshirë dy vetura, 167 kompjuterë, tre laptopë, telefona mobilë dokumente të ndryshme dhe prova tjera elektronike.

Të 14 personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.REL

Etiketa: 14 arrestuardyshohenKosove

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?
Aktualitet

REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?

17:30 - 04/12/25
Para
Rrëzimi i qeverisë së Abazoviç, DASH: SHBA do të mbështesë çdo qeverisje demokratike

Paralajmërimi i DASH: Situata në veri të Kosovës mund të përshkallëzohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

Një aksident dramatik ka ndodhur sot në Pogradec, me pasojë 3 persona të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në...

Lexo më shumë
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com