Kombëtarja kuqezi vazhdon grumbullimin e sajë në qytetin e Durrësit ku një ditë pas ndeshjes me Italinë kanë filluar përgatitjet për ndeshjen e së shtunës kundër Armenisë.
Dëmtimi i Armando Brojës rezultoi të ishte më i rëndë seç dukej.
Tashmë lojtari do të rikthehet në Londër për të vijuar terapinë për riaftësimin e tij.
Marrëveshja që Shqipëria kishte me klubet e Myrto Uzunit dhe Odise Roshit është përmbushur.
Lojtarët do të udhëtojnë menjeherë për t’u bashkuar me klubet e tyre, që vijojnë përgatitjet për kampionatet respektive.
Discussion about this post