GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Çështja e Teatrit Kombëtar/ PD kërkon informacion për ecurinë e hetimeve 13 muaj pas kallëzimit në SPAK

12:03 - 06/07/21
në Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 6 min
A A
Çështja e Teatrit Kombëtar/ PD kërkon informacion për ecurinë e hetimeve 13 muaj pas kallëzimit në SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka kërkuar nga SPAK informacion, 13 muaj pas kallëzimi për shembjen e Teatrit Kombëtar. Sekretari i PD për çështjet ligjore Çlirim Gjata dhe deputetja e zgjedhur e PD Flutura Açka deklaruan sot se kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kryen 9 vepra penale për interesa korruptive.

Ata thanë se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, SPAK i ka duart e lira dhe duhet të vendosë nën arrest përgjegjësit duke filluar me kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj.

Deklarata e plote:

Çlirim Gjata: Sapo kemi dorëzuar këtu në SPAK kërkesë për informacion. 13 muaj e 4 ditë më parë Partia Demokratike ka bërë një kallzim penal në SPAK për sa i takon shembjes së Teatrit Kombëtar. Kanë kaluar 13 muaj dhe nuk kemi asnjë informacion se çfarë është bërë me këtë çështje. Sot bazuar në dispozitat përkatëse, neni 283/58 etj, të Kodit të Proçedurës Penale kërkojmë informacion nga SPAK se çfarë ka bërë me kallëzimin tonë. Ku janë hetimet? Çfarë ka ndodhur? Çfarë masash janë marrë deri tani?

Të mos harrojmë se sapo është shpallur një vendim i Gjykatës Kushtetuese i cili ka konstatuar si antikushtetues të gjitha veprimet që janë bërë me shembjen e Teatrit Kombëtar. Që kur kemi bërë kallëzimin ne i kemi ditur këto, madje edhe tani pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, na rezulton se pikërisht ata që kemi kërkuar ne, janë fajtorë.

Ne kemi bërë një kallzim mbështetur në 9 vepra penale ku janë përcaktuar me rradhë në këtë kallzim personat përgjegjës që fillojnë me Kryeministrin Edi Rama, me kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj dhe të gjithë të tjerët me radhë që kanë marrë pjesë në këtë masakër që i është bërë, kulturës së trashëgimisë sonë dhe pasurisë publike. E gjitha kjo në emër të korrupsionit, në emër të abuzimit, të shfrytëzimit të pasurisë publike për interesat e tyre personale, për interesa të oligarkisë që ata mbrojnë.

Jemi këtu për t’i kërkuar SPAK informacionin se çfarë ka bërë me kallzimin tonë, pa folur se ka mbi 10 kallzime të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Çfarë ka bërë me këto hetime? Përse SPAK vonohet kaq shumë, përse nuk ka transparencë? Brenda asaj që quhet sekret hetimor, duke ruajtur sekretin hetimor, brenda ligjit, duhet dhënë një informacion, nëse ka thirrur njeri, ka marrë ndonjë dokument, ndonjë provë, ndonjë kqyrje në vendngjarje. Çfarë ka bërë deri tani? Ne kërkojmë që të na kthejnë përgjigje.

SPAK po vonohet shumë në misionin e tij.  Ne, Partia Demokratike përkrahim çdo veprim të SPAK dhe kujtdo qoftë në luftën kundër korrupsionit, kundër abuzimit, por kjo luftë po bëhet me pikatore dhe shumë e vonuar.  Prandaj ne kërkojmë që brenda caqeve ligjore të bëhet transparencë ku jemi, çfarë ka bërë me kallëzimet tona, veçanërisht me kallëzimin e 13 muajve më parë, në raport me shembjen e Teatrit Kombëtar. Aty fajtor janë kryeministri me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Tani pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, SPAK i ka duart e lira, nuk e pengon asgjë të marrë masat, madje të vendosë edhe nën arrest, duke filluar edhe me kryetarin e Bashkisë. Së pari, të na kthejë përgjigje se e ka detyrim ligjor se çfarë ka bërë me kallëzimin tonë.

Flutura Acka: Ne të gjithë jemi njohur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 2 Korrik për çështjen e Teatrit. Dhe sigurisht jemi duke pritur për arsyetimin më të gjërë që të krijojmë një panoramë për çështjen. Por nuk ka dyshime që qasja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka lidhje me ruajtjen e trashëgimisë kulturore, ka lidhje me protestën e lirë të qytetarëve shqiptarë dhe natyrisht ka lidhje me respektimin e shtetit ligjor. Mendoj se ky vendim është një lloj kambanë kujtese për politikën shqiptare që të fillojë një sjellje të re, veçanërisht, ndaj trashëgimisë kulturore. Të gjithë e kemi parasysh se çfarë ndodhi me Teatrin Kombëtar që është një nga aktet më barbare me trashëgiminë kulturore dhe natyrisht edhe ndaj historisë shqiptare dhe që shkon edhe kundër integritetit të shqiptarëve.

