GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Emigrantët e paligjshëm/ Deputeti britanik akuzon ministrinë

në Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Emigrantët e paligjshëm/ Deputeti britanik akuzon ministrinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një deputet laburist ka akuzuar Zyrën e Brendshme për “paragjykim racor dhe fetar” në lidhje me dhënien e vizave për emigrantët që donin të jetonin në Britaninë e Madhe. Duke folur në Commons, Imran Hussain tha se më pak se 20% e aplikimeve refuzohen.

“Megjithatë, kur bëhet fjalë për ato të kombësisë pakistaneze dhe Bangladeshe, këto shifra papritur, në mënyrë dramatike dhe të pashpjegueshme rriten në 30%. Pra, a pret vërtet ministrja që ne të besojmë se nuk ka paragjykime racore apo fetare në Zyrën e Brendshme?”, tha ai.

Ministri i Emigracionit, Robert Jenrick u përgjigj duke thënë se deputeti ishte “plotësisht gabim” dhe vërejtjet e tij përbënin “një ofendim të pabazë” ndaj zyrtarëve të Home Office. Në vend të kësaj, ai vuri në dukje shifrat që tregojnë se 303,000 viza dhe leje ishin dhënë këtë vit, 61% më shumë se në vitin 2019.

Britania e Madhe ka nënshkruar një marrëveshje me Francën me qëllim që do të ndalojë emigrantët e paligjshëm të kalojnë në Kanalin Anglez. Numri i emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë në Britani përmes kanalit të La Manshit është rritur ndjeshëm muajt e fundit. ‘Në shënjestren’ e mediave britanike kanë qenë dhe shqiptarët, të cilët muajt e fundit kanë thyer rekord mbërritjesh në brigjet britanike përmes varkave të vogla. Çështja e emigrantëve është kthyer në debatin e ditës në Britani, të shumtë janë deputetët, ministrat apo dhe drejtuesit lokal që duan t’i japin fund këtij fenomeni.

Etiketa: deputetiemigrantetpaligjshem

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve
Breaking Views

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Para
Horoskopi mujor sipas Meri Shehut, ja shenja më e favorizuar

Horoskopi/ Meri Shehu zbulon shenjat më me fat të javës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com