GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ndeshja e parë e Partizanit në kampionat në stadiumin e ri, Kolela: Bylisi i egër, por jemi përgatitur me… çekiç!

në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Ndeshja e parë e Partizanit në kampionat në stadiumin e ri, Kolela: Bylisi i egër, por jemi përgatitur me… çekiç!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot në orën 16:00 Partizani luan ndeshjen e parë në stadiumin e ri në Kategorinë Superiore, teksa përballë do të ketë Bylisin. Gjatë gjithë javës skuadra ka vijuar përgatitjet, ndërkohë që klubi ka qenë i angazhuar fort për të përfunduar në kohë punimet në stadium, në mënyrë që gjithçka të jetë brenda standardeve që kërkon FSHF-ja.

Fatmirësisht stadiumi është gati, teksa për “Panorama Sport” trajneri Kolela tregon se edhe skuadra është përgatitur në mënyrën e duhur dhe është e gatshme të marrë maksimumin përballë Bylisit. Italiani flet për gjendjen e skuadrës, kundërshtarin, dhe lë të kuptohet se interesohet për lojtarë të Flamurtarit, skuadër të cilën e ka ndjekur në dy ndeshje në stadium së fundmi.

Kolela shprehet se pauza prej Botërorit do ta ndihmojë, ndërkohë që shton se në dhjetor do t’i ketë të gjithë lojtarët të gatshëm, pra Partizani në rinisje do të kthehet i plotë.

Trajneri i parë në historinë e Partizanit që luan në një stadium në pronësi të Partizanit. Sa krenar jeni për këtë?

Sigurisht që është një krenari për sa i përket anës sime personale, duke qenë se jam trajneri i parë që do të drejtoj skuadrën dhe do të zbres në fushë në stadiumin e klubit, që është një investim shumë madhor dhe që do t’i shërbejë jo vetëm skuadrës, por në tërësi edhe skuadrave të akademisë. Thashë edhe më parë që jam shumë krenar. Ta them dhe në gjuhën popullore, le ta nisim me këmbën e mbarë me një fitore. Ta inaugurojmë me një rezultat pozitiv.

Si kanë qenë stërvitjet gjatë gjithë javës nën zhurmën e makinerive dhe çekiçëve në sfond?

Jemi përgatitur me çekiç (qesh). Përtej punimeve në stadium, që kanë vijuar me ritëm të lartë në stadiumin tonë, mendoj se nuk kanë ndikuar në programin tonë stërvitor. Ne kemi përgatitur si zakonisht ndeshjen e radhës dhe nuk ka pasur asnjë problem.

Sa shanse ka që Da Silva të luajë nesër?

Asnjë shans. Da Silva dhe Matondo nuk do të jenë të gatshëm edhe për ndeshjen ndaj Bylisit. Mendoj që pas pauzës së kampionatit lojtarët do të jenë të gjithë gati.

Pas ndeshjes me Laçin keni deklaruar se humbja e kreut do të na shërbejë. Sa e lehtë ishte kjo javë për ju?

Dua të theksoj se atë deklaratë e citova në formë ironie. E di që ju nuk jeni mësuar me trajnerë, të cilët herë pas here mund të bëjnë ndonjë shaka, por mua më duket diçka më se normale, pasi edhe trajneri është një person si gjithë të tjerët. Por përtej kësaj, ka edhe të vërteta, pra duke bërë ironi mund të thuhet edhe diçka e vërtetë. E rëndësishme është të jemi afër kreut, pasi kampionatet vendosen në muajin prill. Më pas askush nuk mund të jetë i kënaqur me vendin e dytë, por të jetë i pari. Në shumë raste, sidomos me lojtarët e rinj, por edhe me ata që kanë më shumë eksperiencë, është më shumë e vështirë t’i thuash që ke gabuar kur është në vendin e dytë, sesa kur është në vendin e parë.

