GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Studentët shkruan “Dorëheqje” mbi tryezën e gurtë, Rama e fshin dhe përsërit thirrjen për dialog

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Studentët shkruan “Dorëheqje” mbi tryezën e gurtë, Rama e fshin dhe përsërit thirrjen për dialog
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbishkrimi “Dorëheqje”, që studentët kishin shkruar një ditë më parë me bojë mbi tryezën e gurtë përpara Kryeministrisë, është fshirë nga kryeministri Edi Rama. Në vend të tij, mbi tavolinë janë vendosur sërish fletushka me fjalën “Dialog”, si një tjetër ftesë për bisedime me protestuesit.

Ky veprim vjen në një kohë kur studentët vijojnë prej 22 ditësh protestat kundër qeverisë, duke refuzuar ofertat e kryeministrit për t’u ulur në tryezën e diskutimeve.

Në mbështetje të tyre janë bashkuar edhe pedagogët, të cilët kanë bojkotuar procesin mësimor në fakultete.

Për të nxitur dialogun, Rama ka përdorur gjatë ditëve të fundit disa forma simbolike përpara godinës së Kryeministrisë. Fillimisht u vendosën karrige, ndërsa më pas gurë dhe një tryezë e gurtë, si hapësirë e propozuar për zhvillimin e bisedimeve.

Megjithatë, këto iniciativa nuk kanë ndryshuar qëndrimin e protestuesve, të cilët këmbëngulin se nuk mund të ketë dialog pa plotësimin e kërkesave të tyre, përfshirë dorëheqjen e kryeministrit dhe largimin e qeverisë.

Ndërsa Rama vijon të ofrojë dialog, studentët mbajnë të pandryshuar qëndrimin e tyre, duke përsëritur thirrjen “Dorëheqje!”.

Etiketa: dialogdoreheqjeRama

Lajme të lidhura

Rama fillon ndëshkimin ndaj të gjithë atyre që dalin në protestë kundër tij, qytetarët gjobiten me 5000 lekë
Aktualitet

Rama fillon ndëshkimin ndaj të gjithë atyre që dalin në protestë kundër tij, qytetarët gjobiten me 5000 lekë

08:54 - 03/11/26
Greqia rikthen orarin dimëror, ndryshime për udhëtarët në pikën kufitare të Qafë Botës
Aktualitet

Greqia rikthen orarin dimëror, ndryshime për udhëtarët në pikën kufitare të Qafë Botës

08:26 - 03/11/26
Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja
Aktualitet

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja

07:50 - 03/11/26
Para
Rama fillon ndëshkimin ndaj të gjithë atyre që dalin në protestë kundër tij, qytetarët gjobiten me 5000 lekë

Rama fillon ndëshkimin ndaj të gjithë atyre që dalin në protestë kundër tij, qytetarët gjobiten me 5000 lekë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga gara për Dhomën e Përfaqësuesve, te “lufta” për Senatin! Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesmandatit
Botë

Nga gara për Dhomën e Përfaqësuesve, te “lufta” për Senatin! Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesmandatit

09:19 - 03/11/26

Amerikanët u drejtohen sot, më 3 nëntor, kutive të votimit në zgjedhjet e mesmandatit, të cilat do të përcaktojnë kontrollin...

Lexo më shumë
Rama fillon ndëshkimin ndaj të gjithë atyre që dalin në protestë kundër tij, qytetarët gjobiten me 5000 lekë

Rama fillon ndëshkimin ndaj të gjithë atyre që dalin në protestë kundër tij, qytetarët gjobiten me 5000 lekë

08:54 - 03/11/26
Studentët shkruan “Dorëheqje” mbi tryezën e gurtë, Rama e fshin dhe përsërit thirrjen për dialog

Studentët shkruan “Dorëheqje” mbi tryezën e gurtë, Rama e fshin dhe përsërit thirrjen për dialog

08:30 - 03/11/26
Greqia rikthen orarin dimëror, ndryshime për udhëtarët në pikën kufitare të Qafë Botës

Greqia rikthen orarin dimëror, ndryshime për udhëtarët në pikën kufitare të Qafë Botës

08:26 - 03/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 3 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:09 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com