GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Hyri i dehur në Kuvend? Paloka: Çova nderin në vend

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Paloka ironizon mbledhjen e Bashës me kryetarët e degëve/ “Nesër mblidh fisin e krushqinë”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Votimi i buxhetit 2023 është shoqëruar me një incident përpara nisjes së votimit në seancë plenare. Hyrja e kryeministrit Edi Rama në sallën e Parlamentit është shoqëruar me një përplasje verbale me deputetët e opozitës, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.

Dy deputetët demokratë, i kanë kujtuar Ramës se nuk mund të flas me gjuhë rrugaçi ndaj deputetëve të opozitës njësoj siç ka bërë një ditë më parë kur i konsideroi “bedela”, “llaxore”, “të pafytyrë”.

I kontaktuar nga ABC, Edi Paloka deklaroi se nuk ka qenë aspak i dehur siç deklarojnë socialistët, por ka dashur të çoj në vend nderin e deputetëve demokratë.

“Absolutisht nuk kemi qenë të dehur. Por kemi qenë të revoltuar absolutisht po. Unë nuk isha në seancën e ditës së mërkurë, kur Edi Rama përdori një gjuhë rrugaçi në Parlament, ndaj kolegëve të mi parlamentarë. Sot kur ai hyri në seancë për votimin, thjesht gjeta mundësinë t’i kujtoja kush ka qenë dhe kush është. Mbase nga ata deputetë që janë në Parlament, e njoh pak më shumë Edi Ramën qëkur ka qenë i ri dhe nuk mund t’i lejoj vetës dhe demokratëve të na fyej një njeri si ai. Është më minimalja që mund të bëj për demokratët të çoj nderin dhe dinjitetin e tyre në vend”, shprehet Paloka për ABC.

I pyetur për iniciativën e socialistëve për ta përjashtuar së bashku me Bujar Leskajn nga Parlamenti për 10 ditë, Paloka sqaron: “ Do të duhej që të ishte përjashtuar Edi Rama për atë gjuhë prej ordineri që përdori një ditë më parë. Janë fyerje që i kanë parë dhe dëgjuar të gjithë shqiptarët. Në ekran. Live. Këtë duhet të shohin socialistët”.

Etiketa: kuvendLeskajpalokaRama

Lajme të lidhura

Profesori Edmond Faber letër të hapur Ramës: Ma mirë një e hikme me nder se sa një e qëndrume për gazep
Aktualitet

Profesori Edmond Faber letër të hapur Ramës: Ma mirë një e hikme me nder se sa një e qëndrume për gazep

09:24 - 17/10/26
Rama sulmon protestuesit: Të paudhë! Duart e huaja janë futur për të na ndalur
Aktualitet

Rama sulmon protestuesit: Të paudhë! Duart e huaja janë futur për të na ndalur

09:04 - 17/10/26
Deputeti demokrat u hodh në Lanë për t’i shpëtuar protestuesve, reagon Balliu: Skemë e organizuar nga Rama
Aktualitet

Deputeti demokrat u hodh në Lanë për t’i shpëtuar protestuesve, reagon Balliu: Skemë e organizuar nga Rama

08:53 - 17/10/26
Para
Përndiqte ish-të dashurën, ja si e pëson 32-vjeçari në Tiranë

Përndiqte ish-të dashurën, ja si e pëson 32-vjeçari në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Profesori Edmond Faber letër të hapur Ramës: Ma mirë një e hikme me nder se sa një e qëndrume për gazep
Aktualitet

Profesori Edmond Faber letër të hapur Ramës: Ma mirë një e hikme me nder se sa një e qëndrume për gazep

09:24 - 17/10/26

Ish-mbështetësi i hershëm i Partisë Socialiste, mjeku i njohur Edmond Faber, bashkëshorti i ish ambasadores së Shqipërisë në SHBA, Floreta...

Lexo më shumë
Rama sulmon protestuesit: Të paudhë! Duart e huaja janë futur për të na ndalur

Rama sulmon protestuesit: Të paudhë! Duart e huaja janë futur për të na ndalur

09:04 - 17/10/26
Deputeti demokrat u hodh në Lanë për t’i shpëtuar protestuesve, reagon Balliu: Skemë e organizuar nga Rama

Deputeti demokrat u hodh në Lanë për t’i shpëtuar protestuesve, reagon Balliu: Skemë e organizuar nga Rama

08:53 - 17/10/26
“Të acaruar nga përbuzja e Ramës”, Le Monde: Shqipëria përballet me protesta të paprecedenta që nga viti 1991!

“Të acaruar nga përbuzja e Ramës”, Le Monde: Shqipëria përballet me protesta të paprecedenta që nga viti 1991!

08:42 - 17/10/26
Kundër arrestimit/ Raporti i PS: Balluku nuk është më në detyrë, po i bëhet gjyq publik!

Ulsi Manja mban titullin ‘Doktor Shkencash’, por me punim të kopjuar fjalë për fjalë nga studiuesja shkodrane

08:32 - 17/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com