Japin dorëheqjen 11 serbë të punësuar në pikat doganore Jarinjë dhe Bërnjak. Në momentin që ata bënë veprimin në fjalë, deklaruan se ky është një akt moral dhe shenjë solidariteti me popullin e tyre. Ndër të tjera, serbët thanë se ishte dëshmi e mospajtimin me politikën e Albin Kurtit.
Dorëheqja iu dorëzua shefit të ndërrimit në Jarinje dhe ai do t’ia përcjëllë Prishtinës.
“Në këtë moment unë dhe kolegët e mi që punuam në vendkalimin Jarinje dhe Bërnjak dhamë dorëheqjen për arsye morale.
Lexo edhe: Kurti niset për në Paris: Gati të takohem me Vuçiç
Ne u solidarizuam me njerëzit tanë. Ajo që dua të them është se kemi pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me kolegët tanë shqiptarë. Si nga dogana dhe kolegë nga policia.
Shpresoj se do të gjendet një zgjidhje”, na tha një nga ish-punëtorët në vendkalimin Jarinje.
ÇFARË PO NDODH NË VERI TË KOSOVËS?
Situata në veri të Kosovës është përshkallëzuar pasi Qeveria nisi të zbatojë planin me 3 faza për regjistrimin e makinave me targave ilegale serbe në Republikën e Kosovës. Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve. E dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë. Dhe e treta targa provuese.
Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.
Në komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok) llogaritet se janë deri në 10.000 automjete me targa ilegale serbe. Këto targa i lëshon Serbia dhe kanë akronime serbe të qyteteve të Kosovës, si: KM, GL, PR, UR e të tjera.
Mirëpo, ky regjistrim është shoqëruar me incidente në veri të Kosovës. Serbët që po ri regjistrojnë makinat në RKS, po u digjen makinat. Lista Serbe paralajmëroi se do të tërhiqej nga të gjithë institucionet në veri. Të shtunën ishin efektivët serbë në Policinë e Kosovës në Mitrovicë ata që dorëzuan detyrën dhe në shenjë simbolike hoqën uniformat.
Sot ata dorëzuan armët pranë Rajonit të Policisë në Zveçan. Ndërsa Lista Serbe dorëzoi mandatet në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e Kosovës ka deklaruar që nuk do të heqë dorë nga marrëveshja për targat, ndërkohë që SHBA dhe BE kanë mbërë thirrje për maturi duke dënuar veprimet e Serbisë në Veri.
Discussion about this post