GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Rama nuk gënjeu, thjesht tradhëtoi ankthin e vet

08:52 - 19/11/22
në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama nuk gënjeu, thjesht tradhëtoi ankthin e vet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Andi Bushati– Gafa fëmijënore e Edi Ramës për të hequr një paralele krahasuese mes asaj që milioneri arab, Alabaar do të bënte në Zagreb dhe asaj që pritet të ndërtojë në Durrës, nuk duhet parë si një mashtrim i qëllimtë. Ajo është më tepër një përpjekje e yshtur nga ankthi dhe pasiguria e atij që do të kapet pas një fije kashte. Për ti thyer hundët kundërshtarëve “pa din e pa iman”, që e akuzojnë si grabitës.

Nën këto ethe, kryeministri ka postuar direkt dhe pa e kontrolluar, një shkrim. Që ia ka servirur ndonjë këshilltar avdall, të cilin e zënë shkronjat. Ku thuhej se e njëjta kompani “Eagle Hills”, që do të marrë 800 mijë metra katrorë ndërtimi në Durrës, është mirpritur edhe në Kroaci, për të ndërtuar “Manhatanin” e Zagrebit.

Në “pavëmendjen” e frikshme të kryeministrit ka disa probleme.

Si fillim, shkrimi i Birn që ai riposton ka datën 2019, ndërsa kompania që qeveria e tij ka shpallur investitor strategjik është themeluar vetëm një vit më parë. Pra, që këtu kuptohet se nuk bëhet fjalë për të njëjtën gjë. Ndonëse të dyja mbajën emrin “Eagle Hills”.

E dyta dhe më skandalozja, po të thellohej pak, Edi Rama do ta kishte mësuar se qytetarët me protesta e kanë përzënë Alabaarin. Bashkë me projektin e tij nga kryeqyteti kroat. Pra, kullat e tij prej betoni, nuk janë “mirpritur”. Siç e servirte në mënyrë infantile ai, por në të kundërt, kanë mbetur vetëm në letër.

Por, duke u nisur edhe nga përgënjeshtrimi i tij, unë sërish këmbëngul. Se pavarësisht nga amatorizmi që tregoi me postimin fillestar, Edi Rama nuk është nisur për të na gënjyer me qëllim.

Sado i verbuar që të jetë nga lufta e momentit. Ai e di se në këtë botë të ndërlidhur, hile të tilla zbulohen shumë shpejt.

Ajo historia e periudhës së kovidit, kur e shiti një video të disa policëve afrikanë që shembinin në dru qytetarët e vet. Si një ngjarje që ndodh në mes të Evropës, ia ka mësuar kaq gjë.

Por, nervoziteti i atij që është kapur me presh në duar, i ndërlidhur me sikletin e atij që e ndjen se është i pabesueshëm, e kanë bërë të gabojë.

Me urgjencën dhe ankthin e dikujt që i duket se zbuloi një argument të favor të vet ai ka hedhur në treg një artikull. Që s’ka pasur nerva as ta lexojë.

I gjithë ky konfuzion e ka një shpjegim. Atëherë, kur ky projekt u promovua për herë të parë, në Tiranë u trumbetua plot zhurmë. Se këtu do të zbarkonte një kompani e madhe. Që ka ndërtuar Dubain dhe Burjh Kalifën. Emaar grup. Ku kishte aksione dhe monarkia e emirateve të bashkuara ishte garanci për një investim serioz. Nisur nga ky lajm, u mbulua edhe darka e ministrave te Nusreti.

Gazetarë të njohur, grupe televizive, reportazhe në TV kombëtare i bënë jehonë të stërmadhe këtij evenimenti. Ky gjigandizëm, i sponsorizuar politikisht dhe mediatikisht, justifikonte faljen e tokës publike. Zhvendosjen e portit më të madh në vend. Dhënien pa dilema të statusit të investitorit strategjik.

Por, kur ëndrra propagandistike mbaroi dhe njerëzit u ndëshën me realitetin prozaik të dokumentave, rezultoi komplet e kundërta. Emaar kishte avulluar dhe nuk figuronte kërkund. Muhamet Alabaar do investonte si person privat. Përmes një kompanie pa emër. Një pjesë e partnerëve të të cilës ishin regjistruar në parajsa fiskale. Ajo që u premtua me bujë ishte mpakur sii lëkura e shagrenit.

Nga mbi dy miliardë që do investonte Emaar, Alabaar do hidhte vetëm 80 milionë. Nga katërfishin e vendeve të punës që propogandohej me ardhjen e të parit. Shifra qe reduktuar në 12 mijë. Nga marina me e madhe në Mesdhe, kishte përfunduar në një port me 280 vende ankorimi.

Por lehtësitë, favoret, shkelja e kushtetutës, votimi i një ligji special nga kuvendi, marrja e pasurisë publike pa garë, ishin në proporcion me gjigandizmin e Emaarit. Dhe jo për kompaninë me kapital 100 mijë lekë. Që ishte regjistruar për herë të parë në QKB-në shqiptare.

Mediat e tij dhe vetë Edi Rama kishin pompuar ardhjen e së parës (fotot poshtë).

 

Prandaj, pasi kjo fabul u diskerditua, kryeministri u detyrua ti nënshtrohej asaj shprehjes popullore të larjes së njërës jashtëqitjeje prej tjetrës. Duke na servirur se edhe “Eagle Hill”, ishte shumë i famshëm. Ky siklet e çoi drejt gafës me “Manhatanin e Zagrebit”.

Natyrisht, thënë këtë, duhet pranuar se Muhamet Alabaar nuk është askushi. Ai ka qenë themelues dhe CEO i kompanisë së famshme, që u propogandua në fillim. Prandaj as eksperienca, as aureola e tij nuk të bëjnë të konkludosh, me një të rënë të lapsit, se aventura e portit të Durrësit do të jetë e barabartë me një dështim apo grabitje.

Ama, nga mënyra se si është proceduar, nga metodat me të cilat është mashtruar publiku, gjithkujt i lind e drejta të dyshojë. Edhe më të mëdha, bëhen këto dilema kur kujton se skandalet më të bujshme të kësaj qeverie janë gatuar në mënyrë të tillë.

Që nga mashtrimi me DH Albania për unazën e re. E deri tek ai për inceneratorët. Fillimisht janë premtuar kompani me emër ndërkombëtar. Për të përfunduar pastaj tek firma anonime të fshehura në parajsa fiskale.

Pra mjafton kjo teknologji e përsëritur, që kushdo që ka pikpyetje të mos jetë automatikisht një rublaxhi. Pa din e pa iman, pa fe e pa atdhe. Por dikush që i djegur nga hajdutllëqet e së shkuarës, tani është i prirur ti fryjë edhe kosit.

Në vend që ti qetësonte këto dyshime, me impulsivitetin infantil të ‘Manhatanit të Zagrebit”, Edi Rama i shtoi edhe më shumë ato.

Etiketa: genjeuRamatradhetoi

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Ja 145 kandidatët që do të garojnë në Primare për 44 Bashki

Ja 145 kandidatët që do të garojnë në Primare për 44 Bashki

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com