GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dokumenti/ Kush voton PD pushohet nga puna në Bashkinë Kavajë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dokumenti/ Kush voton PD pushohet nga puna në Bashkinë Kavajë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati për Primaret e Partisë Demokratike në Kavajë Fisnik Qosja ka publikuar një denoncim që po ndodh në Bashkinë e Kavajës.

Me anë të një postimi në Facebook, Qosja shkruan se të gjithë punonjësit e kësaj bashkie janë kërcënuar me pushim nga puna nëse votojnë PD-në në zgjedhjet lokale të majit.

Po ashtu Qosja shkruan se edhe pse kjo bashki është e falimentuar, e poshtëruar, nuk e ndal presionin.

Postimi i Plotë:

Bashkia e Kavajës legjitimon presionin për punonjësit e vet. I ka zënë frika, tmerri i ka shkuar deri në palcë, aq sa 6 muaj para zgjedhjeve kanë nisur të mbjellin frikë.

Bashkia e Kavajës, është e falimentuar, e poshtëruar, por prapë presionin nuk e ndal. Si ai i zhyturi që kërkon të të marrë me vete, veprojnë ashtu si vetëm ata dinë, me frikë dhe terror.

Ndonëse duhen edhe 6 muaj nga zgjedhjet lokale, Bashkia e Kavajës ka bërë gati dokumentin e dorëheqjes për të gjithë ata që do të ‘guxojnë’ të votojnë për Partinë Demokratike. Dokumenti është shpërndarë tek punonjësit duke i kërcënuar, këtë herë me një dokument zyrtar.

Janë porositur me fjalë, me vepra e tashmë edhe me dokumente që të mos votojnë PD. I kërcënojnë me bukën e gojës, i nënshtrojnë me letra bakalli që dalin nga zyra e kryetarit, duke kujtuar se me terror do të munden të mbajnë pushtetin e tyre të kalbur.

Zgjedhjet

E kanë të kotë, populli i Kavajës nuk trembet nga burracakë, dhe këtë e kanë treguar që para 30 vitesh, jo sot nga njerëz të dështuar dhe të falimentuar.

Bashkë do ta mposhtim frikën dhe do t’i ‘thyejmë hundën’ këtyre dhunuesve të pashoq, të paaftë të mbajnë as punonjësit e tyre, e jo më një qytet.

Këto janë përpëlitjet e fundit të një regjimi që po i vjen fundi. Bashkë, pas 14 majit do ta shndërrojmë këtë qytet në një model qytetërimi. Do t’i përzëmë nga zyrat luksoze, por të kalbura nga brenda.

Do ndërtojmë themelet për një bashki dinjitoze që të përfaqësoj çdo qytetar tonin.

Mezi e pres përballjen me kundërshtarin me 14 maj, për t’i treguar se frika e terrori tyre nuk tremb më, nuk është më kërcënim, por përpëlitja e fundit para se të dalin nga zyrat të turpëruar dhe të përbaltur. P.s Nuk ju bejne dërman as like dhe share me detyrim, e keni te kotë.

Etiketa: BashkiaKavajëpresion

Lajme të lidhura

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben
Aktualitet

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
Para
Përgatitje për luftë? Çfarë do të ndodhë nesër në Selanik

Përgatitje për luftë? Çfarë do të ndodhë nesër në Selanik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26

Qytetarët protestojnë për të 82-ën ditë radhazi, kundër qeverisë dhe klasës politike. Shqiptarët shprehen njëzëri se kërkesa për dorëheqjen e...

Lexo më shumë
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

21:31 - 20/08/26
Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

21:22 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com