Partia Demokratike ka depozituar padi në Gjykatën Kushtetuese për ligjin e miratuar nga qeveria që jep me koncension parkun e Butrintit.
Deputetja e PD, Ina Zhupa në një deklaratë për mediat tha se padia është firmosur nga 36 deputetë të cilët kërkojnë shfuqizim e ligjit për koncensionin.
“Kemi ardhur bashkë me provat për të dorëzuar padi në Gjykatën Kushtetuese kundër koncensionit të Butrintit. Kërkojmë nga GJK shfuqizim të ligjit për koncensionin e së dyti pezullimin e menjëhershëm të këtij ligji se do krijonte dëme të parikuperueshme nëse do prisnim deri në momentin e shfuqizimit. Kjo padi duhet dorëzuar nga të paktën 28 deputetë të Kuvendit, duke qenë se çështja është me shumë rëndësi ne kemi ardhur me 36 firma nga të cilat 32 janë të PD, 3 të PL e një të deputetit Dashamir Shehi. Kemi ardhur të bashkuar në këtë kauzë”, u shpreh Zhupa.
Lexo edhe: Berisha: Pas aferës së Durrësit fshihet Rama dhe Lulzim Brava
Discussion about this post