GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Shpërthimi terrorist në Stamboll “nxeh” tensionet mes Turqisë dhe Greqisë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpërthimi terrorist në Stamboll “nxeh” tensionet mes Turqisë dhe Greqisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shpërthimi terrorist në Stamboll ka risjellë një motiv për Turqinë që të përplaset sërish me Greqinë. Mediat greke i kanë bërë jehonë deklaratave të ministrit të Brendshëm të Turqisë, Suleiman Soylu, i cili mëngjesin e së hënës tha se nëse gruaja që është arrestuar si autore e shpërthimit në Stamboll nuk do të ishte arrestuar nga autoritetet, ajo do të kishte arratisur në mënyrë klandestine ndaj Greqisë.

Mediat e huajashkruajnë se kjo deklaratë “tregon synimet e Turqisë për të përfituar nga ngjarja tragjike duke e futur vendin tonë në “kornizë” dhe duke forcuar më tej klimën e tensionuar”.

Lexo edhe: Ndodhej pranë vendit ku ndodhi shpërthimi në Stamboll, këngëtari shqiptar rrëfen detajet

Sipas mediave turke, autorja e sulmit terrorist të së dielës është një grua nga Siria, e cila dyshohet se ka rrëfyer se është trajnuar nga luftëtarët kurdë dhe ka kaluar në Turqi – përmes rajonit veriperëndimor të Sirisë, Afrin, për të kryer sulmin terrorist në Stamboll.

Autoritetet besojnë se gruaja ka marrëdhënie me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit ( PKK ), e cila konsiderohet një organizatë terroriste nga Turqia , SHBA dhe BE.

Analistët vlerësojnë se incidenti në sheshin Taksim do të përdoret nga Erdogan për të ushtruar presion ndaj Greqisë, si për “kampin e trajnimit” të supozuar në Lavrio, ashtu edhe për dorëzimin tek autoritetet turke të kurdëve, si dhe të arratisurve të FETO-s – Gulenistët – që jetojnë në vendin tonë”.

Qeveria greke ka reaguar me një përgjigje për ministrin e Brendshëm turk Suleiman Soylu, lidhur me deklaratat e tij se nëse nuk do të arrestoheshin autorët e dyshuar të shpërthimit në Stamboll, “ do të kishin ikur në Greqi”.

Etiketa: GreqishperthimiStambollTurqi

Lajme të lidhura

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin
Botë

Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin

17:00 - 31/07/26
Para
Zë vendin e Boçit në parlament, Qani Xhafa: Jam demokrat i orëve të para

Zë vendin e Boçit në parlament, Qani Xhafa: Jam demokrat i orëve të para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26

Edhe pa nisur sezoni i ri në Angli, një deklaratë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Nana Kwaku Bonsam,...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com