GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Situata në Kosovë/ Si po depërton Putini në Europë përmes “007-ave”

18:47 - 13/11/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
“Krisje” në aksin Beograd-Moskë? Serbia s’do të njohë referendumet e 4 rajoneve ukrainase
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Situata e tensionuar në veri të Kosovës ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare, të cilat i kanë kushtuar shkrime të ndryshme asaj që po ndodh atje mes shqiptarëve dhe serbëve.

Përmes një artikulli të gjatëm “La Repubblica” shkruan se pas konfliktit Kosovë-Serbi qëndron Serbia, e cila sipas saj kërkon destabilizimin e rajonit.

Ata shtojnë se Serbia po përdor mercenarët e “Wagner-it” rus për të nxitur më shumë konfliktin në rajon.

Edhe pse grupi Wagner operon në Republikën e Afrikës Qendrore, duket se qëllimi kryesor i Federatës Ruse është depërtimi përmes “instruktorëve” dhe “007- ave” në veri të Kosovës, aty ku duket se konflikti po nxehet çdo ditë e më shumë.

Deklaratat

“Kemi dëshmi se ne protestën e serbëve kundër targave ka elemente rusë”, kështu u shpreh për prestigjiozen La Repubblica ministri i punëve të brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Ashtu sikurse edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe Sveçla u shpreh se Rusia po nxit “flakët” e tensioneve të Kosovës dhe Serbisë. Në kufirin serbo-kosovar është zbuluar prania e mercenarëve të Grupit Wagner, organizatë mercenare ruse. Sipas ministrit, Kremlini po tenton të depërtojë në zemër të Evropës duke përdorur si urë lidhëse Serbinë, duke e ndihmuar atë të ketë ushtrinë më të armatosur të ish-Jugosllavisë.

“Kremlini nuk dërgon ushtarë këtu për të nxitur pakënaqësi dhe për të depërtuar në demonstrata. Ai vetëm duhet të dërgojë ‘instruktorët’ dhe 007-at”. Qëllimi i tij do të ishte “të përdorte Serbinë si një urë në zemër të Evropës, duke e ndihmuar atë të ketë ushtrinë më të mirë të armatosur të ish-Jugosllavisë”, tha Svelça.

Akuza e rëndë, duket se po nxit një konflikt të ri, aq sa të hershëm të Kosovës dhe Serbisë.

Aleanca e Serbisë dhe Rusisë është demonstruar edhe vota e Beogradit kundër sanksioneve perëndimore ndaj luftës së Kremlinit në Ukrainë.

Armatimet e Beogradit nga Moska

Beogradi ka siguruar gjithashtu nga Moska 30 tanke T-72, 30 automjete të blinduara, sistemin e mbrojtjes ajrore Pantsir S1 dhe, në prag të Krishtlindjeve 2021, raketat antitank Kornet.

Mbështetja për Moskën nuk fshihet në veri të Kosovës nga pakica serbe. Në Mitrovicë kumbojnë postera me mbishkrimin “Putin Kosovo” e për më tepër vlen për t’u theksuar prania e qeverisë ruse tre vite më pare e cila aso kohe kishte një zyrë shumë aktive dhe efektive në veri të Kosovës, sipas disa banorëve.

Por si po “gatuhet” konflikti në veri të Kosovës dhe çfarë realisht nxit tensionet mes Beogradit dhe Kosovës?

Vendimi i fundit i qeverisë së Kosovës për targat kanë qenë kryefjala njëherësh edhe “preteksti” i revoltës serbe në kufi. Edhe pse një kërkesë në dukje miniminaliste, Serbia e kundërshton kategorikisht duke reaguar përmes revoltës me protesta, dorëheqjeve të Listës Serbe dhe kundërshtive me dhunë të vendimeve të Kosovës.

Në Prishtinë kjo gjë merr tjetër trajtë.

Kosova e sheh si një metodë e Serbisë për t’i dalë kundër planit të propozuar nga Macron dhe Scholz i cili njihet si “Plani Franko-Gjerman”. Në thelb, në propozim i kërkohet Serbisë të japë dakordësinë për Kosovën që të futet në organizmat ndërkombëtarë në këmbim të përshpejtimit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi se nuk do të ketë tërheqja nga vendimi për targat dhe shtoi se ka një qasje pozitive ndaj planit Franko-Gjerman.

Etiketa: 007EuropeKryesore1Putin

Lajme të lidhura

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës
Kosovë & Rajon

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës

16:21 - 04/04/26
E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Para
Marrëveshja Kosovë-Serbi, Stoltenberg: Inkurajoj palët që të zgjidhin çështjet përmes…

Shpërthimi në Stamboll, reagon NATO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com