GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kontrabandë në Tiranë/ 8 të arrestuar, 3 janë zyrtarë të lartë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kontrabandë në Tiranë/ 8 të arrestuar, 3 janë zyrtarë të lartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tetë persona janë arrestuar në Tiranë. Ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Për dhjetë të tjerë kanë nisur tashmë hetimet. Shtetasit në fjalë akuzohen për kontrabandim të llojeve të ndryshme të barnave. Bëhet e ditur se me finalizimin e operacionit të koduar policor “Veterinary” në pranga ranë:

Dragjica Aleksi, 53-vjeç, Cen Miftaraj, 60-vjeç, Dilaver Dorzi, 60-vjeç, Fatmir Reçi, 63-vjeç, Pavlo Vasili, 60-vjeç, Fatbardha Guri, 55-vjeç, Gëzime Shehu, 60-vjeç, Nikolin Daija, 34-vjeç.

Këto tre të fundit janë zyrtarë të lartë, punonjës të AKVMB (Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve).

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Tiranë, operacioni policor i koduar “Veterinary”. Bashkëpunonin për kontrabandimin dhe tregtimin e barnave të ndryshme, vihen në pranga 8 shtetas, procedohen penalisht 10 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen rreth 100 lloje të ndryshme barnash, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë të konsiderueshme monetare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore disamujore, të ndjekur me metoda proaktive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Veterinary”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– D. A., 53 vjeç, C. M., 60 vjeç, D. D., 60 vjeç, F. R., 63 vjeç dhe P. V., 60 vjeç; – F. G., 55 vjeçe, G. Sh., 49 vjeçe dhe N. D., 34 vjeç, të tre punonjës të AKVMB (Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve). Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit A. M., 30 vjeç, D. Sh., 46 vjeç, K. C., 30 vjeç., A. T., 46 vjeç, B. Xh., 48 vjeç, V. P., 38 vjeç, V. Rr., 60 vjeç, V. K., 54 vjeç, V. B., 67 vjeç, E. Xh 56 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. S., 49 vjeç.

Lexo edhe: Protesta e Divjakës/ Arrestohet 33 vjeçari, në kërkim një tjetër

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kontrabanduar lloje të ndryshme barnash, me vlerë të konsiderueshme monetare, me qëllim tregtimin e tyre. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 100 lloje të ndryshme barnash. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë“ dhe “Shpërdorimi i detyrës֝”.

Etiketa: arrestuarkontrabandeKryesore1Tirane

Lajme të lidhura

Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës
Aktualitet

Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

21:55 - 07/10/26
Një vit pas vrasjes së Astrit Kalasë, drejtësia ende pa mburojë/ Magjistratët: Nuk kemi polici të posaçme në gjykata
Aktualitet

Një vit pas vrasjes së Astrit Kalasë, drejtësia ende pa mburojë/ Magjistratët: Nuk kemi polici të posaçme në gjykata

21:34 - 07/10/26
E mitura ndërron jetë pasi u aksidentua me mjet bujqësor nga babai i saj
Aktualitet

E mitura ndërron jetë pasi u aksidentua me mjet bujqësor nga babai i saj

21:19 - 07/10/26
Para
Anglia Katar

“S'pyesim për gjoba”, federata angleze kundër rregullave në Katar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet tubimi i 130-të kundër qeverisë, protestuesit: Nesër më shumë
Breaking Views

Mbyllet tubimi i 130-të kundër qeverisë, protestuesit: Nesër më shumë

23:00 - 07/10/26

Është mbyllur protesta e 130-të kundër qeverisë sot më 7 tetor. Protestuesit në fund të tubimit thirrën në kor “Nesër...

Lexo më shumë
Gazetarin amerikan e pyet për hetimin e korrupsionit dhe Jared Kushner, Rama braktis intervistën

Gazetarin amerikan e pyet për hetimin e korrupsionit dhe Jared Kushner, Rama braktis intervistën

22:38 - 07/10/26
(VIDEO) Aktivisti godet me vezë makinën ku ndodhej Rama, arrestohet nga policia

(VIDEO) Aktivisti godet me vezë makinën ku ndodhej Rama, arrestohet nga policia

22:26 - 07/10/26
Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

21:55 - 07/10/26
Rama brenda Kryeministrisë? Protestuesit rrethojnë godinën e ekzekutivit

Rama brenda Kryeministrisë? Protestuesit rrethojnë godinën e ekzekutivit

21:50 - 07/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com