Ndeshjen e parë me Bylisin dominuat. Si e prisni këtë sfidë duke pasur parasysh se ata vijnë pa disa titullarë?

Bylisi më ka pëlqyer shumë në ndeshjen e parë, ishte një skuadër me shumë cilësi dhe e organizuar shumë mirë. Sigurisht që edhe në ndeshjet e fundit të Bylisit që unë kam ndjekur, konfirmon që është një skuadër shumë e kompletuar dhe shumë agresive. Është edhe normale që çdo skuadër kundër nesh të japë jo 100%, por 200% të tyre.

Përballeni me Bylisin pas dy humbjesh dhe luani për herë të parë në stadiumin e ri. Sa jua vështirëson kjo?

Dy humbjet e pësuara duhet të na shërbejnë për të ndezur motorët dhe të rikthehemi te fitorja. Nuk më pëlqen të krijoj alibi te lojtarët, të tilla si: kjo fushë është e mirë apo kjo tjetra jo e mirë dhe gjëra të tjera. Kemi zhvilluar një ndeshje për t’u harruar ndaj Egnatias. Kemi luajtur një ndeshje, do të thosha, të mirë ndaj Laçit, por e kemi humbur duke mos marrë asnjë pikë në këto dy ndeshje, kaq. Kjo është ajo që më intereson, të tjerat janë vetëm alibi që nuk ekzistojnë.

Sa do t’i shërbejë skuadrës ndërprerja e kampionatit?

Për mendimin nga këto ndalesa, përfshirë dhe ndeshjet e Kombëtares, do të ketë gjëra pozitive dhe negative, sepse është diçka që ndodh për të parën herë në historinë e futbollit. Unë personalisht e kam marrë skuadrën në ditët e fundit para nisjes dhe që atëherë kam zhvilluar ndeshje thuajse çdo tri ditë, kështu që kjo pauzë mendoj se do të më shërbejë shumë.

Ju kemi parë të ndiqni skuadrën e Flamurtarit në dy ndeshje në stadium. Jeni i interesuar për ndonjë prej lojtarëve të tyre?

Unë përpiqem të shoh sa më shumë ndeshje të skuadrave shqiptare. Edhe në shtëpinë time në Itali, ndjek edhe ndeshjet e moshave, si edhe të Serisë B. Ende nuk mund të themi se çfarë kërkojmë në janar dhe çfarë duhet të bëjmë, por duam të jemi gjithnjë gati për të tentuar. Mendoj se nëse do të jetë goditje, duhet t’i bëjmë një muaj para dhe jo në ditët e fundit.

Lajme të lidhura

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun
Breaking Views

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

22:41 - 12/11/26
Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare
Breaking Views

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

20:16 - 12/11/26
Kombëtarja U-21 mbyll përgatitjet për Luksemburgun, gati për miqësoren në ‘Air Albania’. Hyrja në stadium falas!
Sport

Kombëtarja U-21 mbyll përgatitjet për Luksemburgun, gati për miqësoren në ‘Air Albania’. Hyrja në stadium falas!

13:40 - 12/11/26
Para
Stadiumi i ri i Partizanit, mësoni çmimet e biletave dhe rrugën që të dërgon te impianti i kuq

Stadiumi i ri i Partizanit, mësoni çmimet e biletave dhe rrugën që të dërgon te impianti i kuq

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun
Breaking Views

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

22:41 - 12/11/26

Kombëtarja ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Finlandës, duke hedhur një tjetër hap të madh drejt objektivit në Ligën...

Lexo më shumë
Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

22:15 - 12/11/26
Pr/ligji për sponsorizimet: Zbritet deri 30% nga tatim-fitimi! Qeveria: Totali i sponsorizimeve deri 22 mln euro!

Pr/ligji për sponsorizimet: Zbritet deri 30% nga tatim-fitimi! Qeveria: Totali i sponsorizimeve deri 22 mln euro!

21:45 - 12/11/26
Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik

21:15 - 12/11/26
Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

20:30 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com