Ndërsa në Kuvend po diskutohet buxheti i viti 2023, kabineti i Ramës po mundohet që të shfrytëzojnë deri në qindarkën fundet e këtij viti. Miliarda lekë tendera për sektorin e shëndetësisë, por investime konkrete nuk po shohim. Theksojmë se ministrja Ogerta Manastirliu çdo projekt e realizon përmes tenderëve abuzivë. Këtë herë, Manastirliu ka mbyllur 2 tenderë në shkelje të ligjit brenda një dite. Bëhet fjalë për shërbime në Spitalin Rajonal të Durrësit. Është tenderi me objekt “Mirëmbajtje parandaluese dhe korrigjuese e pajisjeve anestezie Siarre”, për të cilin është vënë në dispozicion vlera prej 30 milionë lekësh të vjetra. Ky tender është klasifikuar me flamur të kuq nga monitoruese Open Data, pasi i është dhënë kompanisë Fedos – Uppsala shpk në pronësi të Fatmire Strugës, pa konkurrencë.
Në dokumentet e tenderit vërehet se deri në mbylljen e afatit ka paraqitur ofertë vetëm kompania e Strugës. Ligji kërkon që në këto raste tenderi të pezullohet, por Manastirliu ia ka falur kompanisë “Fedos – Uppsala shpk”. Perçeve mungesës së konkurrencës ky tender ka edhe një tjetër shkelje. Kompania fituese ka paraqitur ofertë shumë të shtrenjtë, sa 99% e fondit limit.
Këto tregojnë se ky tender është hartuar posaçërisht për firmën “Fedos – Uppsala shpk”, e cila është një kompani fiktive e Fatmir Strugës. Të dhënat e siguruara nga Open Data Albania tregojnë se kjo kompani nuk regjistron aktivitetet të tjera. Ajo është hapur në vitin 2019 dhe ka vetëm 100 mijë lekë kapital. Vihet re se akoma nuk raporton asnjë xhiro vjetore, nuk ka licencë dhe eksperiencë. Qëllimi i Manastirliut në këtë rast është të bërit biznes me kompaninë e mikut Struga.
Bëmat e Fatmir Strugës
Fatmir Struga është një biznesmen i njohur për gamën e tenderëve që merr pa garë. Ai është pronar i kompanisë “Fedos shpk”, e cila administrohet nga i biri Orion Struga. Vetëm përmes kësaj kompanie, familja Struga ka përfituar mbi 7.2 miliardë lekë. Pjesa më e madhe janë tenderë pa garë nga QSUT. Vlen të përmendet se gjatë kohës që në krye të QSUT ishte Enkelejd Joti, familja Struga merrte të paktën çdo muaj nga një tender me vlerë 500 milionë lekë.
Përmendim këtu një rast, ku gara ka qenë me ashpër, por sigurisht në fund fitoi “Fedos shpk”. Bëhet fjalë për tenderin “Blerje të pajisjeve mjekësore për shërbime të Kardiologjisë” me vlerë 5 miliardë lekë të vjetra. Këto para i xhiroi Struga pasi 2 nga kompanitë që merrnin pjesë fiktivisht në tender nuk kanë paraqitur ofertë ekonomike. GEN-ALB SHPK e Marenglen Koçias dhe Albano Begos, konkurrentin e vetëm në këtë tender, Struga e ka eliminuar duke bërë ankesë në KVO, e cila i është pranuar. Dy ortakët nuk e kanë lënë me kaq dhe e kanë ankimuar vendimin, por në fuqi është lënë vendimi i parë duke shpallur fitues Strugën në këtë tender me vlerë të frikshme.
50 mln lekë për Artur Kadarejan
Pas Strugës, Manastirliu i ka bërë dhuratë një tender edhe biznesmenit të “BIOMETRIC ALBANIA shpk”, Artur Kadareja. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Mirëmbajtje parandaluese dhe korrigjuese e Respiratorëve Carefusion Viasys”. 50 milionë lekë të vjetra do të shpenzohet për këtë projekt, i cili është mbyllur në thyerje të rregullave për prokurimin publik. Kompania BIOMETRIC ALBANIA shpk”, është shpallur fituese pa një garë të mirëfilltë, pasi asnjë kompani tjetër nuk ka paraqitur ofertë. Pa, e vrarë mendjen për ligjin që shkelet Manastiliu firmosi kontratën me Artur Kadarejan.
Edhe ky një tjetër emër i njohur në fushën e tenderëve, që fitohen me abuzime. Madje është akuzuar shpesh se Kadareja ka një ortakëri të fortë me ministren, prandaj dhe kjo i dorëzon çdo vit tenderë të shtrenjtë. Sipas të dhënave të “Spending Data”, vetëm në vitet 2019-2022, kjo kompani ka përfituar 10 miliardë lekë tenderë. Tabela më poshtë tregon se shumica e tenderëve janë dhënë nga Spitali i Traumës ose Spitali “Nënë Tereza”, institucione në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë. Në fakt, çdo ditë mediat denoncojnë lidhjet e Manastirliut me oligakrët e tenderave. Por duke qenë e preferuara e Ramës, ajo është e paprekshme nga SPAK.
Lexo edhe: Tender pa garë për spitalin e Gjirokastrës, Shëndetësia i shërben Orion Strugës
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Discussion about this post