GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

‘Digjet’ Athina/ Protesta kundër rritjes së çmimeve

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Digjet’ Athina/ Protesta kundër rritjes së çmimeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përleshje shpërthyen jashtë parlamentit të Athinës ditën e Mërkurë, gjatë protestave për rritjen e kostove të jetesës dhe çmimeve të energjisë.

Policia hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë një grup manifestuesish që hodhi bomba molotov dhe gurë ndaj efektivëve që po ruanin ndërtesën teksa mijëra punonjës e pensionistë u grumbulluan atje.

Incidente pati edhe në Selanik.

Protesta ishte pjesë e një greve 24-orëshe të organizuar nga sindikatat më të mëdha të punonjësve në vend për të kërkuar rritje të pagave, ndërsa inflacioni ka prekur vlerën më të lartë në 30 vite.

“Unë paguhem 900 euro në muaj. duhet të paguaj kredinë, faturat e energjisë dhe ujit dhe ajo që më mbetet nga rroga, është vetëm për mbijetesë”, tha një qytetare për mediat.

Tragetet u ankoruan në portet më të mëdha të vendit duke lënë udhëtarët në tokë, e po ashtu fluturimi i anuluan ndërsa punonjësit morën pjesë në grevën 24-orëshe. Protestës iu bashkuan edhe punonjësit e transportit publik, taksistët e mësuesit.

Kjo ishte greva e dytë kombëtare që organizohet këtë vit nga sindikatat publike e private, të cilat përfaqësojnë 2,5 milionë punonjës. “Nuk mund të përballojmë më kostot e jetesës. Nuk e përballojmë dot varfërinë dhe lodhjen. Ne jemi këtë për të luftuar dhe për të marrë përgjigje”, tha një qytetar.

Qeveria ka rritur 2 herë brenda vitit, pagën minimale e cila është aktualisht 713 euro në muaj, dhe ka premtuar ta rrisë në vitin 2023. Janë premtuar gjithashtu më shumë mbështetje financiare dhen rritje e pensioneve për të ndihmuar qytetarët të përballojnë krizën.

Por sindikatat kërkojnë një rritje më të madhe të pagës minimale dhe rikthim të ligjeve të punës që u shfuqizuan gjatë viteve.

Etiketa: Athineproteste

Lajme të lidhura

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Kurti kërkon angazhim konkret të OSBE-së për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Kosovë & Rajon

Kurti kërkon angazhim konkret të OSBE-së për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

15:11 - 10/10/26
Para
Tensionet në Veri/ Ambasadori amerikan në Prishtinë: Të nisin negociatat

Tensionet në Veri/ Ambasadori amerikan në Prishtinë: Të nisin negociatat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Revolta studentore, eurodeputetja gjermane: Shkaktari është Edi Rama! BE-ja të dënojë…
Breaking Views

Revolta studentore, eurodeputetja gjermane: Shkaktari është Edi Rama! BE-ja të dënojë…

23:00 - 16/10/26

Eurodeputetja gjermane, Anna Strolenberg, ka reaguar për protestat studentore në Shqipëri, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për situatën e krijuar...

Lexo më shumë
Pas mesazhit “Jo dhunë” të Ambasadës së SHBA/ Studentët rikthehen tek Kryeministria, Policia tërheq autobotet

Pas mesazhit “Jo dhunë” të Ambasadës së SHBA/ Studentët rikthehen tek Kryeministria, Policia tërheq autobotet

22:09 - 16/10/26
Trazirat zhvendosen në rrugët e kryeqytetit: Protestuesit thyejnë xhamat dhe futen brenda bankës (VIDEO)

Trazirat zhvendosen në rrugët e kryeqytetit: Protestuesit thyejnë xhamat dhe futen brenda bankës (VIDEO)

21:57 - 16/10/26
Tymi “pushton” qendrën e Tiranës: Protestuesit i venë flakën stolave pas 15-katëshit, ndërhyjnë zjarrfikësit

Tymi “pushton” qendrën e Tiranës: Protestuesit i venë flakën stolave pas 15-katëshit, ndërhyjnë zjarrfikësit

21:49 - 16/10/26
“Po kthehesha në shtëpi”, një amerikan denoncon: 10 persona me shkopinj më kapën, më kontrolluan telefonin dhe…

“Po kthehesha në shtëpi”, një amerikan denoncon: 10 persona me shkopinj më kapën, më kontrolluan telefonin dhe…

21:34 - 16/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com