GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Makthet e ëndrrës evropiane…

10:46 - 15/11/22
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Makthet e ëndrrës evropiane…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Dom Gjergj Meta/ (Reflektim gjysmëpolitik) Evropa dhe ëndrra evropiane nuk janë në ditët e tyre më të mira dhe kjo ka kohë që po ndodh. Ëndrra evropiane po përjeton sipas meje makthe. Po marr shkas vetëm nga disa retorika midis vendeve evropiane të ditëve dhe javëve të fundit. Përfshirë ato ku jemi jemi të interesuar edhe ne si Shqipëri.
Po marr vetëm një shembull. Qarkullojnë në internet më shumë se një video. Ku Kryeministrja italiane Giorgia Meloni akuzon, me fakte sipas saj, Francën. Kjo për shfrytëzimin e vendeve afrikane sot e kësaj dite.

M’u duk diçka e guximshme dhe e domosdoshme me një perceptim të parë.

Por u ndala pak dhe reflektova. Deklarata e Meloni-it vinte menjëherë pa fjalëve të rënda që Presidenti Francez ka thënë për Italinë. Në lidhje me politikat për emigracionin. Që sipas tij është “e papërgjegjshme, cinike dhe e pështirë (vomitevole)”.

Ka një të vërtetë: Italia ka mbajtur një barrë të rëndë të emigracionit në Evropë. Qysh me rënien e murit të Berlinit. Ne shqiptarët e dimë mirë se si na ka pritur Italia dhe si na ka integruar. Por, edhe pse KM Meloni mund të ketë thënë disa të vërteta, ajo i ka thënë në një kontekst reagues dhe kundërsulmues. Dhe vetëm në momentin që dikush ka sharë vendin e saj, ndoshta edhe me pa të drejtë.

Jo vetëm mënyra e reagimit të Melonit, por edhe fjalët e pavend të presidentit francez, sikurse edhe retorikat që vijnë edhe nga vende të tjera në të cilat është përfshirë edhe Shqipëria këto ditët e fundit, tregojnë se po fryjnë erëra jo fort të mira mbi Evropë.

Këto retorika nuk i shkojnë Evropës, shpirtit të saj dhe asaj çka ajo dëshiron të jetë. Retorika denigruese, sharëse, fyese, përçmuese, bullizuese, raciste, ksenofobike, përjashtuese, linçuese nuk janë dhe nuk mund të jenë pjesë e ëndrrës evropiane.

Mandej kryeministri Meloni është pak e vonuar. Kisha katolike ka dekada e dekada që denoncon fenomenet e shfrytëzimit në Afrikë. Mjafton të lexoni “Populorum progressio” të Palit VI (mars 1967), por edhe ndërhyrje të mëvonshme të Papëve apo misionarëve e misionareve që punojnë e jetojnë në Afrikë.

Përdorimi i akuzave, edhe kur janë të vërteta, vetëm atëherë kur sulmohemi do të thotë se më parë e kemi heshtur të vërtetën. Ne e dimë mirë edhe këtu në Shqipëri se si shumë të vërteta heshten apo ruhen që të përdoren më vonë për sulm ndaj kundërshtarit të radhës.

Kjo nuk është Evropë, ky nuk është shpirt evropian! Së paku jo ai i etërve themelues të kësaj ëndrre. Do të doja që kjo ëndërr të vazhdonte dhe të tregonte një Evropë sa më gjithëpërfshirëse dhe dialoguese, në vend të një Evrope ku gjithsekush shikon vetëm brenda gardhit të vet.

Etiketa: enderrEuropemakth

Lajme të lidhura

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26
Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës
Breaking Views

Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës

13:07 - 25/01/26
Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët
OP-ED

Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët

15:41 - 24/01/26
Para
Rama

“Një spiun non grata”, Rama: PD i nguli thikën UÇK-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Burrel, ku një makinë ka rënë nga ura e Ulzës. Nga pamjet shihet...

Lexo më shumë
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com