Çfarë duhet të kishte ndodhur në fakt menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Do të duhej që Erion Veliaj ose më mirë po themi dyshja, po përdor togfjalëshin e famshëm të tij “Edi dhe unë”, duhet të ishin përgjigjur disa pyetjeve publike:

Përse nuk pritën vendimin e Gjykatës Kushtetuese para se të shembnin Teatrin Kombëtar?

Përse Erion Veliaj shembi Teatrin Kombëtar, kur nuk e kishte në pronësi të tij?

Ku e gjen autoritetin Erion Veliaj për të prishur një aset kombëtar, kur në fakt është thjesht një kryetar bashkie i një qyteti, qoftë ky edhe i Tiranës?

Këto tre pyetje publike duhet t’i kishte dhënë menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Erion Veliaj personalisht.

Por gjëja më e paktë që mund të kishte bërë të jepte dorëheqjen dhe t’i ofrohej organeve të drejtësisë për një hetim dhe investigim më të hollësishëm, sepse në pozicionin që është sigurisht që mund të pengojë një hetim më të hollësishëm për prishjen e Teatrit Kombëtar, siç thashë, është një nga aktet më barbare mbi kulturën dhe  trashëgiminë tonë kulturore.

Por në fakt çfarë bëri Erion Veliaj?!

Kaloi në një sulm të paprecedentë kundër të gjithë njerëzve, kundër kujtdo figure që e përshëndeti, e duartrokiti dhe u gëzua nga ky vendim si forma e vendosjes së një drejtësie për të fryrë një erë e re mbi këtë çështje kaq delikate dhe me sentiment për shqiptarët e zakonshëm. Sigurisht është e çuditshme mënyra, sidomos në intervistat e fundit, qasjet e tij ndaj kësaj çështje për mua kanë qenë të pakuptueshme.

Ku e gjen Erion Veliaj të drejtën të fyejë qytetarë të zakonshëm shqiptarë në intervistat e tij, të ndajë shqiptarët në “ata” dhe “ne”, që mendojnë ndryshe nga ai, në armiq dhe miq?

Ku e gjen të drejtën Erion Veliaj që në intervistat e tij të sugjerojë mediat, të këshillojë mediat dhe të intimidojë mediat kë duhet të marrin në panel, kë nuk duhet të marrin në panel, kujt duhet t’ia ofrojnë mikrofonin dhe kujt jo?

Ku e gjen të drejtën Erion Veliaj që të intimidojë, të provokojë qytetarët shqiptarë në forma dhe aktivitete sikurse ndodhi në varrezat e Sharrës, sigurisht me artistin shumë të talentuar Sislej Xhafa, që nuk është faji, ai është thjesht viktima duke provokuar pikërisht në vendin e krimit ku ende nuk janë dënuar vrasësit e Ardit Gjoklaj, ose rasti i koncertit në sheshin e Teatrit duke provokuar protestën.

Ku e gjen Erjon Veliaj të diskutojë, të intimidojë dhe të përmendë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të cilët me vendimin e tretë për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar nuk paskan qenë në unison.

Kam përshtypjen që me këto deklarata SPAK duhet të mbajë shënim, ndoshta këto kanë prapavijën e një forme fushate shtrigash, kundër njerëzve të cilët duan që më në fund ligji të bëjë punën e tij. Jam e bindur që pas këtij vendimi, pas kësaj këmbane kujtese për të mbrojtur trashëgiminë kulturore, përgjegjësit duhet ë mbajnë përgjegjësi deri në fund. Nuk është fjala vetëm për godinën  e Teatrit Kombëtar, është fjala për të gjithë rekuizitën, është fjala për të gjithë prapavijën, e cila u shkatërrua bashkë me Teatrin Kombëtar. Ata, përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi qoftë për kopsat, qoftë për xhaketat, qoftë për xhaketën e Arturo Ui-së e deri tek opingat dhe këpucët e shfaqjes së fundit të gardianit të “Shtrigave të Salemit”, në mënyrë që kjo luftë shtrigash kundër kulturës shqiptare të marrë fund.  

Etiketa: GJKPDSpakTeatri Kombetar

Lajme të lidhura

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Para
Aksioni i SPAK/ Përfituan nga tenderat e pastrimit, ja kush janë dy biznesmenët që u arrestuan në Lushnje

Aksioni i SPAK/ Përfituan nga tenderat e pastrimit, ja kush janë dy biznesmenët që u arrestuan në Lushnje

TË FUNDIT

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25

Një zakon i vjetër skandinav ndihmon në parandalimin e mykut dhe gjithashtu ju bën të ndiheni “më të lumtur dhe...

Lexo më shumë
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com