“Shtëpia e Futbollit” u bë mbrëmjen e së enjtes qendra e një aktiviteti të veçantë në kuadër të shortit të finaleve të UEFA EURO U-21 2027, ku Kombëtarja shqiptare U-21 njohu kundërshtarët e saj për fazën finale të këtij kompeticioni madhor.
Federata e Futbollit organizoi një event të posaçëm në sallën e konferencave, ku morën pjesë personalitete të futbollit shqiptar, ish-futbollistë, partnerë të FSHF-së, përfaqësues të medias, bashkëpunëtorë dhe të ftuar të tjerë, të cilët ndoqën drejtpërdrejt ceremoninë e shortit.
Atmosfera ishte e veçantë, me emocionet dhe interesin që shoqërojnë një ngjarje historike për futbollin shqiptar.
Për herë të parë, Shqipëria do të jetë mikpritëse e finaleve të një Kampionati Europian U-21, ndërsa Kombëtarja jonë do të jetë gjithashtu pjesë e këtij kompeticioni për herë të parë në histori.
Ky organizim përfaqëson një moment të rëndësishëm për futbollin shqiptar dhe një mundësi të madhe për të promovuar vendin tonë në arenën ndërkombëtare.
Përmes këtij eventi, FSHF ndau me partnerët, median dhe komunitetin e futbollit emocionet e nisjes së rrugëtimit drejt EURO U-21 2027, që do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi.









Discussion about this post