GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Tensionet në Veri/ Ambasadori amerikan në Prishtinë: Të nisin negociatat

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Tensionet në Veri/ Ambasadori amerikan në Prishtinë: Të nisin negociatat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“I kërkojmë Qeverisë së Kosovës që të mos vazhdojë me gjobat [për qytetarët serbë në veri], që të zgjasë për dhjetë muaj afatin riregjistrimin e makinave dhe që të fillojë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit”. Kështu deklaroi më 9 nëntor në një takim me gazetarë ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Deklaratat e ambasadorit amerikan vijnë disa ditë pasi zyrtarët e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë – njoftuan se serbët e veriut do të largohen nga institucionet e drejtësisë, të rendit, komunale, por edhe nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës. Kjo, pasi Qeveria e Kosovës nisi më 1 nëntor zbatimin e një plani për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe – gjë që u kundërshtua nga shumica e serbëve lokalë dhe nga Beogradi zyrtar.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që ky plan të shtyhet për dhjetë muaj, por kjo kërkesë u refuzua.

Tensionet në veri “për shkak të planit franko-gjerman”

Kryeministri Kurti akuzoi më 7 nëntor presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për destabilizmin e situatës në veri dhe tha se kjo po bëhet për shkak të, siç u shpreh, refuzimit të planit franko-gjerman nga pala serbe. Ky plan, siç është raportuar, parasheh zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë. Sipas Kurtit, Vuçiq është duke i përdorur pjesëtarët e strukturave ilegale serbe në veri të Kosovës për destabilizim.

Për Kosovën, sipas Kurtit, plani franko-gjerman është “hap në drejtimin e duhur”. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se propozimi franko-gjerman parasheh zgjidhjen e kontesteve në dy faza. “Një pjesë e madhe e kontesteve do të zgjidheshin tani, kurse një pjesë shumë e vogël – që ata thonë se është 1 për qind – do të liheshin për një periudhë të mëvonshme”, ka thënë Bislimi.

Vuçiq ka thënë muajin e kaluar se Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë që Kosova të anëtarësohet në organizata dhe institucione ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të integrimit të shpejtë të saj në BE.

Kërkesa dhe “refuzimi” për formimin e Asociacionit

BE-ja dhe SHBA-ja vazhdimisht kanë bërë thirrje që Kosova të bëjë hapa drejt krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për krijimin e këtij asociacioni në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Më 2015, palët kanë nënshkruar Marrëveshjen mbi parimet për formimin e këtij asociacioni. Po atë vit, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se disa pika të kësaj marrëveshjeje nuk janë në harmoni me frymën kushtetuese dhe se ato duhet të harmonizohen. Kurti ka deklaruar disa herë që është kundër formimit të një asociacioni njëetnik. Serbia, në anën tjetër, insiston që asociacioni të formohet dhe të ketë kompetenca ekzekutive./ Marrë nga REL

Etiketa: AmbasadoriTensionetveriu

Lajme të lidhura

Dhuna ndaj studentëve në Beograd, arrestohet komandanti i forcave speciale antiterroriste
Kosovë & Rajon

Dhuna ndaj studentëve në Beograd, arrestohet komandanti i forcave speciale antiterroriste

10:08 - 05/11/26
Kush i tradhtoi krerët e UÇK në Hagë, roli i Kurtit dhe Ramës që mbajnë në gji ata që e quajtën vrasës Thaçin! Gjenerali jep detajet tronditëse
Breaking Views

Kush i tradhtoi krerët e UÇK në Hagë, roli i Kurtit dhe Ramës që mbajnë në gji ata që e quajtën vrasës Thaçin! Gjenerali jep detajet tronditëse

21:28 - 04/11/26
Arrestime, dorëheqje dhe hetime për korrupsion, nis çmontimi i sistemit të Vuçiçit
Breaking Views

Arrestime, dorëheqje dhe hetime për korrupsion, nis çmontimi i sistemit të Vuçiçit

19:49 - 03/11/26
Para
Ekzekutohet shqiptari në Greqi / Detajet

Ekzekutohet shqiptari në Greqi / Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Nuk mund të ketë integrim me Lubi Ballukun, palloshi hesht para hajdutes më të madhe të kombit
Aktualitet

Berisha: Nuk mund të ketë integrim me Lubi Ballukun, palloshi hesht para hajdutes më të madhe të kombit

13:48 - 05/11/26

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, duke u ndalur te çështja e Belinda...

Lexo më shumë
“Irani ka duart në bulevard”, Rama sulmon sërish protestuesit: Nuk ma imponon njeri dorëheqjen!

“Irani ka duart në bulevard”, Rama sulmon sërish protestuesit: Nuk ma imponon njeri dorëheqjen!

13:34 - 05/11/26
“Edi Rama dorëzo pushtetin”, shqiptaro-amerikani përballë SPAK: Zbatoni ligjin ose dorëhiquni

“Edi Rama dorëzo pushtetin”, shqiptaro-amerikani përballë SPAK: Zbatoni ligjin ose dorëhiquni

13:29 - 05/11/26
E rëndë në Dibër! Elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte dhe humb jetën (Emri)

E rëndë në Dibër! Elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte dhe humb jetën (Emri)

13:27 - 05/11/26
Komisioni Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Gjykatën Kushtetuese

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës nga ana e mazhorancës për hetimin e KAYO-s

13:15 - 05/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com