GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Policia aksion në Shkodër, një në pranga dhe dy të proceduar

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia aksion në Shkodër, një në pranga dhe dy të proceduar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas një aksioni në Shkodër, policia ka sekuestruar armë zjarri, drogë, shuma parash, peshore elektronike dhe sende të tjera të kundërligjshme. Për pasojë ka rënë në pranga një 27-vjeçar dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Vespa”, për goditjen e veprimtarive kriminale të shpërndarjes së drogave dhe të armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen armë zjarri, drogë (kokainë dhe kanabis), shuma parash, peshore elektronike dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Vihet në pranga 27-vjeçari që posedonte sendet e kundërligjshme, procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Vespa”, të zhvilluar tre ditë më parë, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 4 shtetas. Si dhe u sekuestruan armë zjarri dhe drogë e llojeve të ndryshme. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, pas një pune të mirorganizuar, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, finalizuan fazën e dytë të këtij operacioni.

Si rezultat i u arrestua në flagrancë shtetasi Z. M.(K.), 27 vjeç, banues në fshatin Golem, njësia adminstrative, Rethina, Shkodër. Si dhe nisi procedimi penal për shtetasit E. D., 24 vjeç, banues në Shkodër dhe F. M., 27 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga veprimet hetimore proaktive, të kryera në funksion të procedimit penal të vitit 2022, dyshohet se shtetasi Z. M.(K.), në bashkëpunim me 2 shtetasit e tjerë, ushtronte aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, kokainë dhe kanabis, në qytetin e Shkodrës.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit Z. M.(K.) dhe kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me fishekë, 800 gramë kanabis, një sasi kokaine të ndarë në doza, shuma parash (euro dhe lekë), 2 peshore elektronike, 2 automjete, 5 aparate celulare. Si dhe pajisje të tjera që shërbenin për paketimin e lëndëve narkotike në doza.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. Për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Etiketa: aksionPoliciaShkodër

Lajme të lidhura

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor
Aktualitet

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital
Aktualitet

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
Para
Dikur e sulmonte, Rama i kërkon ndihmë BE për të kaluar krizën

Dikur e sulmonte, Rama i kërkon ndihmë BE për të kaluar krizën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26

Një ditë pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u lirua nga burgu dhe kaloi në arrest shtëpie, drejtori i ri...

Lexo më shumë
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com