Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tregoi se çfarë pritet të ndodhë në protestën e 12 nëntorit.
E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Monika Kryemadhi tha se me situatën ekonomike, qytetarët mezi presin që të dalin në tubim. Po ashtu, ndër të tjera në fjalën e saj, deputetja u shpreh se ka vënë re edhe angazhimin e “pjesës gri” në protestë.
“Unë them se data e 12 nëntorit nuk do të bëjë revolucionin industrial që do të përmbysë sistemet, por mendoj se është një sensibilizim shumë i madh, i rëndësishëm jo vetëm për opinionin publik, por dhe për të unifikuar mendimet e përbashkëta që në një farë mënyre ka gjithë opozita.
Na pëlqen apo s’na pëlqen një nga gabimet tona ka qenë djegia e mandateve ku ne ja dhamë të gjitha armët Edi Ramës dhe mos çuarja deri në fund e aksionit opozitar,”– u shpreh Kryemadhi.
Discussion about this post