GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Nënshkruhet kontrata e fazës 1 mes KESH dhe Bechtel, Balluku: Ditë historike për sektorin elektro-energjetik shqiptar

14:48 - 05/07/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Nënshkruhet kontrata e fazës 1 mes KESH dhe Bechtel, Balluku: Ditë historike për sektorin elektro-energjetik shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Konkretizohet puna për ndërtimin e HEC Skavicës, një projekt me rëndësi të veçantë në sektorin elektro-energjetik shqiptar. Në prani të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Justin Siberell, President Rajonal për Europën, Afrikën dhe Lindjen e Mesme të Bechtel Infrastructure është nënshkruar kontrata për fazën e parë të këtij projekti mes Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe kompanisë amerikane Bechtel.

Ndërtimi i HEC Skavicës, është një projekt i hershëm, i cili jo vetëm do të përmbushë kërkesa e tregut shqiptar sa i takon prodhimit të energjisë, por do t’i jap mundësi vendit për t’u kthyer edhe në një eksportues të energjisë së rinovueshme.

Në fjalën e mbajtur në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, ministrja Belinda Balluku e cilësoi një moment historik, i cili i hap rrugë ndërtimit të HEC Skavicës, një projekt madhor për sektorin elektro-energjetik shqiptar.

“Faza e parë përfshin kryesisht të gjithë punën përgatitore, përsa i përket të gjitha studimeve që do të bëhen, duke nisur nga studimi ambiental, ai gjeologjik, teknik dhe social, që është shumë i rëndësishëm. Në këtë fazë ne kemi 18 muaj në dispozicion, të cilat do të shërbejnë për të gjitha ekipet për të bashkëpunuar, për të koordinuar dhe për të prodhuar materialet. Ne do t’ia dalim brenda 18 muajve, që të dorëzojmë një produkt të mire, i cili më pas do të na hapë rrugën për të kaluar në fazën e dytë dhe për të firmosur atë kontratë, e cila është kontrata e ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës”, u shpreh Balluku.

Ndërtimi i HEC Skavicës do të bëjë të mundur jo vetëm rritjen e kapaciteteve prodhuese energjetike në vend, por do të ketë rolin e një rregullatori në Kaskadën e Drinit si dhe do të minimizojë përmbytjet në zonën e NënShkodrës.

“Sakavica është ndryshe nga hidrocentralet e tjerë të kaskadës së Drinit, sepse është hidrocentrali që do të luajë rolin e një rregullatori për hidrocentralet ekzistuese. Pra jo vetëm do të rrisë me 20% prodhimin vendas të energjisë elektrike të prodhuar nga hidrocentralet në Republikën e Shqipërisë, por nga ana patjetër do të optimizojë dhe do të rrisë kapacitetet prodhuese edhe të hidrocentraleve ekzistuese sot në kaskadën e Drinit. Gjithashtu, një element shumë i rëndësishëm, që ka të bëjë me ndërtimin e këtij hidrocentrali dhe me gjithë projektin, që ka qenë një projekt siç ne e quajmë shpesh herë një ‘ëndërr në sirtar’ të çdo qeverie, është minimizimi i përmbytjeve në fushën e Nënshkodrës”, nënvizoi Balluku.

Justin Siberell, President Rajonal për Europën, Afrikën dhe Lindjen e Mesme vlerësoi bashkëpunimin me Qeverinë Shqiptare për këtë projekt kaq të rëndësishëm, duke vlerësuar edhe impaktin e madh që ai pritet të ketë në energjetikë por dhe në ekonominë shqiptare në përgjithësi.

“Ne presim me dëshirë që të punojmë në partneritet me KESH-in, kompaninë elektro-energjitike shqiptare, për të angazhuar komunitetet vendase dhe zinxhirët e furnizimit në mënyrë që të maksimizojmë përfitimin ekonomik nga ky projekt i rëndësishëm infrastrukturor. Bechtel-i punon në të gjithë botën për të përfunduar projekte të jashtëzakonshme, që prodhojnë ndikim pozitiv dhe të qëndrueshëm. Ne jemi të përkushtuar ndaj standardeve më të larta të cilësisë dhe sigurisë në punën tonë dhe për të punuar në mënyrë bashkëpunuese me komunitetet vendase, për të krijuar vende pune dhe për të rritur aftësitë e punës”, tha Siberell.

Nënshkrimi i Kontratës së fazës I për ndërtimin e HEC Skavica u bë nga Drejtori i KESH, Ergys Verdho për palën shqiptare dhe Andrew Patterson, Drejtues Global i Business Development dhe Manaxher i Projekteve të Mëdha për Bechtel Infrastructure.

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit, 3 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 2 raste të reja në 24 orët e fundit

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com